Kosovë...Gazeta “Bota Sot”... 26 gusht, 2013 Jehona e - TopicsExpress



          

Kosovë...Gazeta “Bota Sot”... 26 gusht, 2013 Jehona e romanit “La sete pietrificata” të Anton Nikë Berishës në Itali SHTRESËZIMI POETIK I NJË KRIJESE TË LARTË ARTISTIKE Anton Nikë Berisha, “La sete pietrificata”. Luigi Pellegrini Editore, Cosenza, 2013, f. 176. E përktheu në italisht Albana Alia (Titulli i romanit në shqip “Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar”, Faik Konica, Prishtinë, 2002). Shkruan: Dante Maffia (përktheu Albana Alia) “Thonë se zakonisht e teproj”, shkruan në përfundim të recensionit të tij Domenico Corradini H. Broussard e, më pas, shton se vepra “Etja e gurëzuar” i ka sugjeruar një “solo për violinë”, sikur të përpiqej të justifikonte shprehjet e veta që i përkasin nivelit të lartë teorik e artistik dhe trajtimit të arrirë e të hollësishëm. Mirëpo, nuk mund të bënte ndryshe; askush prej lexuesve që do të hynte në faqet e këtij libri nuk do të mund të sillej ndryshe për disa arsye. Në një kohë shterpë si kjo e tashmja, që shkon drejt një vorbulle të një letërsie gjithnjë e më tepër të konsumit, të cilësuar nga mungesat e tensioneve shpirtërore dhe etike, të gjendesh përballë një argumentimi të këtij lloji, që niset prej kohëve më të largëta dhe shqyrton çështje të ndërliqshme si ajo e identitetit, është një ndërmarrje që pranohet me kënaqësi nëse ke të bësh me leximin e përshtatshëm, nëse adhuron poezinë, nëse ke për zemër dëshirën për t’i sqaruar vetes dhe të tjerëve motivin e një pështjellimi tashmë universal që po zhvendos popullata të tëra nga njëra anë e kontinenteve në tjetrën. Berisha nuk është dorëzuar, edhe pse kishte mundësinë të luante letrën e thjeshtë të përkatësisë duke e shndërruar atë në një flamur për ta shpalosur e për ta mbrojtur, apo të paraqiste një histori tërheqëse, siç bëhet në shumë romane e filma, si për shembull në “Dashuria është një gjë e mrekullueshme” të Han Suin-t, duke vënë theksin në dallimet racore e kulturore. Përkundrazi, Berisha projektoi veten në kushtet e përshkimit (kalimit) të një rruge të ashpër e thellësisht të vështirë nëpërmjet së cilës mbërrin i rilindur para vdekjes. Pra, rrëfim e kungim, ku të dyja bëhen duke u përballur me kontradiktat, me shpresat dhe me ëndrrat e veta, për të vështruar më qartë qenësinë e veprimeve, për të kuptuar më thellë substancën e ëndrrave, projektet e fatit, thelbin e origjinës së vet, atë të traditave. Feja e të parëve, e mbrujtur me besime, besëtytni, mitologji, halucinacione, që, të gjitha së bashku krijojnë një kuadër të pasur me nuanca në përqasjen - ballafaqimin jo gjithmonë të krahasueshëm mes tyre dhe kështu protagonisti i romanit, Gjin Bardhela i Ndrè Bua Petës, gjendet në pafundësinë e një udhëtimi metafizik që hap njëkohësisht portat e ferrit e të parajsës, që mbruhet (përftohen) hap pas hapi nga përvoja e cila i ofrohet nga kujtimet, nostalgjia, nëpërmjet përsiatjeve që shndërrohen në poezi të vërtetë. Do të shohim që në një moment të veçantë Gjini do të takojë jo rastësisht Jeronim de Radën, që do t’i mundësojë një përvojë të jashtëzakonshme duke përballur misterin e krijimit artistik. Që nga fillimi “Hijet e muzgut të lodhur luanin padjallëzisht me jehonën e gurgullimës së Lumit të Madh të Maqit; përngjanin në shtojzovalle të brishta, që ringjallen në ndërrime stinësh.”, parashenjëzohet që zhvillimi i romanit nuk do të bazohet në gërshetimin e thjeshtë e në përshkrimin e aventurave që do të lejojnë rrjedhën e ngjarjeve