KosovA tek AlbEmigrant Paul Tedeschini: Disa sqarime rreth - TopicsExpress



          

KosovA tek AlbEmigrant Paul Tedeschini: Disa sqarime rreth komentit te zotni Myrteza Ademaj ne Tribuna Shqiptare Agron GJEKMARKAJ: “DUFF MALOKU!” Na që na dhemb, po u themi atyne që s’u dhemb Paul Tedeschini: Disa sqarime rreth komentit te zotni Myrteza Ademaj ne Tribuna Shqiptare Posted: 15 Jul 2013 01:45 PM PDT Ju pëlqejnë artikujt e publikuar tek Kosova tek AlbEmigrant? Regjistrohu tek KosovA tek AlbEmigrant me Email Me lejoni zotni Myrteza Ademaj te ju baj disa saktesime historike dashamirse rreth disa pohimeve qe ju keni ba ne komentin tuej ne Tribuna Shqiptare. Sot ne kohen e demokracise çdokushi mund te shpreh mendimin e vet, por nuk mund te ndryshoje faktet historike. 1-Ju pohoni se “Se parit ballkani ILIRIK -Katolik ne shek 11 nga Vatikani iu dhurua Bizantit” – Ashte e vertete qe pjesa ma e medhe e Ballkanit ILIRIK (trojet shqiptare) ne shekullin e XI ishte katolike, por nuk ishte Vatikani qe i dhuroi Bizantit Ilirine, se pari sepse Vatikani si shtet u krijue ne vitin 1929. Ne vitin 395 mbas Krishti perandoria romake u nda ne perandorine romake te lindjes (Bizantit) me qender Kostantinopolin (sot Stambolla) me gjuhe kryesisht greqishten dhe ne perandorine romake te prendimit me qender Romen me gjuhe latinishten. Keshtu qe kjo ndamje pati si pasoje ne shekujt ne vijim edhe ndamjen e Kishes ne dy dege ne Kishen e Lindjes (e quejtun ortho-dhokse) me qender Kostantinopolin dhe ne Kishen e Prendimit me qender Romen nga e cila ma vone dolen ne vedi kisha protestante luteriane (e reformueme), kisha anglikane etj. Pra nuk asht se Kisha e Romes i fali Bizantit Ilirine, por territoret e Ilirise u perfshine nen perandorine e romake te lindjes, te Bizantit. Kisha katolike e shqiptarve (Ilirise) e mbajti gjithmone lidhje me Kishen katolike te Romes dhe ka qene pikrisht kjo hallka e shqiptarve me prendimin e jo me lindjen. Ndamja definitive e dy kishave ne katolike me qender Romen dhe ne ortodokse me qender Kostantinopolin u ba ne vitin 1054. 2-Ju pohoni se “pastaj me 1878 perendimoret Katolike e kishin Futur Shqiperine ne Zonen Ruse-ortodokse”. – Se pari due te theksoj se nuk ishte Europa prendimore qe mori vendime ne kongresin e Berlinit te vitit 1878 per coptimin e tokave shqiptare. Ne kete kongres moren pjese Rusia, Turkia, Austria, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia. Keto shtete nuk jane katolike, por jane ortodokse, muslimane, katolike, protestante (kisha e riformueme luteriane) dhe anglikane. Ju zotni Myrteza qe banoni ne Zvicer e dini mire se aty asht kisha katolike (die katholische Kirche) dhe kisha luterjane e reformueme (die reformierte Kirche) pra Europa nuk asht katolike, por e perzieme. Ne kongresin e Berlinit u aprovue nga keto shtete Traktati i Shen Stefanit simbas te cilit Rusia mbasi kishte munde Turkine ne luften e viteve 1877-1878, ishte shtri ne territoret e ish pushtueme nga Turkia ne Ballkan. Duhet sqarue se Rusia asht shtet europian dhe jo shtet aziatik, ndersa Turkia asht shtet aziatik dhe jo europian. Ne vitin 1878 Europa i coptoi trojet europiane te banueme nga shqiptart, sepse shumica e shqiptarve, shumica e krenve shqiptar dhe shumica e klerit musliman shqiptar ishin ba renegate/kuislinge bashkepuntor me pushtuesin turk-osman dhe kishin bashkpunue me pushtuesin turk-osman ne shtypjen ushtarake te kryengritjeve te ballkansve liridashes kundra pushtuesit turk-osman. Europa nuk mund te lejonte te krijohej ne Ballkan nji Turki e Dyte. Pose kesaj shqiptart nuk kishin luftue kundra Turkise si popujt e tjere te Ballkanit, por ishin ba aleat me Turkine, e cila kishte pushtue Ballkanin dhe kishte synime te pushtonte te gjithe Europen. Ne vitin 1480 sulltan Mehmeti synonte tu