KosovA tek AlbEmigrant Nga Paul Tedeschini: Si e Fitoi Zogu - TopicsExpress



          

KosovA tek AlbEmigrant Nga Paul Tedeschini: Si e Fitoi Zogu Lirinë ?! Indonezi:U kërkohet xhamive të zbresin zërin Hixhabi mbetet një tabu Unioni i Arkitektëve: Xhamia te Parku i Namazgjasë pa studim mjedisor/mashtrim me pronësinë (e pazgjidhur)/projekt i shëmtuar arkitekturor Sa gra ka pas Muhamedi alejhiselam – hoxhë Sabit Gashi Nga Paul Tedeschini: Si e Fitoi Zogu Lirinë ?! Posted: 11 Jul 2013 11:16 PM PDT Ju pëlqejnë artikujt e publikuar tek Kosova tek AlbEmigrant? Regjistrohu tek KosovA tek AlbEmigrant me Email (Publikue me 24.09.2006 ne gazetakritika.net/arkiva/shtator06/ZpguLir.html) . Jo me kot, Shkodra asht quejt “Djepi kultures”! Deri ne pragun e te ashtuquejtunit “Çlirim”, qe rame nen zgjedhen dhe persekutimin e diktatures komuniste te fanatikut Enver Hoxha, ne Shkoder ka pase disa gjenerata te rijsh dhe te rejash, qe ishin shkollue ne universitet ma te mira te Europes, tue krijue keshtu nji ambjent te pershtatshem per terheqjen ne Shkoder te intelektualve edhe nga qytetet e tjera. Per te fole per keto gjenerata asht nji pune e madhe dhe done shume kohe, megjithe ate çdokushi, qe i ka njofte, e ka per detyre te shkruejne diçka per ato, sepse tregon se si ka kene Shkodra ne ate kohe. Tham, ne ate kohe, sepse ne Shkoder si ne te gjithe Shqipnine, gjate komunizmit keto intelektual me kulture europiane u eleminuen, u pushkatuen, u burgosen, u internuen dhe ato ma fatlumt kjene lane nen hije. Pse u eleminuen keto intelektual? U eleminuen sepse kultura asht e kunderta diktatures, kultura asht e kunderta e fanatizmit, kultura asht per te drejtat e njeriut, kultura asht per lirine e personit. Nji nder keto intelektual jo shkodrane qe zgjodhi Shkodren per te jetue, ishte edhe baba i jem, avokat Emid Tedeschini, i cili siç e kam tregue edhe nji here tjeter, ai nga 7 vjeç e deri ne 27 vjeç kishte jetue si zog i lire neper Austri, Itali, Gjermani dhe Zvicerr. Jam tue mbledhe kujtime nga intelektual te ndryshem dhe njerz te thjeshte, qe e kan njofte. Po citoj ketu poshte nji pjese nga pershkrimi, qe me daten 23 mars 2002 me ka pregatite don Simon Jubani, i cili ai vete si kundershtar i komunizmit pat vuejt 27 vjet burg dhe qe mbasi doli nga burgu, ai me 11 nandor 1990 celebroi ne kundershtim me urdhnin e Sigurimit Meshen e pare ne varrezat katolike ne fushe te Rmajit, per te cilat flet edhe patrioti Filip Shiroka ne vjershen e tij te famshme “Shkò dallndyshe!”. Si e kam njofte un dr.jur. Emid Tedeschinin? (Nga don Simon Jubani) Para se te binte mbi popullin shqiptar mortaja komuniste, neve femijve qe kishim manì me vrà mica, qej, zojgj, na u dukte e çuditsheme kur avokat Tedeschinin e shifshim rrugve tuj keshillue te mdhejt e te vegjlit se si te trajtojshin kafshet, kur i shifte karrocjert ose qerragjijt ose femijt tuj keqtrajtue gjane e gjalle. Sidomos kritikonte thumin metalik ne majen e hostenit kur njerzit ia ngulshin shtazve per ti bà me ece ma shpejt ose per te ndrrue drejtim……Ne ate