të tjera vijuese, por brejtja në botën e brendshme të Gjin Bardhelës, gjendja e tij e veçantë në një hapësirë neutrale mes jetës dhe vdekjes, ku çdo gjë shndërrohet, bëhet e ndryshueshme dhe më intensive sesa është në të vërtetë. Në dallgët e jetës Gjini bëhet pré e sugjestioneve që shfaqen gjithandej duke i krijuar një pështjellim në mendje e në zemër, jo si fantazmat që duan ta fajësojnë apo t’i mësojnë diçka, por si realitet që ka humbur fosilet e kohës e është bërë njësh me të tashmen, duke mbetur në të njëjtin rrafsh me të. Faktikisht, siç ndodh në romanet e dy shkrimtarëve të mëdhenj të Amerikës Jugore, Manuel Scorza e Juan Rulfo, veçanërisht në romanin “Pedro Paramo” të Rulfo-s, jeta e vdekja paraqiten të ndërlidhura ashtu si hija dhe drita, pritja dhe arritja, mëshira dhe dashuria, bukuria dhe mallkimi. Udhëtimi duhet të kalojë nëpër të gjitha përvojat e jetës, filluar nga fëmijëria, dhe ja përse rikthehet në kujtesë gjyshja Mari, rikthehen i ati dhe e ëma, pasionet e harxhuara apo ato të mbetura në gjysmëterr, rikthehen dashuritë e shkuara, vallet, ritet që lënë gjurmë përgjithmonë në sjelljet e Gjinit, në çiltërsinë e ndjenjave që ai nuk arrin t’i udhëheqë dhe të jetojë në tërësinë e tyre dhe në ndërgjegjësinë e vet më të plotë. Me aftësi të veçantë, Anton Nikë Berisha ndërlidh në kontekstin e romanit, nga njëra anë, legjendat e përrallat, si pjesë e traditave të rrënjosura të ngulimeve arbëreshe e, nga ana tjetër, edhe tërësinë e paragjykimeve që shkallë - shkallë janë shndërruar në një mënyrë të ekzistimit e të perceptimit të realitetit. Në këtë këndvështrim romani përfton kuptime antropologjike të një efikasiteti të rrallë, edhe për faktin që vendos protagonistin në brendësi të një bote gati magjike, me pasoja që vënë në dukje shkaqe tashmë të rrënjosura e të metamorfozuara në një natyrë të dytë. Disa kapituj janë veçanërisht të rëndësishëm për të kuptuar në thellësi atë që mbetet në veprimet e përditshmërisë (fjala vjen, të shihen kapitulli i tretë me titull “Këmisha e gjarprit”, apo i dymbëdhjeti, “Plaka që zhbënte magjitë”, të cilët hedhin dritë për të kuptuar deri në fund atë që mbetet prej së përditshmes dhe atë çka e bën jetën ëndërruese e të domosdoshme, në fund të së cilës, shfaqen mbetjet e palëvizshme që vetëm kur arrihet të kuptohet se “Edhe jeta vetë është një shtegtim”, lartësohen në sipërfaqe e shndërrohen në copëza ylberi ose në thithëlopa mllefi. Do të duhej të flitej për shumë gjëra të këtij romani, duke filluar nga kompleksiteti i tij e të përfundohet me vëzhgimet e hollësishme për botën shqiptare dhe atë arbëreshe; do të duhej të analizohej më gjatë struktura (e tekstit të romanit) që Anton Nikë Berisha e ndërton me përsosmërinë e një arkitekti e do të duhej të diskutohej më hollësisht për qëllimet dhe përfundimet në këndvështrimin ideologjik apo idealist, por ajo që më intereson më tepër është vënia në dukje e shtresëzimit poetik të krijesës së tij të lartë artistike, e artit të vetëdijshëm të vështrimit të argumenteve nëpërmjet sugjerimit poetik, por, në të njëjtën kohë, pasional e analitik. Në fund të fundit, një vepër letrare vlen më tepër për mënyrën se si paraqitet, për cilësinë e shprehjes së saj artistike. Rezultati është fare i qartë: është një roman tepër i rëndësishëm i cili, që kur u botua më 2002 në Prishtinë, ndërsa në Itali vetëm pas një dhjetëvjeçari, duhej të kishte zgjuar interesim të drejtpërdrejtë nga njerëz të vendeve të ndryshme, jo vetëm të Arbërisë, por edhe të mbarë