shtrinte ne gadishullin e Italise tue pushtue Otranton per te vershye ma vone ne Europe siç e bani ma vone ne rrethimin e Vjenes ne vitin 1683. Ne fushaten turke te Otrantos renegati shqiptar nga Vlona Gjedik Ahmet Pasha komandoi floten turke dhe pushtoi Otranton ku masakroi ne katedralen e qytetit 800 banor. Prej ketij viti shqiptart i dhane perandorise turk-osmane shume komendanta ushtrie, pashallar dhe kryeministra ne sherbim te Turqise per shtypjen e popujve te pushtuem perfshi edhe popuj fqije te Ballkanit. Pose kesaj ne pragun e ramjes se perandorise osmane krent e shqiptarve se bashku me klerin musliman nuk luftojshin kundra Turqise si te gjithe popujt e tjere te Europes o te Ballkanit, por ishin per nji vijim ne Ballkan nen Turqi ne forme autonomie (lexo “U MBAJT SESIONI SHKENCOR” Me rastin e 129 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit Kryesie e Bashkėsisė Islame tė Kosoves organizoi nė Prizren me 12 qershor 2007 nė sallėn e Vakefit tė Prizrenit Tryezėn shkencore: dardania.biz/vb/upload/showthread.php?t=22087 ) ku u mbajt edhe tema ”Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e sulltan Abdylhamidit tė II-tė” . Keshtu qe kur Turqia humbi luften atehere do ta humbshin luften edhe aleatet e saje, shqiptart. E njajta gja ndodhi edhe me Gjermanine dhe aleatet e saje mbas humbjes se luftes se dyte botnore. Gjermanine e coptuen ne kater zona dhe po ashtu coptuen edhe Austrine ne kater zona. 3-Ju pohoni se “Ne kete gjendje kaq te tmerrshme te krijuar per shqiptaret nga Perendimoret Katolike dhe ne anen tjeter, te sulmuar dhe kercenuar nga e tere BOTA sllavo-ortodokse dhe Turko-arabe, Shqiperia s`kishte asnje mundesi , qofte ajo materiale, ushtarake as e tjeter llojit qe t`i ikte Rusise dhe blokut prorus te Evropes dhe Azise…Ketu vetem SUPERDIPLOMACIA e KRYEPROFETIT ENVER HOXHA ka loze rolin vendimtar pse Shqiperia u KRIJUA si shtet dhe mbijetoi e pavarur gjer me 1992!” - Ketu ju zotni Myrteza ngatrroni disa data historike. Coptimi i trojeve europiane te banueme nga shqiptart ndodhi ne vitin 1913, ndersa “kryeprofeti” Enver Hoxha e mori pushtetin ne Shqipni me ndihmen e sllaveve/serbve te Titos ne vitin 1944. Sa per kryeprofetin Enver Hoxha, biri ilegal i bylykbashit turk te Gjinokastres, si mirenjohje ia fali Kosoven Titos me gjithe ju kosovart. Ia kishte borxh Titos sepse ai e vuni ne pushtet. Veç ksaje ky kryeprofeti vrau e masakroi vlleznit e tij shqiptar ma shume se Tito sllavi. Kur arratiseshin ne Shqipni kosovart antititist, Enveri ia dorezonte Titos e mandej Tito i qironte vete hesapet me keto kosovar rrezikzez. Pose kesaj sllavi Titoja i juej i keq te pakten ju jepte mundesi te delshit jashte neper bote, ndersa kryeprofeti i jone Enver Hoxha e kishte mbajte krejte popullin shqiptar ne nji kamp te madh perqendrimi me kufij te rrethuem me tel me gjemba dhe me korrent eletrik. Kush tentonte te arratisej, ose do te vritej ne kufi, ose mbaronet nen torturat e hetusve dhe mandej ne kampet e randa te punes. Ketu qendronte “gjenialiteti” i ketij kryeprofeti. Ju thoni se gjenialiteti i Enverit ishte se futi Stalinin ne grindje me sllavt. Enveri ishte nji bubrrece qe s’ia ka vue veshin kush per asgja. Stalini sundoi ne te gjithe boten sllave. Vetem Tito u lidh me prendimin dhe doli si ne vedi, por jo ne lufte kundra Stalinit. Besoj se ju zotni Myrteza Ademaj do ti konsideroni keto sqarime modeste te mija thjeshte si nji shkembim mendimesh ne mes dy lexuesish te gazetes Tribuna Shqiptare. Me respekt Paul Tedechini Publikue ne kosova.albemigrant/?p=23421 Agron GJEKMARKAJ: “DUFF MALOKU!” Posted: 15 Jul 2013 05:55 AM PDT Ju pëlqejnë artikujt e publikuar tek Kosova tek AlbEmigrant? Regjistrohu tek KosovA tek AlbEmigrant me Email Publikue me 23.06.2004 ne gazeten “Bota Shqiptare” me