Kosova - Sistemi i injorimit, anashkalimit dhe dhunimit të - TopicsExpress



          

Kosova - Sistemi i injorimit, anashkalimit dhe dhunimit të vullnetit të popullit. Qeverisjet të shteteve të Brazilit, Turqisë dhe Egjiptit nuk janë më të këqija se sa qeverisja e Kosovës. Në Brazil, Turqi dhe Egjipt vullneti i sovranit, pra i popullit, nuk po respektohet. Ndërsa në Kosovë jo vetem që nuk po respektohet vullneti i sovranit, ky vullnet edhe po injorohet edhe po anashkalohet edhe po dhunohet. Injorimi, anashkalimi dhe dhunimi i vullnetit të sovranit të Kosovës janë vetë sistemi në Kosovë. Marrëveshja e fundit e Hashim Thaçit me një Serbi armiqesore ndaj shqiptarëve dhe Kosovës për rregullim të brendshëm të Kosovës është dëshmia e fundit më e qartë për këtë sistem. Injorimi filloj me negociata pa e pyetur popullin. Asaj iu bashkua, varësisht prej nevojës, her anashkalimi her dhunimi i vullnetit të popullit dorë për dorë në këtë proces për të pamundësuar ndërhyrjen dhe ndërprerjen e këtyre negociatave që po i imponohen popullit të Kosovës. Por, kush janë injorantët, anashkaluesit dhe dhunuesit e vullnetit të sovranit, e vullnetit të popullit? Emerat këtu nuk janë me rëndësi. Sistemi i konceptuar kundër vullnetit të popullit është me rëndësi. Këtu përfshihen të gjitha strukturat dhe individët të këti sistemi. Strukturat dhe individët janë të interesuar që të mbrojnë këtë sistem i konceptuar kundër vullnetit të popullit. Emërtimet rreth mbrojtjes së këti systemi tashmë dihen mirë: struktura kriminale dhe ilegale të Serbisë në Kosovë, çarmatosja e UÇK-së, krimi i organizuar dhe klanorë, Plani i Ahtisaarit, ndalimi kushtetuës për bashkim kombëtar, spastrimi etnik të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, Shtypja e vazhdueshme mbi popullin shqiptarë në Kosovën Lindore dhe Serbi nga pushteti serb, Hashim Thaçi, Ivica Dačić, negociata me një Serbi armiqsore për rregullim të brendshëm të Kosovës, autonomi serbe në Kosovë, amnistim (falje) për kriminel, privatizimi kriminal dhe i egër, legalizim të struktuarave kriminale dhe ilegale të Serbisë në Kosovë, Atifete Jahjaga, Tomislav Nikolić, zarfi, ambasadorët, ShIK-u ilegal, Ramush Haradinaj, ryshfet, haraç, Xhabir Zharku, ndërkombëtarët, manipulim industrial të vullnetit të popullit në zgjedhje, Isa Mustafa, marrëveshja e nënshtrimit, Begjet Pacolli. Këto emërtime dhe shumë të tjera pra janë pasqyra e sistemit aktual të injorimit, anashkalimit dhe dhunimit të vullnetit të popullit. Prandaj, më këtë sistem, edhe qeverisja më e mirë e mundshme e Kosovës nuk mund ta respektoj vullnetin e popullit më shumë se sa që e respektojnë qeverisjet e Brazilit, Turqisë dhe Egjiptit sot vullnetin e popujve të tyre. Pra, sovranit duhet t’i kthehet sovraniteti, sovranit duhet t’i kthehet e drejta për vetëvendosje. Pastaj, sovraniteti dhe vetëvendosja e popullit duhtet të respektohen nga qeverisjet e Kosovës. Vetëm pas këti hapi ne mund të flasim për një qeverisje më të mirë se sa në Brazil, Turqi dhe Egjipt. Nese mbështetësit dhe mbrojtësit të sistemit aktual nuk janë të gatshem t’i nënshtrohen sovranitetit dhe vetëvendosjes së popullit, atëher populli duhet të ushtrojë sovranitetin dhe vetëvendosjen e tij kundër tyre. Pra, populli në Kosovë ka shumë më shumë arsye për të demonstruar, rrebeluar, protestuar se sa popujte e Brazilit, Turqise dhe Egjiptit!
Posted on: Fri, 05 Jul 2013 13:24:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015