Evropës. Berisha është shkrimtar i kompletuar, asgjë nuk lë pa analizuar hollësisht; ai ndërthur lirizmin dhe tendencën e tij drejt metafizikës me një mesazh jo të vagëlluar, por të fortë e të vendosur, të mbajtur në krenarinë dhe ndjenjën e përkatësisë, në kuptimin e jetës dhe në shtigjet që i paraprijnë rilindjes shpirtërore. Veç kësaj, për lexuesit do të ishte e këndshme të ndiheshin bashkudhëtarë të autorit që i lejon vetes hyrjen në shtjellën e zërave misteriozë, ndoshta sepse “Ishte terri i natës që i vinte në gjumë të rëndë ose i zhbënte fryma e vdekjes?”. Duhet vënë në dukje se përkthimi në italisht nga Albana Alia është shumë i saktë dhe i rrjedhshëm; ajo ka arritur të përmbushë madje edhe ritmin e rrëfimit të origjinalit duke ruajtur në skajshmëri thellësinë e kuptimit të tekstit dhe bukurinë e shprehjes artistike. Kozencë, korrik 2013 Shënim: Dante Maffìa është një personalitet i madh i botës kulturore italiane e ndërkombëtare. Poet, novelist, eseist, kritik arti, themelues revistash të shquara, bashkëpunëtor në gazeta e revista të ndryshme; një nga figurat më të rëndësishme të panoramës letrare italiane. Ka fituar çmime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Në vitin 2004 është dekoruar me medaljen e artë të kulturës italiane nga Presidenti i Republikës. Në vitin 2010 mori çmimin “G. Matteotti” për letërsinë italiane. Për veprat e tij kanë shkruar autorë të rëndësishëm të letërsisë italiane e botërore si: Pasolini, Calvino, Bufalino, Sciascia, Caproni, De Mauro, Magris, Zanzotto, Sansone, Sapegno, Spaziani, Maraini, Bevilacqua, Moravia, Luzi, Chiodo e shumë të tjerë. Është formuar një Komitet për Çmimin Nobel për Dante Maffia-n, ku marrin pjesë shkrimtarë e akademikë të një rangu të lartë. Photo: Kosovë...Gazeta “Bota Sot”... 26 gusht, 2013 Jehona e romanit “La sete pietrificata” të Anton Nikë Berishës në Itali SHTRESËZIMI POETIK I NJË KRIJESE TË LARTË ARTISTIKE Anton Nikë Berisha, “La sete pietrificata”. Luigi Pellegrini Editore, Cosenza, 2013, f. 176. E përktheu në italisht Albana Alia (Titulli i romanit në shqip “Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar”, Faik Konica, Prishtinë, 2002). Shkruan: Dante Maffia (përktheu Albana Alia) “Thonë se zakonisht e teproj”, shkruan në përfundim të recensionit të tij Domenico Corradini H. Broussard e, më pas, shton se vepra “Etja e gurëzuar” i ka sugjeruar një “solo për violinë”, sikur të përpiqej të justifikonte shprehjet e veta që i përkasin nivelit të lartë teorik e artistik dhe trajtimit të arrirë e të hollësishëm. Mirëpo, nuk mund të bënte ndryshe; askush prej lexuesve që do të hynte në faqet e këtij libri nuk do të mund të sillej ndryshe për disa arsye. Në një kohë shterpë si kjo e tashmja, që shkon drejt një vorbulle të një letërsie gjithnjë e më tepër të konsumit, të cilësuar nga mungesat e tensioneve shpirtërore dhe etike, të gjendesh përballë një argumentimi të këtij lloji, që niset prej kohëve më të largëta dhe shqyrton çështje të ndërliqshme si ajo e identitetit, është një ndërmarrje që pranohet me kënaqësi nëse ke të bësh me leximin e përshtatshëm, nëse adhuron poezinë, nëse ke për zemër dëshirën për t’i sqaruar vetes dhe të tjerëve motivin e një pështjellimi tashmë universal që po zhvendos popullata të tëra nga njëra anë e kontinenteve në tjetrën. Berisha nuk është dorëzuar, edhe pse kishte mundësinë të luante letrën e thjeshtë të përkatësisë duke e shndërruar atë në një flamur për ta shpalosur e për ta mbrojtur, apo të paraqiste një histori