titull: Paragjykime te medha ne nje vend te vogel Gjeografia e jone ka shume male e pak fusha, nje rrip toke qe e kemi quajtur Ultesira perendimore. Kur nje pjese prej nesh (shqiptarve) u dashurua me komunizmin u pervijua edhe nji ndarje sociale krejte fantastike. Malesoret e Kurveleshit, Laberise, Kuqit, Skraparit, Permetit, Vlores apo Gjirokastres (gjindje krejte e respektuar) vendosne me vendim partie te quhen qytetar. Banoret e vendeve nga Shkumbini e siper ku malet u bejne hije qyteteve te lashta, qe e kane zanafillen ne qytetnimin iliro-romak u quajten “maloke” qe me kalimin e kohes u kethye ne togfjalshin “maloke te pagdhendur”. Skalitesit e historise se re iu vune punes per “te gdhendur” “veriun reaksionar”….. Shkodra me rrethinat, hapsira e Gencit dhe e Teutes, Romakeve, Balshajve, Venecianve, Dukagjinsve, Karamahmut Pashes, qendra e klerit katolik, shkollave, bibliotekave, arkivave, gazetarve, vendi i Fishtes, Mjedes, Gurakuqit do te konsiderohej vatra e prapambetjes, injorances dhe reaksionit nga nje grup barinjsh te konvertuar ne komunist. Kjo ishte metamorfoza e kohrave moderne nen shenjen e ideologjise. Fjala “malok” do te mjaftonte per te justifikuar krime te shumta, reduktimin e kultures kombetare deri duke e privuar ate nga nji pjese e saj me domethenese. “Refereni civilizues” i pushtetarve te rij te sapomberritur ne Shkoder e braktisur nga gjermanet ishte “hidhe mire vallen-o / t’ia q.. nenen geges-o”. Te gjitha sa thashe deri tani duken si nje retorike postkomuniste e ndonje plaku nostalgjik, qe ne “çarshine” e ndonji shtepie shkodrane pi raki fiku me komshine e tij te kohemoteshem nese nuk do te permendim nje sere faktesh dhe fenomenesh qe do ti klasifikoja per letersine e lexuesve ne letersi “maloke”, arkitektura “maloke”, muzika, piktura, shkolla, shtypi “malok” per te treguar qe historia nuk behet me rrena dhe qe me nje histori rrenacake nuk mund te shkohet drejte te ardhmes. Peshen emocionale negative te fjales “malok” e kam ndjere edhe vete qe ne vitet e para te shkolles. Qyteti i Lezhes ne te gjitha strukturat sociale apo politike dominohej nga te ardhur nga Tepelena, Erseka, Skrapari, Permeti etj. Shoket e mij te klase ishin edhe femijt e tyre, shume prej mesueseve tona vini nga ato ane. Mbiemri im eshte i gjate, tipik verior, ne te rrine rehat nje Gjeke dhe nji Mark, e im ate quhet Nikolle ndersa prindrit e shokve te mi quheshin Mazllum, Asllan, Rapo, Bido, Muço te cilet ishin emrat e kuadrove te partise qe perfaqesonin te rene, qytetrimin ne shoqerine socialiste. Kur shqiptohej mbiemri im ndihej ndonje e qeshur apo ankese, se ishte teper i gjate apo teper i vjetruar dhe mendoja me vete pse im ate nuk quhet Mazllum per t’u ndjere edhe une qytetar si te tjeret? Ndersa ne Universitetin e Tiranes, vend qe pati sajuar ato platforma kulturore, edhe ne vitet ’90 e ketej ndonje profesor qe shoqerohej me studentet “maloke”, qe shkruante libra per Fishten dhe Harapin, qe deklarohej krenar per traditen kristjano-prendimore te kultures tone shikohej venger e konsiderohej bukeshkale nga pseudointelektualt e Tiranes. Letersi maloke Eshte e vjeter. Ajo fillon me nje liber te shenjte “Mesharin” e shkruar nga Gjon Buzuku ne vitin 1555, per te vazhduar me “Doktrinen e Krishtere”, “Çeten e Profetve”, “Apollogjine mbi Skenderbeun”, pra me Bardhin, Bogdanin, Budin. Nji frat i ardhur nga Italia e qe do te konvertohej ne shqiptar, i quejtur Françesko Maria da Leçe do te realizonte te paren gramatike te shqipes ne vitin 1700. Pak me vone afirmohet Gjon Kazazi. Kuvendi i Arbrit i mbajtur ne Merqi te Lezhes, ne 1703, do te ndertonte platformen e Rilindjes Kombetare. Pioniert e pare te saje do te jene Leonardo de Martine e Pjeter Zarishi, Pashko Babi e dom Radoja. Romani i pare shqiptar ne fillim te