kohe un dhe ne pergjithesì shqiptart nuk e njifshim sensin e qytetnimit, qe nuk na lejon me torturue shtazet vetem e vetem pse ato nuk kan logjike as goje per tu ankue e per te mallkue katilat me fetyre njeriu……” Si avokat ai ka luftue me mish e me shpirte neper ato demek “procese gjyqesore” per te nxjerre nga burgu njerz te pafajshem te akuzuem me akuza false. Per kete aresye ne vitin 1967 u hoqen te gjithe avoketnit dhe keshtu te pandehunit, te torturuem pa meshire nga hetuesat katila, u lane ne meshir te fatit per tu mbrojte ne gjyqe vete pa dijte as edhe ato pak mundesi ligjore lehtesuese. Terror dhe mungese lirie gjithkund. Na ne ate periudhe nuk muejshim me shkue as deri ne plazhin e Velipojes pa marre leje me shkrim nga Dega e Punve te Brendeshme, leje qe nuk u jepej atyne qe ishin te dyshimt politikisht. Lè qe per te dalje jasht shtetit si sot, as qe bahej fjale ne ate kohe. Perkundrazi nji tentative e tille te kushtonte vite te randa burgu ose po te kapshin ne kufì kishte raste, qe te vritshin ne vend pa gjyq. Kujtimi i kesaj mungese te tmerrshme lirije me dha shkas sot per kete tregim, qe po baj ketu ma poshte apostafat per te rijt e sotem. Nji dite rreth viteve 1955-1956, tue u kethye prej gjimnazit nji shok me thote: A e din se dje kam pà baben tand njaty ne Sareç tek kryqezimi afer Kishes se Madhe, tue fole me nji djale te vogel, qe shitte gardalina e nuk dij se per çka jepshin e merrshin me njeni tjetrin?! E pyeta baben dhe ai mu pergjegj: Ti, mor biri im, nuk e ke idene se çka asht LIRIA! Ti ate nuk e ke provue kurr sepse qyshe mbas “Çlirimit” na u hoq te gjithve Liria. Dhe ma vone vazhdoi: Kur po kalojshe tek kryqezimi ne Sareç afer Katedrales, pashe disa femij tue shite gardalina. Une atehere mendova: Te shkretat gardalina, kan kene te lira si kena kene na dikur. Ato kan muejt me fluturue ku kan dashte, kan muejt me shkue ne Velipoje, kan muejt me kalue kufinin e me shkue nder vende te tjera dhe kan muejt me u kethye prep ketu ne Shkoder. Te shkretat gardalina, qe kan rà ne kafaz si une, si na te gjithe!!! Neve na duket se keto gardalina jane te gezueme dhe kendojne, por jo! Ato gardalina me cicirimen e tyne ankohen, kjajne prej deshprimit, sepse ato nuk jane ma te lira. Ato jane mesue me fluturue gjate dites me kilometra te tana neper ajrì e sot ato jane te mbylluna ne nji kafaz te vogel, shume te vogel, e per çka!? Per te na ba qefin neve! Une nuk kam mundesi as me e fitue lirine per vedi e as me ua dhane lirine te tjerve, por sidoqofte liria e dikujte varet prej mejet. Atehere iu afrova djalit te vogel dhe i thashe: sa ban kjo gardaline?E ai mu pergjegj: 10 leke. Une nxorra portafolin, i dhashe djalit 10 lekat dhe i thashe ta vente gardalinen mbi portafolin tem. Ai i mori paret dhe ma tha: Jo! Nuk e vè gardalinen mbi portafol, sepse ajo iken!- Une iu pergjegja: Se pari tashti gardalina asht e jemja, sepse ti paret i more. Veç kesaj ajo nuk iken kur asht mbi portafolin tem.