Kosova i pret komandantët e dr Rugovës dhe të Adem Jasharit - TopicsExpress



          

Kosova i pret komandantët e dr Rugovës dhe të Adem Jasharit Postuar me: 13.11. 2013 Kosova i pret komandantët e dr Rugovës dhe të Adem Jasharit Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish ushtari e komandanti i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, thekson se LDK-ja duhet hapur dyert për vëllezërit Geci, sepse ata ishin dhe janë mbrojtësit më të denjët të vizioneve rugoviane. Vëllezërit Geci kishin refuzuar postet e ministrave për hir të LDK-së dhe dr. Ibrahim Rugovës. Ai thotë se bashkimi i elektoratit rugovian (me Gecajt) garanton fitoren e LDK-së. LDK po i pranon në parti edhe ata qe ishin zëvendëskryeministra të Hashim Thaqit, por kjo po heziton të pranojë familjen Geci, të cilët në ditët më të vështira ishin shtylla kryesore e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe krahu i djathtë i themeluesit të LDK-së dhe shtetit të pavarur të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Kjo është e papranueshme dhe nëse nuk ndodh kthimi i Gecëve në LDK shumica e elektoratit rugovian do t’i bojkotojnë zgjedhjet. Gjithashtu, Gacajt i mbeten besnik amanetit të dr. Ibrahim Rugovës dhe të komandantit Legjendar Adem Jasharit, për çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e një shteti ligjor, demokratik e pa krim e korrupsion. Rugova Press: Ju simbolizoni rezistencën Rugoviane. A është Gani Geci rezistent të të gjitha dimensionet, apo kjo ndodh vetëm kur behet fjale për emrin e dr. Ibrahim Rugovës? Gani Geci: Jam munduar qe te simbolizoj shterin, sepse presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, ishte dhe do te mbetet simbol i formimit të shtetit të Kosovës. Ai mbetet personalitei më i madh i cili ideoi këtë shtet, (Republikën e Kosovës), ideoi dhe beri Kushtetutën, Flamurin Dardan, himnin,paranë e këtij shteti, sepse atëherë edhe shtetet evropiane kishin paratë e tyre nacionale. Andaj jam munduar gjithmonë qe t’i mbroj këto ide aq sa kam mundur, duke u bazuar në rrethanat e kohës në të cilat ka kaluar shteti ynë. Mbi këto principe, lideri historik dr. Rugova mbetet burrështetasi më i madh i bërjes së shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Bazuar mbi këto parime unë edhe më tej do ti mbrojë, aq sa do te mundem, këto vlera historike e nacionale. Të gjithë këto vlera ishin vlera të bazuara në historinë tonë, autoktoninë dhe kombin. Mirëpo, në këtë rrugë presidenti Rugova, ka pasur pengesa të mëdha, sa nga ana e Serbisë aq edhe prej forcave destruktive brenda vet Kosove. Lufta më e egër kundër këtyre simboleve erdhi edhe nga organizata e formacione te majta politike, forca të cilat na vranë, na shanë e na thanë tradhëtor. Por as ai (dr Rugova) e as unë nuk u ndalem kurrë në promovimin e këtyre vlerave historiko-kombëtare e nacionale. Por, liderin tonë historik e ndali Zoti, e unë do të ndalem, atëherë, kur Kosova nuk do të ketë nevojë për mua. Rugova Press: Jemi mësuar qe çdo herë t`ju shohim aktiv në jetën politike e publike, ku është aktualisht Gani Geci? Gani Geci: Unë edhe më herët, por edhe e tash kam qenë aktiv ne jetën politike, por tani për tani jam duke pushuar, por as këtu spo me lënë të qetë komunistët e Tites e as komunistët e Enverit. Kur po flasin komunistët e Enverit për luftën nuk po mund të duroj, ndërkaq, kur po flasin këta te Titos, duken pak më të të butë, por edhe këta njëjt janë, se bashkë ishin deri ne vitin 1949, ngase deri atëherë bashkë kanë piskatë: Tita, Enver, Stalin. Ndërsa pas vitit 1949 komunistat e Titos janë hequr, ndërkaq komunistët e Enverit kanë vazhduar të bërtasin Enver, Stalin, Lenin etj. Rugova Press: LDK sikur nuk ka hijeshi pa familjen Geci, elektorati Rugovian pret ardhjen tuaj në LDK, kur do të ndodhë kjo? Gani Geci: Unë gjithmonë do t’i mbetem besnik parimeve rugoviane e bashkë me këtë edhe elektoratit. Unë sqaroj elektoratin se gjithmonë do t’i mbroj interesat dhe parimet rugoviane, dhe pa fajin tonë ende nuk jemi në qatinë e LDK-së. Thërras elektoratin Rugovjan qe mos të më bejnë mua presion e as familjes sime, për të qenë në LDK. Por këtë presion, elektorati duhet ta drejtojnë te ata qe vendosin ne LDK. Udhëheqësit e LDK-së, duan ta zbatojnë parimin e njejt siç e kanë zbatuar me te gjitha deget e LDD-së, (kalimi pa kriter nga LDD në LDK) sepse vetëm ne Skenderaj kanë dështuar ta bejn këtë. Sipas informatave te mija shumë të besueshme, kreu i LDK, e ka te kushtëzuar nga PDK-ja çdo bashkëpunim me ne. Sipas burimete të sigurta, hezitimi i LDK-së ndaj vëllezërve Gecaj, po behet nga presioni i PDK-së, sepse