shekullit do te mbaje emrin e dom Ndoc Nikes per te arritur tek Poeti kombetar At Gjergj Fishta, krijuesi i gjuhes shqipe dhe i identitetit kombetar anatemues i shqiptar-mohuesve: ”Mallkue kjofte njaj bir shqiptari qi ket gjuhe te Perendise trashigim na la ne i pari trashigim s’ja len ai femise”. Poeti i njeriut dhe natyres qe beson fort ne unitetin kombetar, dom Ndrè Mjeda: “Gege e toske Malesia Jadhia jane nji kom qe me u da s’duron”. Etnografi dhe arkeologu At Shtjefen Gjeçovi mbledhesi i Kanunit, vepres monumentale te kultures sone. Poeti i qiellit monsinjor Vinçens Prennushi, Pashko Vasa, e pak ma vone Lazer Shantoja. Folkloristet At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti mbledhesit e “botes se maleve” e te “Visareve te Kombit”. Athanas Gega e At Marin Sirdani. Gjuhtar, poet e patriot Luigj Gurakuqi. Gjuhtari At Justin Rota. Uragani e nderprere Migjeni. Gershetuesi i modernes me tradicionalen Ernest Koliqi. Poeti i luftrave per pavaresi Hile Mosi per te arritur tek modernisti Martin Camaj. Themeluesit e filozofise shqiptare At Gjon Shllaku. Ata qe sollen shqip “Iliaden” dhe “Odisene”, “Eskilin”, Danten, perkethyesit Gjon Shllaku e Pashko Gjeçi, per ta mbylle kete liste te paplote me “te fundmin e Mahokinve” pater Zef Pllumbin. Kjo eshte letersia “maloke” qe dhunisht u nxorr nga tekstet, qe u la ne hije, qe mbush me epitete, a thua se geni krijues i nje populli ndalohet me akte administrative. Arkitektura maloke Me arkitekturen, komunistet u treguan me praktike: duke qene diçka materjale i vune kazmen, kryen keshtu nje nga krimet me te shemtuara kulturore te Europes moderna. me shume se çdo gje tjeter paten zet kishat. Filluan me kishen e Vaut te Denjes, ndertuar ne vitin 1100, e stilit romaniko-gotik, objekt qe çdo vend i qytetruar do ta shpallte pasuri kulturore kombetare. Ne e shembem si perfaqesues te botes se vjeter. Kisha e Kakarriqit ne Lezhe, ndertuar ne vitin 1200, e stilit romak, edhe kjo “armike e popullit” rrenohet me dinamit per te justifikuar“zemrimin e popullit”. Kisha e Shen Ndoit ne Laç, ndoshta me e vjetra kishe shqiptare, nje nga me te vjetrat e Europes e kohes paleokristjane, do te restaurohej per here te fundit me 1557. Edhe turqit qene me historidashes se komunistet, qe pas 1967 e shkatrrojne. Kisha e Gryke Manatise dhe e Zajmenit ne Lezhe te ndertuara ne vitin 1200 te stilit romak, te paprekura gjate 500 vjetve te pushtimit turk do te prishen pas vitit 1967 si “viktima” te zakoneve prapanike. Kishen e Shen Mrise, ne Kurbin, e ndertuar ne vitin 1200, e stilit romak do te konsiderohej e demshme per progresin. Do te zhdukej. Kisha e Dom Lleshit, e ndertuar ne vitin 1240 e stilit romak, ne te cilen eshte ndaluar vete Shen Françesku i Asizit, rikonstruktuar duke u bazuar ne nji projekt te Fishtes, do te deformohej e do te kethehej ne magazine ushtarake. Katedralja e qytetit te Shkodres do te shndrrohej ne pallat sporti. Kisha e Rusit, veper e arkitektit Kole Hidromeno e vitit 1934, do te shembej nga rinia revolucionare. Muzika, teatri, piktura, fotografia, shkolla, shtypi malok At Martin Gjoka njihet si krijuesi i muzikes moderne shqiptare me operat e tij “Juda Makabè” e “Dy lule mbi vorr te Skenderbeut”, pjese simfonike, formimi i se pares orkester simfonike. Studimi i landes se muzikes kontribuoi ne pergatitjen e nje plejade kompozitorsh e kengetarsh, kontributi i te cilve nuk ka nevoje per koment. Kojtojme Prenke Jakoven, Çesk Zadejen, Tish Dajine, Tonin Dajine, Pjeter Gacin, Pjeter Dungun, yllin e “Balshoj Teatrit” ne Moske Luke Kaçaj etj. Edhe piktura ka nje origjine te hershme. Nis diku nga viti 1200 me piktore, qe mbeten anonim, te cilet realizuan afreske per kishat, por mbi ta do te binte pamshirshem gjykimi i vitit 1967, per te perfunduar te Kole Hidromenoja, Simon