- Po, po, gardalina iken, ia priti djali! Megjithe ate une mrrijta me ia mbushe menden dhe ai e vuni gardalinen mbi portafolin tem. Natyrisht gardalina iku. Gardalina e rifitoi lirine e vet dhe fluturoi. Kaq pata ne dore une me ba per ti dhane dikujte Lirine! Kaq bana! Baba i jem vdiç ne pragun e Lirise! Publikue me 24.09.2006 ne: gazetakritika.net/arkiva/shtator06/ZpguLir.html Indonezi:U kërkohet xhamive të zbresin zërin Posted: 11 Jul 2013 10:45 PM PDT Ju pëlqejnë artikujt e publikuar tek Kosova tek AlbEmigrant? Regjistrohu tek KosovA tek AlbEmigrant me Email 11.07.2013 – 13:25 “Xhamitë janë gjithmonë e më tepër të zhurmshme gjatë Ramazanit. Ne duhet, pra, të kërkojmë të kufizohet përdorimi i altoparlantëve” Në çdo agjërim vjetor, si ai që filloi të mërkurën, afërsisht 800. 000 xhamitë e shtetit të katërt me popullatën më të lartë në botë (240 milionë) janë angazhuar në një konkurrencë reale nëpërmes altoparlantëve të tyre.Përveç pesë thirrjeve të përditshme për namaz, i pari nis në orën 04:30, myftiu flet pothuajse vazhdimisht gjatë Ramazanit.Nga 02:30 Thirrja fillon rreth orës 02:30 në mëngjes para agimit, për të përfunduar deri vonë natën me recitime të njëpasnjëshme të Kuranit. Niveli i zërit, i rritur falë altoparlantëve, arrin gjer te kufiri i rrezikshmërisë shëndetësore, sipas Oto-Rhino-Laryngology (një degë e mjekësisë që është e specializuar në trajtimin e çrregullimeve të veshit, hundës dhe fytit). Një gjëje të tillë mundohet t’i shmanget Këshilli indonezian i xhamive, një organizatë e pavarur që mbledh së bashku shumicën e vendeve myslimane të adhurimit në Arkipelag.”Xhamitë janë gjithmonë e më tepër të zhurmshme gjatë Ramazanit. Ne duhet, pra, të kërkojmë të kufizohet përdorimi i altoparlantëve”, thotë zëvendëspërgjegjësi Masdar Masudi.”Një atmosferë e qetë është shumë e rëndësishme për myslimanët që ushtrojnë detyrat e tyre fetare në mënyrë solemne në muajin e shenjtë”, shton ai. Kritikë e ndjeshmeKritika e thirrjes për namaz është krejtësisht tabu në Indonezi, ku vetëm ca perëndimorë kanë marrë rrezikun që të shprehen. Tre vjet më parë, një amerikan që jetonte në ishullin Lombok (lindje) kishte rënë në zemërimin kundër një xhamie, duke tërhequr kablloret nga altoparlanti. Ai u dënua me pesë muaj burgim për blasfemi. Por tashmë kritikat nuk shqiptohen vetëm nga të huajt. Vitin e kaluar, një shtatëdhjetëvjeçar mysliman pati guxuar të ankohet kundër një xhamie. Pas marrjes së kërcënimeve të shumta, pensionisti u detyrua të tërheqë akuzat, por vëllimi i zërit të xhamisë në fjalë është zbritur megjithatë. Në prill 2012 nënpresidenti Boediono kishte krijuar befasi, duke u bërë thirrje xhamive për vetëpërmbajtje. “Tingull i butë i dëgjuar në mënyrë të paqartë në distancë ka më shumë rezonancë dhe arrin thellë në zemrat sesa thirrjet e zhurmshme, të fërguara nga kërcitjet dhe shumë të afërta me veshët tonë”, deklaroi ai. albinfo.ch/sq/feja/indoneziu-k-rkohet-xhamive-t-zbresin-z-rin Hixhabi mbetet një tabu Posted: 11 Jul 2013 10:40 PM PDT Ju pëlqejnë artikujt e publikuar tek Kosova tek AlbEmigrant? Regjistrohu tek KosovA tek AlbEmigrant me Email Foto: RIA