Kreshnik Spahiu, letër e hapur për - TopicsExpress



          

Kreshnik Spahiu, letër e hapur për votuesit. Përshëndetje Nga Kreshnik Spahiu Kjo letër në duart tuaja është më e thjeshta mes mijëra posterave të partive politike. Unë do dëshiroja që komunikimin me Ju ta kisha nëpërmjet mediave por dy pronarët e mëdhenj Rama dhe Berisha i kanë mbyllur të gjitha ekranet e TV dhe gazetat për mitingjet dhe aktivitetet KuqeZi. Pasi na kycën nga çdo edicion lajmesh ne zgjodhëm rrugën, atje ku ata e kanë hedhur popullin. E gjitha kjo sepse ne vendosëm të jemi me Ju dhe jo me ata. Ata premtuan bashkimin kombëtar por mbollën urrejtjen mes krahinave, komuniteteve dhe besimeve duke shkaktuar afro 1 milion shqiptarë të shkombëtarizoheshin duke ndryshuar emër, mbiemër, fe dhe kombësi. Ata na ofruan integrimin dhe na bën peshqesh izolimin. Ata besojnë tek përjetësia e tyre politike dhe duan t’i mbyllin ç’do shteg kufizimit te mandateve. Ata u munduan të na e vrasin besimin tonë në Zot dhe në Atdhe. Për ne "Zoti është i pari dhe Shqipëria mbi të gjitha”. Ne shqipëtarët nuk besojmë tek profet të majtë apo të djathtë, që ata ta ndajnë popullin në turma gjysma demokrat dhe gjysma socialist. Ata mendojnë se ne jemi bagëtia dhe ata janë bariu, e ku ne mund të jetojmë si kafshë në një vend pa dinjitet, pa punë, pa siguri për jetën, pronën dhe familjen. Ata i shërbyen agjenturave antishqiptare greke dhe serbe duke punuar kundër kombit dhe tmerrohen që ne pas disa ditësh do lexojmë dosjet e tyre. Vëllezër dhe motra nuk e ndryshon Zoti gjëndjen e një populli, pa ndryshuar ai popull fillimisht gjendjen e tij. Ata u munduan të na ndajnë në të kuq dhe në blu, por historia jonë patriotike i ka rrënjët më 1444 me heroin tonë kombëtar Gjergj Katriot Skënderbej që u kthye për të na bashkuar me flamurin kuqezi. Ne kemi detyrimin të realizojmë aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar. Shqipëria pas 100 vitesh shtet meriton të përfaqësohet në Parlament nga Aleanca KUQeZI si e vetmja forcë patriotike dhe që kjo të bëhet realitet me bekim nga Zoti Ju ftojmë të votoni Shqip, të votoni KUQeZi, të votoni 65. Vëllazërisht Kreshnik Spahiu
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 14:01:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015