Rota, At Leon Kabashi, Vladimir Jani, Lin Delija, Angjelin Dodmasej etj. Fototeka Marubi, institucioni i qytetit te Shkodres do te kthehej ne memorie kombetare ne saje te talentit te Kel Marubit, Shan Picit, Ded Jakoves e Angjelin Nenshatit. Trupat e para teatrale do te krijoheshin nga gjimnazi françeskan “Illyricum” dhe ai jezuit, nga ku do te dilnin aktoret fizionomi krijues te skenes sone. Ishin Pjeter Gjoka, Loro Kovaçi, Ndrek Luca, Marije Logoreci, Marije Kraja, Zef Jubani, Tinka Kurti e shume te tjere. Shkolla e pare shqipe ishte e françeskanve e vitit 1861 qe se bashku ma ate Jezuite do te formonin eliten e mendimit shqiptar. Ne vitin 1880 del e para gazete ne gjuhen shqipe, organ i jezuitve “Elçija (lajmtari) i Zemrse s’Jezu Krishtit”. Arkivi, biblioteka dhe muzeumi “Shtjefen Gjeçov” pasuri kulturore e historike e pakrahasueshme do te mbylleshin, vidheshin dhe pa merakun se ne to ishte historia e Shqiperise, romet e Shkodres i ngarkonin ne karroca, nje pjese e mire e tyre do te perfundonte ne Jugosllavi. Nuk me pelqen te renditem perkrah rrahagjoksve qe ndonje kapter e bejne hero apo ndonje mesues fillorje letershkrues e kethejne ne korifè. Kultura kombetare eshte nje dhe e pandare. Te tille e kan menduar ate Naim Frasheri, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Branko Merxhani, Sejfulla Maleshova, Eqerem Çabej, Kasem Trebeshina, Ismail Kadare, por jo pushteti komunist. Termi “Malok” u sherbeu atyre per te sunduar pa rezistence nje popull te perçare, te privuar nga kultura e tij. Kan kaluar 14 vjet qyshe kur komunizmi klasik u shemb ne vendin tone, por mentaliteti i krijuar persa i perket vendeve dhe kultures se siperpermendur here ashiqare here fshehurazi vazhdon te sherbeje si etalon gjykimi. Te shternguar nga ky realitet edhe ne shenje respekti per pasardhesit tane, jemi te detyruar qe here mbas here te bejme te ditur qe pas malokve eshte edhe nje kulture “maloke” qe mund te gjykohet vetem nga “i suoi pari = te barabartve”. Kultura krijon nje sistem te hapur, nje marredhanje komunikimi. Ajo nuk e pranon perjashtimin. Ripublikue ne kosova.albemigrant/?p=23442 Na që na dhemb, po u themi atyne që s’u dhemb Posted: 15 Jul 2013 05:41 AM PDT Ju pëlqejnë artikujt e publikuar tek Kosova tek AlbEmigrant? Regjistrohu tek KosovA tek AlbEmigrant me Email Të mos ishte mnyra e pahirtë e përgjigjes së nji pedagogu universitar ndaj nji kleriku të ri, i cili, për sa e njofin, po dëshmon shum dhunti e virtyte krijimtare, as që do ta kisha marrë mundimin me shkrue tashti në ket bisht stine, kur njerzit s’e kanë fare mendjen për punë të holla. Por meqë tranzicionin kultural nuk presim të na e realizojë askush, as si substancë e as si konsulencë, po e mbajmë të gjallë debatin e dialogun pa dallim stine, çasti dhe konjunkture. Dëshiroj me ndërhy për të skjarue nji rrethanë mosmarrveshtje, e cila, simbas meje, buron prej mospërputhjes së kodeve të komunikimit. Para dy-tre ditësh profesor Rami Memushaj lshon nji invektivë të pashembullt destruktive në adresë të don Gjergj Metës, famullitar i Kamzës. Profesori zbulon në ket shkrim dashakeqës talente të dukshme prej kalamburexhiu dhe nuhatësi të pagabueshëm kombinacionesh fonetike dhe na fton që përpjekjet tona të rikuperimit t’i kthejmë në lojë zbavitëse stilesh e polemikash precioze. Me vjen sinqerisht që, as në ket rast, nuk m’u dha mundësia me mbrojtë nji çeshtje të drejtë, të mbajtun prej nji njeriu të drejtë, siç âsht don Gjergji, sepse tezat e tij tek shkrimi “Rilindja e shkërbejve” (MAPO, e martë, 9 korrik) janë të kjarta dhe të plota. Mungonte në ajër vetëm nji vetdije e ndritun që t’i keqkuptonte ato teza. Por ajo s’vonoi dhe u gjet. Dukshëm dhe thekshëm i nxehun prej fjalës “shkërbé”, e cila në shqipen tonë të madhe vërtet do të thotë “egërsinë, kafshë pylli, kafshë grabitqare”, por edhe – jo vetëm edhe simbas spjegimit dhe përdorimit mjeshtror të dr. L. Shamku-Shkrelit – ka edhe nji vështrim tjetër metaforik ditunor që i bie me qenë kalkimi në shqip i shprehjes së famshme “monstrum sacrum”, i cila në kontekste po ditunore dhe akademike nuk ka kurrfarë konotacioni përkeqsues, por do të thotë “ themelues dhe ruejtës i nji establishmenti ”. Themeluesit janë gjithnji edhe ruejtës, edhe fanatikë të realizimit të tyne. Nëse themeluesit kanë pasë fatin e mirë me qenë pa rival në shestimet e tyne, plakja e idesë së tyne i vjen shum mâ shpejt sesa nji produkti dialogu. Zakonisht kta themelues, pra kta shkërbej shum shpejt hyjnë në nji klimaks idesh dhe katandisen në të pareduktueshëm, dmth që njiqind spata me u ra, nuk u hiqet nji ashkël. Zotni Memushaj, edhe pse në vitet e largta 1986, paska qenë për ndryshime të standardit, sot nuk âsht ma partizan i asnji ndryshimi. Na lind pyetja: çka t’i ketë ndodhë profesorit që i vdiq në zemër dëshira për ndryshime në standard? Le të kthehemi pak tek kuadri i njomë politik që as kjo verë e nxehtë nuk po mbrrin me i tha bojën parullave. U fol për rilindje, bile për Rilindje me shkronjë të madhe. Për shqiptarët nuk ka fjalë ma të madhe e ma të ndritshme se fjala Rilindje. Si kureshtar e mistrec i detyrimit të përputhjes së fjalës me kuptimin e saj, unë mbetem ende i pakjartë nëse do kemi nji “rilindje”, “Rilindje” apo nji “Ririlindje”. Me siguri që askush nuk mund të na e thotë me saktësi ketë përmbajtje. Ndërkaq unë e ndiej si detyrë timen me thanë se po, na kemi nevojë për nji Rilindje, e cila do t’i shërojë Shqipnisë e shqiptarëve plagën e madhe të prekjes brutale të psikosintezës kombtare, ekuilibrit veri – jug, gegë e toskë, ata që i panë hajrin diktaturës dhe ata që diktatura i vuni në pozicion mbijetese pa asnji mundsi krijimtarie. Parullat e tjera “malokë e malësorë”, “çeçenë e talebanë” janë sinonime të degjenerueme të çifteve të sipërpërmenduna. Pikërisht ajo delikatesë e Rilindjes dhe ai promovim i ekuilibruem i gjuhës dhe i prodhimit gjuhësor, ajo harmoni dhe ai proces homogjenizimi psikomoral që filloi me Rilindjen Kombtare dhe kulmoi me Pavarësinë, âsht vlera e mungueme (sepse e shkallmueme) qysh prej 1944. Gegë e toskë nuk janë dy koncepte boshe dhe pa përmbajtje. Kto janë dy “fiset” e mdha që e përbajnë Shqipninë tonë, janë pjesët konstitutive të shoqnisë shqiptare mbrenda shtetit shqiptar. Vetëm qëllimet hegjemoniste, antieuropiane e antipërendimore mund të guxonin me prekë thelbin ontologjik të shqiptarëve. Kultura fodulle dhe “futuriste” e variantit shqiptar të marksizmit, për dava pushteti dhe vetëm, futi përçamje dhe kjo përçamje u instalue në gjuhë. Vendosja në bazë të standardit të nji sistemi fonetik alternativ ma të ngushtë se varianti tjetër, e përjashtoi qëllimisht dhe pa shpëtim gegnishten nga ndërveprimi me standardin. U kultivue gegofobia dhe gegoalergjia. Por jo vetëm në gjuhë, por edhe në kulturë dhe në marrdhaniet mes njerzish që vijnë nga krahina të ndryshme. Po nuk fole standardin, je malok, je i pashkollë, je injorant. Dhe meqë kjo nuk âsht e vërtetë, atëherë do t’i kujtoja zotni Memushajt se sot po ndodh ajo që ai ka frikë ma shum se asgja: standardi po i dështon në fazën e vet ma delikate, pikërisht në atë të implementimit. Por nervozizmi alergjik i profesor Memushajt nuk pajtohet as me qenien e tij gjallë si qytetar i ktij vendi. Shkrimi i tij, me tone ciceroniane e titull imperativ “Dom, merru me grigjen tënde”, do që ta katandisë ket të ri intelektual në nji ripërtypës ritualesh dhe qytetar apatik që vegjeton. Kisha katolike ka luejtë rol vendimtar dhe ka pasë peshë në jetën morale të shoqnisë shqiptare. Në ketë kohë krize angazhimi i saj do të ishte ma se i