Konte: Reali, testi i së vërtetës për bardhezinjtë Ndryshe - TopicsExpress



          

Konte: Reali, testi i së vërtetës për bardhezinjtë Ndryshe nga Seria A, Liga e Kampioneve ka qenë gati gjithmonë “e hidhur” për Juventusin. Si për të treguar ecurinë jo shumë pozitive që ka në këtë kompeticion, edhe këtë vit “Zonjës së Vjetër” i duhet që të bëjë mrekulli, nëse shpreson të ecë më tej. Kështu, dueli i dyfishtë me Realin pritet të jetë deciziv për ecurinë e skuadrës në këtë kupë, por edhe për të treguar se sa është rritur skuadra që vjet u eliminua pa “luftuar” nga Bajerni i Mynihut. Ku jemi - Në mikrofonat e UEFA, tekniku Konte tregon rëndësinë që ka për të dhe ekipin që drejton sfida e dyfishtë me Realin. “Do të përballemi me njërën nga skuadrat më të forta, që ka si objektiv ta fitojë këtë trofe. Atë kanë traditën dhe fuqinë financiare për të fituar për herë të dhjetë këtë trofe. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur, në të cilën do të shohim ku jemi, pasi brenda pak ditësh do të luajmë si në ‘Bernabeu’ edhe ‘Juventus Stadium’”, tha tekniku 44-vjeçar. Leksionet gjermane - Këtë vit, Antonio Konte beson se Juventusi i tij është “rritur” më shumë falë “leksioneve të gjermanishtes” që mori vjet. Edhe pse shifrat nuk tregojnë diçka të tillë, ashtu si vjet pas dy takimeve të para në grupe, Juventusi ka dy pikë, 44- vjeçari beson të kundërtën: “Ashtu siç deklarova edhe vjet para takimit me Bajernin e Mynihut, të tilla sfida të tregojnë ku kemi mbërritur. Flasin për nivelin e arritur, pasi ne në këtë kompeticion jemi ende të rinj, kemi vetëm dy vite që e kemi nisur një rrugë të tillë. Bajerni i Mynihut vjet na dha disa përgjigje shumë të rëndësishme. Ndërkohë që në këtë edicion them se Juventusi ka më shumë eksperiencë. Ky fakt është shumë i rëndësishëm për ne. Vjet shumë lojtarë të skuadrës sonë luanin për herë të parë në Ligën e Kampioneve”. Vite të bukura - Dueli mes Realit dhe Juventusit do të jetë special për trajnerët e skuadrave respektive. Antonio Konte dhe Karlo Ançeloti nuk do takohen për herë të parë mes tyre këto dy mbrëmje. Ançeloti ka stërvitur Konten për disa vite. “Kanë kaluar shumë vite që kur Karlo më ka stërvitur. Me të kam kaluar dy vite të bukura kur unë ende luaja për Juventusin. Tani që do të takohemi si trajnerë, them se koha ka ecur shumë. Kanë kaluar shumë vite dhe për ne do të jetë një ndeshje e veçantë”, tha Konte.
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 16:30:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015