Kongresi famekeq ideoj coptimin dhe tjetersimin e trojeve - TopicsExpress



          

Kongresi famekeq ideoj coptimin dhe tjetersimin e trojeve dhe ceshtjes SHQIPTARE ...Kongresi i Vjenës dhe Aleanca e shenjtë Me 1814, ndërsa Napoloni akoma ishte në Elbë përfaqësuesit e shteteve Evropiane u mblodhën në Vjenë që ti zgjidhin çështjet e shumta e të mëdha që ishin krijuar gjatë periudhës së revolucionit francez dhe luftërave të Napolonit. Marrja e të gjitha vendimeve varej në të vërtet nga qëndrimi i Anglisë, Rusisë, Austrisë dhe Prusisë. Suksesi i shteteve tjera varej nga përkrahja që do kishin nga këto 4 fuqi, para se gjithash nga Anglia dhe Rusia. Kongresi i Vjenës krijoi me autoritetin e fuqive të mëdha një gjendje e cila ishte e ngarkuar edhe me tutje me një varg çështjesh të pazgjidhura. Mos respektimi i vendosjes nacionale e bënte të hapur mundësin e lindjes së një varg lëvizjesh nacionale, dhe kjo shkaktoi një varg tronditjesh të reja në Evropë. Pas mbylljes së kongresit të Vjenës dhe disfatës së Napolonit në Vaterlo, në mbështetje të carit Rus Aleksandërit I, Rusia dhe Austria lidhen me 26 nëntor 1815 aleancën për tu siguruar nga lëvizjet që mund të rrezikonin gjendjen e vendosur pas fitoreve mbi Francën. Në këtë lidhje hynin edhe sundimtarët tjerë të Evropës si dhe të Francës me përjashtim të Anglisë, Turqisë dhe Papës. Rrolin kryesor në lidhjen e shenjët e kishte ministri i jashtëm i Austrisë ``Meternik``, i cili vëzhgonte me shumë vigjilencë nëse diku shfaqej ndonjë lëvizje liberale, në mënyrë që të merrej menjëherë masa për shtypjen e saj. Ndërkaq kur vala Revolucionare i përfshiu disa vende Evropiane qysh në dhjetë vjetshin e tretë të shek. XIX, atë kohë lidhja e shenjët nuk u paraqit fare si shprehje e përbashkët e reaksionit kundër lëvizjeve liberale.
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 22:31:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015