dëshirueshëm. Prap më rezulton se profesor Memushi nuk e rrok dot përmbajtjen e fjalës “grigjë”. Në nji zonë intensivisht të popullueme si famullia e Kamzës, grigja e don Gjergj Metës mund të jetë sot disa dhjeta fish ma e madhe se auditoret ku ky zotni jep leksionet e veta. Çka mund ta pengojë nji intelektual që ban gjithë jetën jetë akademike, ti bâjë në heshtje kto përllogaritje dhe t’ia thotë vetes essëll, para se me dalë në punë, se ky prift i ri ka para vetes nji auditor gjigand që nji profesor specialitetesh s’kishte për ta pasë kurr. Në kërkim të përhapjes së asaj që në kishë nënvizohet papushim si “fjala e Zotit”, don Gjergj Meta ka dhe duhet të ketë ndie krizën e fjalës së papërshtatshme. Ktu dhe vetëm ktu mund ta ketë marrë shtysën dhe ka ra pre e atij “porositësi” që profesori i nderueshëm me çdo kusht kërkon ta personifikojë si njeri konkret. Kam mbetë pa mend e i befasuem prej ktij profesori filologjie, me nji moshë bukur të shtyme që shifrën nuk mund t’ia hamendosj se mos bie në gabimet e tij, kur i shpërvilet pa kurrfarë etikete nji kleriku të ri me moshë e që i paska thanë se “ke mendsi komuniste”. Bâj çudi se pse kta njerz të rritun e të selitun në shkollat e pigmentizueme të komunizmit shqiptar, kërcejnë pupthi kur ua kujtojnë shkollën dhe epokën që i ka formue. Kisha dashtë me i thanë Memushajt se edhe ai, edhe unë kemi mbarue të njajtën shkollë dhe kemi shlye të njajtat kurrikula, jemi shënue prej tyne kush ma shum e kush ma pak. Dikush u zhvillue mbrenda ksaj shkolle si reagim ndaj saj dhe dikush i ardhun prej traditash të vorfna e adoptoi shkollën e socializmit shqiptar si të vetmin ushqim për mendjen e për shpirtin. Nuk âsht ndonji turp të jesh komunist e aq ma pak të jesh i shënuem me mendsi komuniste, ku shkalla e përgjegjësive âsht edhe ma e vogël, sepse zgjedhja âsht e imponueme. Na sot kemi nji parti komuniste legale, në koalicion me maxhorancën fituese. Pse duhet të na trembë komunizmi ne? Duhet të kemi njifarë mirënjoftje për tê se na mori nga barij dhish e na bani njerz mendues. Unë nuk i përkas atynë që besojnë se komunizmi ka krijue ndonji vlerë shpirtnore, po sidoqoftë, disa të tjerë duhet ta kenë nji minimum mirënjoftje të shfaqun. E mira duhet mbrojtë haptaz. Ai zotnia thotë që nuk ka qenë antar partie dhe kjo duhet të jetë ashtu si thotë ai. Por edhe ai duhet të kontrollojë veten se mnyra se si sillet me don Gjergjin, epitetet, mosngurrimi i tij për të zgjedhë fjalët vrastare – le të më falë profesori i nderueshëm – âsht shum nevrik e mishngranës dhe ka mbrendë verbim shumkatesh. Vetëm po të kishte pasë kohë më mendue se sa delikate mund të ishte ideja e goditjes së nji pjestari të klerit katolik, mbi kokën e të cilëve rri varë nji episod i mirëfilltë holokausti, profesori duhet të ishte tregue ma i përmbajtun. Po ndalem edhe nji herë në zanatin që na përbashkon me profesorin. Në kulmin e humbjes së tij të kontrollit dhe të tensionit të tij hakmarrës, profesori përdor nji fjalë vërtet shkatrruese dhe asgjasuese: sikar. Unë do ta kritikoj paksa artikullshkruesin jo për aftësitë e tij të keqpërdoruna për të stigmatizue njerz korrektë, që të vetmin faj kanë se kanë pikëpamje, por ma shum për t’i thanë se fjala “sikar”, që do të thotë serial killer ose “ai që merr pare për me vra dikë për llogari të dikujt” e ka nji ekuivalente të bukur në shqipen që, mesa duket, profesori nuk e di dhe ka plot arsye mos me e ditë, sepse ajo fjalë e rrallë e leksikut juridik âsht vetëm gegnisht dhe gjendet rëndom tek Kanuni i Lekës. Kjo fjalë âsht “dorás-i”, pra ai që ekzekuton verbnisht përkundrejt nji shpërblimi. Po thoja me vete se me ketë liri shtypi që ka ardhë ndër ne e me atë kërshëri të publikut për gallatë, askush nuk mund të jetë ma i sigurtë se emni i tij i pagzimit në