Krimi dhe ndëshkimi – version shqiptar Ilir Seci “Babai im - TopicsExpress



          

Krimi dhe ndëshkimi – version shqiptar Ilir Seci “Babai im nuk më tregoi kurrë për Borovën. Tani që zbulova aktet çnjerëzore, figura e tij më është kthyer përmbys”-u shpreh Markus Burger i cili pasi ka shfletuar ditarin që kishte fshehur i ati, Anton Burger, kishte mësuar mbi krimin. Në ditar ishin përshkruar lëvizjet e trupave gjermane gjatë luftës dhe në rreshtat e lexuar ai ka mundur të kuptojë se babai i tij ka qenë pjesë e atyre ushtarëve që masakruan fëmijë, gra e burra. Pasi është lidhur me ambasadën, ai ka mundur të kontaktojë me përfaqësuesit e zonës dhe më pas të vijë në Shqipëri me daten 6 korrik 2013 në 70 vjetorin e kësaj masakre… Ardhja e gjermanit dhe kërkesa e ndjesës nga ana e tij për krimet e babait pati njëfarë jehone në shtypin shqiptar por jo aq sa duhet…U diskutua në disa plane por në shumicën e analizave nuk u theksua mesazhi aq i fuqishëm i këtij akti kaq qytetar dhe aq njerëzor të gjermanit Markus Burger… Erdhi të kërkonte falje për krimet e babait në një vend ku askush nuk e priste dhe as e kërkonte një gjë të tillë! Markus Burger mund të kishte vazhduar jetën e vet i qetë sepse ai nuk kishte asnjë lidhje me krimet e të atit e as nuk kishte lindur në atë kohë! Krime të kryera në një vend të huaj, kur i ati ashtu si shumica e ushtarëve ishte i detyruar të zbatonte ligjin e t’u bindej komandantëve ushtarakë. Mirëpo Burger ndjen keqardhje sepse kërkon që të qetësojë ndërgjegjen e vet… “Të qetësosh ndërgjegjen! ”-Nuk di po sikur ngjan ironike një frazë e tillë që përkthyer në gjuhën shqipe mbart kuptimisht mbi 70 vjët ndërgjegje të vrarë, krim shtetëror, vrasje dhe burgosjet politike siç ishte praktika e viteve të diktaturës, praktika normale të jetës dhe punës. Ngjan sarkastike bile një frazë e tillë në një vend si Shqiperia pësoi një shndërrim demokratik falë një “revolucioni të kadifenjtë” dhe ku asnjëherë nuk u analizuan dhe nuk u dhanë konkluzionet se përse vendi ynë përfundoi në atë humnerë totalitare si ishte sistemi enverist gjysëmshekullor! Akti i gjermanit Burger edhe pse shumë human e qytetar nuk e mori vëmendjen e duhur pikërisht sepse siç thotë populli: “Ne shtepine e te varurit nuk permndet litari! ”…Sepse po të mendojë kush ndonjëherë që të qetësojë ndërgjegjen në Shqipëri nuk di nga t’ia niste më parë… Kur nisen proceset e shndërrimeve demokratike u trumbetua me të madhe se do të vendosej drejtësia, se do dënoheshin kriminelët e sistemit dhe sapo u shpresua se PD forca e re që mori votën plebishitare për shndërrime kreu i saj Sali Berisha lëshoi bombën “Të gjithë bashkëfajtorë e të gjithë bashkëvuajtës!”…Domethënë ideja e fajtorit kolektiv?! Si ti i nderuar i burgosur politik, si ti i lindur e rritur në internim jeni njësoj fajtorë me atë anëtarin e byrosë politike, jeni njesoj fajtorë për krimet e diktaturës dhe për gjithshka tjetër! Dhe për ta bërë edhe me tragjikomike farsën e vendosjes së drejtesisë u stisën ca gjyqe që për prova të krimeve të diktaturës nuk kishin numërimin e të zhdukurve e vrarëve por numërimin e filxhanëve të kafesë servirur në Bllok! ”Bashkëfajtore dhe bashkëvuajtës!… Asnjëherë qoftë edhe për opinion nuk u kërkua ndjesë, nuk u kërkua falje për gjithë atë padrejtësi që u bë ato vite ndaj familjeve të të vrarëve e pushkatuarve pa gjyqe mijërave të internuar padrejtësisht, mijëra të shpronësuarve anembanë vendit! Berishës si ish sekretar i organizatës bazë të Partisë i takonte të kërkonte ndjesë! I takonte ashtu si shumicës së shqiptarëve që në një mënurë apo tjetrën dështuan në mbrojtjen e bashkëqytetarëve me të cilët ndajnë të njëjtin gjak e jetonin në të njëtin atdhe! Në vitin 1996, me afrimin e zgjedhjeve të majit të atij viti Berisha vendos në mënyrë diabolike të intrumentalizojë të kaluarën e të përdorë dosjet e diktaturës si mjet për zbutjen e kundërshtarëve. Ajo ishte farsae dytë sepse me “Ligjin për Gjenocidin” përsëri drejtësia u kthye në mjet politik për përdorim vetjak. Dosjet u tundeshin para syve të gjithëve atyre që nuk zbuteshin përjashtoheshin nga listat e deputetëve. Asgjëkundi drejtësi… pastaj ngjau cfarë ngjau në vitin 1997 dhe dosjet e krimet e diktaturës u harruan nga