tërheqëse, siç bëhet në shumë romane e filma, si për shembull në “Dashuria është një gjë e mrekullueshme” të Han Suin-t, duke vënë theksin në dallimet racore e kulturore. Përkundrazi, Berisha projektoi veten në kushtet e përshkimit (kalimit) të një rruge të ashpër e thellësisht të vështirë nëpërmjet së cilës mbërrin i rilindur para vdekjes. Pra, rrëfim e kungim, ku të dyja bëhen duke u përballur me kontradiktat, me shpresat dhe me ëndrrat e veta, për të vështruar më qartë qenësinë e veprimeve, për të kuptuar më thellë substancën e ëndrrave, projektet e fatit, thelbin e origjinës së vet, atë të traditave. Feja e të parëve, e mbrujtur me besime, besëtytni, mitologji, halucinacione, që, të gjitha së bashku krijojnë një kuadër të pasur me nuanca në përqasjen - ballafaqimin jo gjithmonë të krahasueshëm mes tyre dhe kështu protagonisti i romanit, Gjin Bardhela i Ndrè Bua Petës, gjendet në pafundësinë e një udhëtimi metafizik që hap njëkohësisht portat e ferrit e të parajsës, që mbruhet (përftohen) hap pas hapi nga përvoja e cila i ofrohet nga kujtimet, nostalgjia, nëpërmjet përsiatjeve që shndërrohen në poezi të vërtetë. Do të shohim që në një moment të veçantë Gjini do të takojë jo rastësisht Jeronim de Radën, që do t’i mundësojë një përvojë të jashtëzakonshme duke përballur misterin e krijimit artistik. Që nga fillimi “Hijet e muzgut të lodhur luanin padjallëzisht me jehonën e gurgullimës së Lumit të Madh të Maqit; përngjanin në shtojzovalle të brishta, që ringjallen në ndërrime stinësh.”, parashenjëzohet që zhvillimi i romanit nuk do të bazohet në gërshetimin e thjeshtë e në përshkrimin e aventurave që do të lejojnë rrjedhën e ngjarjeve të tjera vijuese, por brejtja në botën e brendshme të Gjin Bardhelës, gjendja e tij e veçantë në një hapësirë neutrale mes jetës dhe vdekjes, ku çdo gjë shndërrohet, bëhet e ndryshueshme dhe më intensive sesa është në të vërtetë. Në dallgët e jetës Gjini bëhet pré e sugjestioneve që shfaqen gjithandej duke i krijuar një pështjellim në mendje e në zemër, jo si fantazmat që duan ta fajësojnë apo t’i mësojnë diçka, por si realitet që ka humbur fosilet e kohës e është bërë njësh me të tashmen, duke mbetur në të njëjtin rrafsh me të. Faktikisht, siç ndodh në romanet e dy shkrimtarëve të mëdhenj të Amerikës Jugore, Manuel Scorza e Juan Rulfo, veçanërisht në romanin “Pedro Paramo” të Rulfo-s, jeta e vdekja paraqiten të ndërlidhura ashtu si hija dhe drita, pritja dhe arritja, mëshira dhe dashuria, bukuria dhe mallkimi. Udhëtimi duhet të kalojë nëpër të gjitha përvojat e jetës, filluar nga fëmijëria, dhe ja përse rikthehet në kujtesë gjyshja Mari, rikthehen i ati dhe e ëma, pasionet e harxhuara apo ato të mbetura në gjysmëterr, rikthehen dashuritë e shkuara, vallet, ritet që lënë gjurmë përgjithmonë në sjelljet e Gjinit, në çiltërsinë e ndjenjave që ai nuk arrin t’i udhëheqë dhe të jetojë në tërësinë e tyre dhe në ndërgjegjësinë e vet më të plotë. Me aftësi të veçantë, Anton Nikë Berisha ndërlidh në kontekstin e romanit, nga njëra anë, legjendat e përrallat, si pjesë e traditave të rrënjosura të ngulimeve arbëreshe e, nga ana tjetër, edhe tërësinë e paragjykimeve që shkallë - shkallë janë shndërruar në një mënyrë të ekzistimit e të perceptimit të realitetit. Në këtë këndvështrim romani përfton kuptime antropologjike të një efikasiteti të rrallë, edhe për faktin që vendos protagonistin në brendësi të një bote gati magjike, me pasoja që vënë në dukje shkaqe tashmë të rrënjosura e të metamorfozuara në një