bashkëvajtje me mbiemnin e vet të familjes, krejt papritmas mund t’i kenë ruejtë atij nji befasim kombinacionesh, që nuk e bart as toka. Prandej si koleg që i bie me më pasë, do ta kshilloja që të paktën për hatër të studentëve të mos e lejojë që të biret fjala e bukur shqipe “dorás”, edhe pse ajo mund të jetë prap po aq e bukur, edhe kur nuk i përshtatet atij që ia mveshim. E po nuk mund t’i thuhet nji kleriku katolik shqiptar që merru me grigjën, kur dihet prej të gjithëve – përjashtim ban me siguri profesori yne – në historinë e ktyne 6 shekujve të fundit Bogdani klerik pati udhëheqë kryengritje, Luigj Bumçi mori rrugët e Europës për mbrojtjen e Shqipnisë në nji çast fort kritik, Fishta vraponte deri në Amerikë dhe merrej me satirë e poezi, kritikë e arkitekturë. A e imagjinojmë na atëherë nji njeri që do t’u delte ktyne kolosëve përpara e t’u thoshte me përbuzje “shkoni e merruni me grigjën” dhe lejeni atdheun të humbasë ? Desha ta lajmoja sado përciptazi profesorin se gjuha liturgjike e kishës katolike nuk âsht ajo që përdoret ende ndër shërbesat e saj. Kisha katolike, siç e thotë emni i saj , âsht universale, ajo i respekton diversitetet kulturale dhe qysh herët i ka respektue vernakulat dhe vetëm ksisoj ka mundë me qenë pranë njerzve. Dom Simon Filipaj që ai citon paksi me triumf, ka krye nji vepër të madhe, por stilistikisht e letrarisht skandaloze. Ai vetë e ka pasë shprehë ahtin e tij se nuk po mund ta përkthente Biblën në atë ekspresion që ai do të dëshironte. Kurse sa për Imzot Rrok Mirditën, përmendja e tij âsht vetëm dashakeqe, instigative (gegnisht: gërgase) dhe insinuante (gegnisht: shtiskeqe). Ai âsht nji personalitet i dalluem i periudhës së ringritjes së kishës katolike, ka kontribute të veçanta, por tosknishten e flet rryshëm dhe lavdia e tij ligjërimore ka mbetë te homelia që ai ka mbajtë më 1993, kur përshndeti në gjuhën natyrale të ksaj kishe ardhjen e Gjon Palit II. Magjia e fjalimit solemn dhe e entuziazmit rilindës nuk âsht përsëritë ma tek ky prelat. Unë them se vetëm për shkak të gjuhës. Për ta zhdramatizue pak seriozitetin me të cilin e shof se e kam marrë apologjinë e nji të drejte në dritë të diellit, po tundohem nga xhindi im i dështuem prej gazetari. Nësa po rreshtoja kto fjalë të nji shkrimi miqsor ndaj zotni Memushajt, më bie celulari dhe nji gjuhëtar i ri kosovar që e kishte lexue në internet shkrimin e profesorit, më pyet shum i alarmuem: “ Nga cili planet gjigand vjen ai Memushaj i juej që po iu dukkan shtetet si mahalla?” Dhe tashti seriozisht i trembun se mos e kam thithë mbi vete gjithë inatin e profesorit, po i uli letrat dhe po them: Mirë, mor profesor, po e pranoj se jam servil, se jam fajtor për të gjitha të kqijat që ka psue ky popull kta 100 vjet të Pavarësisë, se jam mercenar, se jam dorás ( variantin latin po ia la profesorit se unë e kam me miell shpije ), se jam provincial, se jam katolik, eksperimentues, paragjykues, “i porositun”, i mjerë, të gjitha të ligat po i marr mbi vete, po si i bâhet hallit se na dhimbset shpija jonë, ndiejmë dhimbje për traditën tonë të madhe që vazhdon dhe s’pushon, ndiejmë dhimbje të madhe para faktit që ju vllaznit tonë të nji gjaku s’e kuptoni dhimbjen tonë? Dhimbjen tonë të madhe para idesë së bjerrjes së gegnishtes, dhimbjen për bjerrjen e letërsisë së saj si dhe idenë e shterpzimit të mitrës së saj krijimtare nuk e fashitë belbzimi i nji triumfi të vyshkun. Prandej po të siguroj se nuk kam asnji arsye me ta lshue rrugën, as me të adoptue tezat bajate që shoqnisë së rritun shqiptare sot i bien ngusht. Gegët e gegnishtja janë në shpi të vet. Mapo mapo.al/2013/07/15/na-qe-na-dhemb-po-u-themi-atyne-qe-su-dhemb/
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 06:19:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015