Lajmet Gjykata e Lartë e Rusisë e njohu të ligjshëm ndalimin e vendosur për mbajtjen e shamive të kokës (hixhabit) nga vajzat në shkolla. Kolegjiumi i gjykatësve hodhi poshtë paditë e tre banorëve të Stavropolit, të cilët u përpoqën të arrijnë anulimin e vendimit të qeverisë rajonale mbi papranueshmërinë e mbajtjes së shamisë myslimane në klasë. Ndalime të ngjashme tashmë veprojnë edhe në rajone të tjera të vendit të tilla si Bashkiria, Adigeja dhe Dagestani. Por ka dhe përjashtime: në Tartarstan, për shembull, mbajtja e shamisë së kohës (hixhabit) nuk është e ndaluar. Me fillimin e vitit të ri akademik në të gjitha rajonet e vendit do të bëhet e detyrueshme mbajtja e uniformës shkollore. Se çfarë pamje do të ketë ajo, këtë çdo rajon e vendos vetë në mënyrë të pavarur. Në rajonin e Stavropolit pakënaqësinë e disa banorëve e ka shkaktuar ndalimi qeveritar rajonal për mbajtjen e shamisë së kokës në klasë. Si rezultat, në gjykatë prej tyre u ngrit padia me kërkesën e anulimit të futjes së uniformave shkollore në rajonin e Stavropolit. Kolegjiumi i Rasteve Administrative të Gjykatës Supreme e hodhi poshtë atë. Por vendimi do të apelohet, tha avokati Murad Musajev, i cili përfaqëson interesat e banorëve të rajonit: - Sigurisht, vendim i sotëm gjyqësor, po ashtu si dhe vendimi i mëparshëm i Gjykatës Rajonale të Stavropolit, janë të diktuar jo nga ligji, jo nga e drejta. Të gjitha këto janë vendime diskriminuese, akte anti-kushtetuese, të cilat ne do t’i apelojmë në Presidiumin e Gjykatës Supreme të Rusisë. Në mbështetje të hixhabit tashmë ka dalë jo vetëm Kreu i Këshillit të Myftinjve të Rusisë, por edhe përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse Ruse. Është shprehur negativisht ndaj iniciativës së zyrtarëve Kryetari i Departamentit Sinodal për marrëdhëniet e Kishës dhe Shoqërisë, Archpriest Vsevollod Çaplin. Por në Ministrinë e Arsimit kanë theksuar në mënyrë të përsëritur: fjalë nuk bëhet aspak për shkeljen e të drejtave të myslimanëve, në shkolla duhet të ndalohet demonstrimi i çfarëdolloj përkatësie fetare. Ja se çfarë thotë Drejtori i Institutit Ndërkombëtar të shteteve më të reja, Aleksei Martinov: Sigurisht, kjo jo vetëm që nuk do të kontribuojë aspak për paqen dhe pajtimin, por dhe do të gjymtojë fëmijët. Dëshira ultimative e prindërve myslimanë për t’i detyruar vajzat e tyre të veshin hixhabin në shkollë ka një karakter mjaft të çuditshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për një shtet multi-etnik, multi-kulturor. Pikërisht në këtë kontekst në fund të vitit të kaluar foli mbi futjen e uniformave shkollore Vladimir Putin. Presidenti i Rusisë theksoi si vijon: “Ne kemi një shtet laik, dhe pikërisht nga kjo duhet të nisemi në logjikën e veprimeve tona”. Gjatë kësaj Kryetari i shtetit vuri në dukje se Rusia duhet t’i drejtohet përvojës ndërkombëtare. Shembulli më i dukshëm, më i spikatur është Franca. Ligji që ndalon mbajtjen e veshjeve fetare në shkollat shtetërore atje u miratua dhe hyri në fuqi në vitin 2004. Dhe sado e çuditshme që të duket