natyrë të dytë. Disa kapituj janë veçanërisht të rëndësishëm për të kuptuar në thellësi atë që mbetet në veprimet e përditshmërisë (fjala vjen, të shihen kapitulli i tretë me titull “Këmisha e gjarprit”, apo i dymbëdhjeti, “Plaka që zhbënte magjitë”, të cilët hedhin dritë për të kuptuar deri në fund atë që mbetet prej së përditshmes dhe atë çka e bën jetën ëndërruese e të domosdoshme, në fund të së cilës, shfaqen mbetjet e palëvizshme që vetëm kur arrihet të kuptohet se “Edhe jeta vetë është një shtegtim”, lartësohen në sipërfaqe e shndërrohen në copëza ylberi ose në thithëlopa mllefi. Do të duhej të flitej për shumë gjëra të këtij romani, duke filluar nga kompleksiteti i tij e të përfundohet me vëzhgimet e hollësishme për botën shqiptare dhe atë arbëreshe; do të duhej të analizohej më gjatë struktura (e tekstit të romanit) që Anton Nikë Berisha e ndërton me përsosmërinë e një arkitekti e do të duhej të diskutohej më hollësisht për qëllimet dhe përfundimet në këndvështrimin ideologjik apo idealist, por ajo që më intereson më tepër është vënia në dukje e shtresëzimit poetik të krijesës së tij të lartë artistike, e artit të vetëdijshëm të vështrimit të argumenteve nëpërmjet sugjerimit poetik, por, në të njëjtën kohë, pasional e analitik. Në fund të fundit, një vepër letrare vlen më tepër për mënyrën se si paraqitet, për cilësinë e shprehjes së saj artistike. Rezultati është fare i qartë: është një roman tepër i rëndësishëm i cili, që kur u botua më 2002 në Prishtinë, ndërsa në Itali vetëm pas një dhjetëvjeçari, duhej të kishte zgjuar interesim të drejtpërdrejtë nga njerëz të vendeve të ndryshme, jo vetëm të Arbërisë, por edhe të mbarë Evropës. Berisha është shkrimtar i kompletuar, asgjë nuk lë pa analizuar hollësisht; ai ndërthur lirizmin dhe tendencën e tij drejt metafizikës me një mesazh jo të vagëlluar, por të fortë e të vendosur, të mbajtur në krenarinë dhe ndjenjën e përkatësisë, në kuptimin e jetës dhe në shtigjet që i paraprijnë rilindjes shpirtërore. Veç kësaj, për lexuesit do të ishte e këndshme të ndiheshin bashkudhëtarë të autorit që i lejon vetes hyrjen në shtjellën e zërave misteriozë, ndoshta sepse “Ishte terri i natës që i vinte në gjumë të rëndë ose i zhbënte fryma e vdekjes?”. Duhet vënë në dukje se përkthimi në italisht nga Albana Alia është shumë i saktë dhe i rrjedhshëm; ajo ka arritur të përmbushë madje edhe ritmin e rrëfimit të origjinalit duke ruajtur në skajshmëri thellësinë e kuptimit të tekstit dhe bukurinë e shprehjes artistike. Kozencë, korrik 2013 Shënim: Dante Maffìa është një personalitet i madh i botës kulturore italiane e ndërkombëtare. Poet, novelist, eseist, kritik arti, themelues revistash të shquara, bashkëpunëtor në gazeta e revista të ndryshme; një nga figurat më të rëndësishme të panoramës letrare italiane. Ka fituar çmime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Në vitin 2004 është dekoruar me medaljen e artë të kulturës italiane nga Presidenti i Republikës. Në vitin 2010 mori çmimin “G. Matteotti” për letërsinë italiane. Për veprat e tij kanë shkruar autorë të rëndësishëm të letërsisë italiane e botërore si: Pasolini, Calvino, Bufalino, Sciascia, Caproni, De Mauro, Magris, Zanzotto, Sansone, Sapegno, Spaziani, Maraini, Bevilacqua, Moravia, Luzi, Chiodo e shumë të tjerë. Është formuar një Komitet për Çmimin Nobel për Dante Maffia-n, ku marrin pjesë shkrimtarë e akademikë të një rangu të lartë.
Posted on: Tue, 27 Aug 2013 14:27:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015