angazhimi jonë në LDK, nënkupton fitoren e pa konkurrencë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por në të njëjtën kohë është edhe humbje e sigurt e PDK-së. Për këtë arsye PDK po e shef këtë rrezik, dhe kërkon të mbajë të përçare elektoratin rugovian. Andaj me njerëzit e vet qe ka brenda LDK-së, PDK-ja po pengon bashkimin e Elektoratit Rugovjan, por këta po bashkohen edhe me Zafir Berishën, e qe Zafen e Eqremin i ruanin KFOR-i gjerman, ndërkaq me mua s’po guxojnë as të takohen, sepse nuk mund të hyjnë në koalicion mbasandej. Rugova Press: Ju vini nga një familje me traditë të dëshmuar atdhetare. Paraardhësit tuaj janë emra te njohur patriotësh e atdhetarësh brez pas brezi. Sa ndiheni krenar për këtë? Gani Geci: Normalisht, se xheneza dhe tradita familjare, tregon karakterin e njeriut. Dua te tregoj edhe njëherë lexuesit tuaj, se prej vitit 1878 Bajraktari i Llaushes, Zeqir Bajraktari ka shkuar për t’iu ndihmuar vëllezërve të një gjaku, muhaxherëve, për t’i mbrojtur trojet etnike. Besoj se e dini këngën: “Prej Prokuple deri në Nish, janë mbushë malet plot dervishë”. Aty u vra i pari jonë dhe e ka lënë amanet me varrosë në Prokuple, duke thënë se këtu është tokë shqiptare. Ne vitin 1912 me 14 nëntor, në një pritë të organizuar, forcat serbe i kanë vra 12 pari të Drenicës ne Vushtrri, ku ne mesin e tyre ishte edhe vëllai i katragjyshit tonë Rexhep Bajraktari. Edhe në vitin 1924, por edhe ne vitin 1945 bashkë me babagjyshin Halil Bajraktarin e Miftar Bajraktarin, na i ka vra Serbia edhe 5 meshkuj tjerë. Ne vitin 1981 babai im Adem Bajraktari me te gjithë punëtoret e Ramiz Sadikut dhe të Pejes e kanë qarë kordonin e policisë për të iu ndihmuar studentëve në demonstratat e 1981-shit. Ndërsa aksioni i parë kundër forcave serbe ka ndodhur nga njësiti i Llaushes ne korrik te viti 1992 me urdhrin e komandantit Legjendar, Adem Jasharit. Rugova Press: Cila është arsye qe këto ditë, i tërë aparati shtetëror ra në “gjunjë” para jush? Gani Geci: Nuk është gjunjëzim në kuptimin e plotë të fjalës, por është gjunjëzim nga frika e drejtësisë. Qe 12 vjet kam kërkuar drejtësi, jo aq shumë për vete, për faktin se deshi Zoti të jam gjallë, edhe pse i plagosur rëndë, por drejtësi po kërkoj më shumë për shokët e mijë te vrarë pabesisht, në një pritë te organizuar nga element kriminel në Kosovë. Këto kërkesa kanë qenë, janë dhe do të jenë edhe me tutje, derisa t’i vëmë para drejtësisë ata qe na vranë pas lufte. Rugova Press: Jo vetëm në politikë, por ju jeni dëshmuar afarist i suksesshëm edhe ne biznes? Gani Geci: Thënë të drejtën politika ish dyfytyrëse. Përcillni me vëmendje lëvizjen e individëve dhe do të shihni etikën dhe karakterin e tyre. Kjo tregon se politika nganjëherë është edhe shumëfytyrëshe, ose krejt e pafytyrë. Për mua qe jam mësuar të jetoj dhe qëndroj me parime të forta etike, po kam nga pak probleme me ketë, sepse shumë herë ne politikë po i shof disa njerëz qe ishin jo me dy e shumë fytyra, po qe ishin krejt te pa fytyrë, të cilën po ma gërditin politiken. Ndërkaq, sa i përket afarizmit mund të them se unë nuk po merrem shumë me biznes sepse vëllezërit po merren me prodhim dhe unë po iu ndihmoj ngapak në këtë drejtim. Rugova Press:Cili është mesazhi i Gani Gecit për elektoratin Rugovian? Gani Geci: Unë ia kam dhënë besën dr. Ibrahim Rugovës se do të jem ushtar i mbrojtjes së idealeve shtetërore e kombëtare të Kosovës së pavarur e sovrane. Këtë besë e mbaj edhe sot e gjithmonë, sepse gjithmonë kam qenë dhe do të jem ithtar i shtetit ligjor e demokratik të Kosovës. Ashtu siç ia kam dhënë besën edhe komandantit Legjendar Adem Jasharit, do të mbrojë me pushkë tokën e Kosovës, ashtu do të jem gjithmonë në shërbim të atdheut dhe interesave të kombit. Unë kam luftuar dhe do të luftoj gjithmonë qe të kemi shtet ligjor, demokratik ku sundon ligji e drejtësia, e jo bandat e hajdutët. Edhe njëherë dua të bëj me dije se nëse LDK dëshiron të dalë e para, topi është te LDK-ja, nëse kjo nuk ndodh, kjo jep të kuptohet se vet LDK-ja, nuk duan të marrin pushtetin. Me ndarjen e elektoratit rugovian, ra edhe pushteti i LDK-së, bashkimi i këtij elektorati do të thotë fitore e kësaj partie. Pavarësisht rrjedhave, kontributi im për Kosovën do të vazhdojë. Unë kysmet do te jem deputet i Kuvendit të Kosovës, o me LDK o pa LDK, sepse ne kuvend do te jem zëri i qytetarit kundër hajnisë, nepotizmit dhe krimit te organizuar, të çfarëdo partie qoftë ajo. Intervistoi: Exhevit Rexhepi, rugovapress (boss) Burimi: rugovapress/?p=1946
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 17:25:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015