kjo, numri i konflikteve është reduktuar në mënyrë të ndjeshme. Thjesht për vetë faktin se u parashtruan kërkesa të qarta dhe u demonstrua pozicioni i qartë i palëkundur i shtetit. Dhe u miratua ky ligj pa marrë fare parasysh nëse i pëlqen apo jo kjo ndokujt. Anna Hrustaljova albanian.ruvr.ru/2013_07_11/Hixhabi-mbetet-nj-tabu-8373/ Unioni i Arkitektëve: Xhamia te Parku i Namazgjasë pa studim mjedisor/mashtrim me pronësinë (e pazgjidhur)/projekt i shëmtuar arkitekturor Posted: 11 Jul 2013 12:44 PM PDT Ju pëlqejnë artikujt e publikuar tek Kosova tek AlbEmigrant? Regjistrohu tek KosovA tek AlbEmigrant me Email ARTICLE | 11 KORRIK, 2013 – 21:29 Ambientalistët dhe arkitektë janë mbledhur në debat për 2 qendrat e biznesit që do të ndërtohen bashkë me xhaminë e madhe në parkun tashmë të shkatërruar të Namazgjasë. Ata thonë se nuk ka një studim të mirëfilltë për mjedisin në këtë zonë, ndërkohë që shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë, por janë kundër abuzimit në emër të saj.“Nën emrin e promovimit të një xhamie, për të cilën Komuniteti Mysliman ka nevojë, kalojnë kulla biznesi për qëllime të pastra përfitimi dhe spekulimi ndërtimor. Vetë xhamia ndotet me biznese, qëndron mbi biznese, gjë që shkon edhe kundër principeve të fesë. Kanë mashtruar, ne lidhje me pronesine në të cilën ndërtohet xhamia,ceshtje e cila ende nuk eshte zgjidhur”, thotë arkitekti Artan Shkreli. Unioni i Arkitektëve kundërshton edhe projektin e paraqitur për xhaminë pasi është e papranueshme nga ana arkitekturore dhe ajo estetetike, informon Top Channel. “Eshtë një vendimmarrje, e cila ka shkelur një sërë hapash, duke filluar që nga mungesa e një studimi të dejaur. Këto tre vepra, një xhami dhe dy kulla biznesi, po ndertohen kaq pranë njëra-tjetrës, kaq pranë Parlamentit dhe në një hapësirë që për fat të mirë ose jo, është hapësira e fundit e mbetur pranë një qendre metropoli siç është Tirana”, thotë ambientalisti Sazan Guri. “Na parashtrohet papritur një projekt që nuk është debatuar ndonjëherë. Na jepet një pamje, ku shohim një xhami që, më falni nëse shprehem kështu, por ngjan sikur është marrë nga një periferi e Stambollit apo qyteti tjetër të Anadollit. Ka plot shembuj si në lindje ashtu edhe në perëndim të xhamive moderne dhe bashkëkohore”, thotë Ledian Bregasi, nga Unioni i Arkitektëve. Për projektin e xhamisë që është parashikuar të ndërtohet pranë Parlamentit ka kontestime edhe brenda vetë Komunitetit të Myslimanëve. Në debatin për shkatërrimin e parkut ishin ftuar edhe përfaqësues të bashkisë dhe Komunitetit Mysliman, por nuk kanë qenë të pranishëm. k.c. marrë nga TCH respublica.al/artikuj/2013/07/11/unioni-i-arkitekteve-xhamia-te-parku-i-namazgjase-pa-studim-mjedisormashtrim-me Sa gra ka pas Muhamedi alejhiselam – hoxhë Sabit Gashi Posted: 11 Jul 2013 12:29 PM PDT Ju pëlqejnë artikujt e publikuar tek Kosova tek AlbEmigrant? Regjistrohu tek KosovA tek AlbEmigrant me Email
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 07:00:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015