Krim e ndëshkim për Sali Berishën Nga Kolec TRABOINI Tani - TopicsExpress



          

Krim e ndëshkim për Sali Berishën Nga Kolec TRABOINI Tani që Sali Berisha aktivizoi celulat e tij në një antiamerikanadë të hapur, i ndjekur nga beniamini i tij politik në tentativë për ti shfrytëzuar protestat civile për qëllime politike, është koha më e mirë që Sali Berisha të arrestohet, të dërgohet në qeli dhe më pas të përballet me drejtësinë. Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetem se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesmarrës direkt në krime të përbindëshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gerdec ku protagonist ishte edhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalishjt, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me sherbimin sekret UDB-n të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shetituren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qënë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardes, por ai e ka ndjekur situaten dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qënë urdhëri i tij personal për të qëlluat mbi demostruesit paqësor, aq më tepër se ai krijoj rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çeshtjes Gërdeci e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazëm që fitonte para në mënyrë të paligjëshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshinj gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkelzën Berisha i cili është e ngjashme që nëpëmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çeshtje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtesinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeminister dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të këshillit të Sigurisë kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mëndësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetrore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtesisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të jap pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti. MARRE NGA BLLOGU I TIJ.
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 15:56:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015