tronditja e krimeve dhe tmerrit të kaosit te 97-ës një klimë e cila krijoi tymnajën perfekte për të mbuluar rikthimin në pushtet të ish-komunistëve disa nga te cilët edhe ish-ministra të diktaturës!? U rikthyen e asnjëherë nuk kërkuan falje për krimet e veta e të baballarëve të tyre me të cilët në të vërtetë mburreshin me të madhe! Dhe këta bij kriminelësh të kuq nuk ishin si gjermani Burger që as ka ambicje politike e jo më të bëhet kryeministër! Skënder Gjinushi, Fatos Klosi, Fatos Nano që erdhën në pushtet mbas 1997 ishin drejtpërdrejtë funksionarë të diktaturës dhe bij të etërve vrasës por asnjëherë nuk menduan të kërkojnë falje… Nga ajo kohë, pra që nga 1997 e deri më sot, krimet e diktaturës dhe ndjesa publike për to janë arshivuar në arshivat e harresës dhe vetëm për ndonjë përdorim përngut ditor përmendet “Lustracioni”…Gjithshka u mbulua nga pluhuri në një shoqëri me kujtesë të shkurtër ku as mendonte kush për të përndjekurit politikë as kur ata vetësakrifikoheshin në akte sublime duke u djegur demostrativisht, njëri nga ata Lirak Çelaj edhe vdiq si pasojë e atyre djegieve! Mirëpo e gjitha has në indiferencën e pushtetit “demokratik”, në indiferencën shoqërore të një shoqërie që ishte indiferente kur këta njerëz u dënuar e vazhdoi të jetë indiferente kur këta u vetëflijuan! Vetëm opozita e asaj kohe artikuloi mbështetje për këta të burgosur politikë kuptohet për përdorim politik sepse me të vërtetë ishte sarkazëm që Gramoz Ruci ish-funksionar i Ministrisë së Brendshme u qante hallin viktimave të veta!… Moszbardhja e këtyre krimeve të diktaturës, mosvendosja e drejtësisë rëndon mbi kujtesën kolektive duam apo nuk duam ne, sa kohë që nuk janë dënuar kriminelët, sa kohë që nuk është bërë distancimi nga ajo e kaluar, ndërgjegjet nuk janë të qeta e shoqëria vazhdimisht do ketë problem në funksionim normal… Gjermani Markus Burger një njeri i thjeshtë kërkon falje për krimet e babait kurse kryeministri i ardhshëm Edi Rama as mendon të kërkoje falje për krimet e baballarëve të shumtë që ka në Partinë e vet e më së pari të babait të vet me firmën e te cilit është varur poeti i fundit në kontinentin evropian, Havzi Nela! Jo vetëm që nuk kërkon falje Rama por është edhe krenar për Kristaq Ramën funksionarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve?! Mëso nga gjermani Markus Burger z. Rama…meqë flisni për standarte e shkuarje në Evropë! Demokraci pa drejtësi nuk ka! Nëntë ditë mbasi gjermani Markus Burger kërkoi ndjesë, në të njëtin muaj më 15 korrik në Mallakastër mbahet një ceremoni ku nderohet kujtimi i Mehmet Shehut një nga pjesëmarrësit aktivë të LANCL-së, ku merr pjesë pikërisht një nga figurat drejtuese të Partisë Socialiste Gramoz Ruci gjegjësisht ish-funksiuonari i fundit i diktaturës komuniste shqiptare që është ende politikan aktiv… Jehona e ndjesës së gjermanit u përkthye kështu në mendjet e ish-ministrave të diktaturës komuniste: nderim për kriminelët! Arta Dade një tjetër figurë e PS-së nxiton të përfitojë nga momenti dhe qytetaria e gjermanit dhe sugjeron datën e masakrës së Borovës si ditë evropiane të kujtesës… Ide e mire znj. Dade por a nuk do ishte më mirë që ju e para t’u kërkonit falje viktimave të djalit tuaj?! Ne shqiptarët jemi një komb që ushqejmë simpati ndaj gjermanëve…tifozë sporti me atë ekip gjerman ka më së shumti në Shqipëri. Admirojme forcën dhe vitalitetin e atij kombi që doli nga Lufta e Dytë si humbës dhe u kthye në fuqinë e dytë ekonomike të botës! Por nuk njohim sa duhet udhën nëpër të cilën ai komb kaloi për të bërë “katarsis” moral për ndarjen nga e keqja, dënimet e kriminelëve dhe procesin e denazifikimit që cliroi shpirtërat e qetësoi ndërgjegjet! Bazat mbi të cilat ecën një komb janë Edukimi dhe Besimi…aty janë themelet që ndërtohet një shoqëri e shëndoshë! Cfare niveli kanë këto baza në vendin tonë?! . . . Ja ku e keni përgjigjien…shikoni Gjermaninë dhe shikojeni Shqipërinë! Pse Shqipëria nuk është Gjermani?! Markus Burger që vjen e kërkon falje në Borovë sjell modelin gjerman…Gramoz Ruci që në të njëtin muaj nderon kriminelin e kuq Mehmet Shehu sjell modelin shqiptar…
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 11:54:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015