Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e partisë, - TopicsExpress



          

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e partisë, për të hapur garën për kreun e ri. Ai ka thënë se PD ka nevojë për një fillim të ri. “Unë thirra këtë mbledhje Kryesie me qëllimin që të hapet sot dhe në ditët në vazhdim gara për zgjedhjen e lidershipit të re të PD-së. Partia jonë ka pësuar një humbje të qartë dhe ajo ka nevojë për një fillim të ri dhe të fuqishëm. Ëshë në detyrimin tonë më madhor moral t’i japim asaj një mbështetje totale për fillimin e saj të ri më të fuqishëm që ajo ka pasur ndonjëherë. Së pari, PD vërtet ka humbur betejën, por ka forcat më të kualifikuara të këtij vendi, të cilat janë pjesë thelbësore e të gjitha arritjeve tona këto 8 vite. Këto burime njerëzore janë të vendosur sot më shumë se kurrë të vazhdojnë mbështetjen e alternativës për Shqipërinë një vend i zhvilluar. Partia Demokratike ka një numër shumë të madh anëtarësh militant të saj, të cilët janë më të vendosur se kurrë të qendrojnë dhe të përgatiten me seriozitetin më të madh për t’u përgatitur për betejën e ardhshme. Së treti, një fillim i ri do të bëhet nga grupi parlament i PD-së. Ky grup deputetësh është më I kualifikuari që ka pasur ndonjëherë opozita, pavarësisht se nuk është më i madhi. Ky është një grup lartësisht i kualifikuar për të bërë opozitë”, ka thënë Berisha. Sipas tij, kreu i ri i PD-së do të zgjidhet nga parimi një anëtar, një votë. “Një fillim i ri do të ishte i pamundur pa një lidership të ri, ndaj dhe kemi detyrën kryesore dhe immediate për të hapur procedurën për zgjedhjen e lidershipit të ri. Lidershipi i ri ka fatin të ketë trashëgiminë e mirë të partisë sonë, vizionin e saj. Në këtë konteks, ai nuk mund të zgjidhet nga Kongresi i partisë, por nga parimi një anëtar, një votë. Ndaj u bëj apel anëtarëve të PD-së ta konsiderojnë këtë si një rol thelbësor për një fillim të ri të PD-së. Nuk kam kërkesë miqësore ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, që të kontribuojë me votën e tij në një process që do të hedhë themelet e fillimit të rid he të suksesshëm të PD-së. Ne kemi qenë parti e fillimit të rejave. Ky është më i vërteti i të gjitha fillimeve të reja”, tha Berisha. Ndërkohë, duket se Kryesia e PD-së nuk do të bëjë një analizë për humbjen e thellë të zgjedhjeve, pasi Berisha tha se këtë gjë do ta bëjë lidershipi i ri. “Lidershipi i ri do të bëjë të gjitha analizat e kësaj humbje, e cila është serioze, shumëplanëshe, e cila nuk do të kalojë pa një analizë. Ai që humbet ndihet njeriu më fatkeq, pasi ai ka bërë gjithçka për të fituar. Por ne nuk bëjmë gjah kurrë, unë nuk jam në këtë filozofi. Kjo është staliniste. Kryesia mund të jepte dorëheqjen, por nuk ka pse ta bëjë, pasi lidershipi i ri do të formojë Kryesinë e re. E dhe kryetari dorëheqjen, nuk ka pse e japë edhe Kryesia”, tha Berisha. Ai pohoi se nëse do të donte, mund ta zgjidhte vetë pasardhësin e tij, por këtë gjë ua ka lënë anëtarëve të PD-së. “Nëse unë do doja ta zgjidhja vetë pasardhësin, unë mund ta bëja këtë. Por, kam vendosur që atë ta zgjedhë anëtarësia. Cilido mund të konkurrojë për kreun e PD-së. Pas një jave strukturat janë gati për të dëgjuar kandidatët”.
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 12:19:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015