Kristo DAKO Historian, Publicist. Veprimtar i Çështjes - TopicsExpress



          

Kristo DAKO Historian, Publicist. Veprimtar i Çështjes Kombëtare Shqiptare AHMET ZOGU Nga informatat që kemi mbledhur nga goja e pleqvet, që kanë patur kontakte të ngushta me shtëpinë e respektuar të Zogut, kuptohet se themeluesi i Oxhakut të vjetër të Dinastisë së sotme kombëtare, është një stërgjysh i Sovranit tonë, i cili quhej Zogu i Madh. Legjenda thotë se ky ishte nga katundi Zogaj i Malësisë së Kosovës, (asokohe, keshtu thirrej Qarku i sotem i Kukesit) një nga të katër krerët, që jo vetëm nuk iu nënshtrua sundimit Turk, por dhe e mësynin me fuqitë e tyne sa herë iu vinte dore. Nga ky shkak Turqia vendosi të fitojë me çdo kusht miqësinë e tyre për ta përdorur guximin, trimërinë dhe influencën që kishin për të nënshtruar krahinat e tjera të Shqipërisë. Ajo hyri menjëherë në bisedë me ta duke ju premtuar se do t’i bënte komandantë dhe sundimtarë në krahina me rëndësi. Në bisedime e sipër Gjini një nga të katër krerët, që banonte në katundin Gjinin të malësisë së Kosovës, u bind dhe pranoi. Turqia i dha si shpërblim sundimin e sanxhakut të Prishtinës, ku oxhaku i tij sundoi brez pas brezi, nën emrin Gjinolli. Po kështu dhe pjestarit tjetër Derri, i cili babnonte në një katund të vogël afër Kukësit meqenëse pranoi dhe ai marrëveshjen , Turqia i dha si shpërblim sundimin e sanxhakut të Tetovës, ku fisi familijar jetoi bir pas biri nën titullin Derrolli. Kurse të dy krerët e tjerë Zogu prej katundit Zogaj, në Malësi të Kosovës dhe Prijësi i Shtëpisë së Gjonmarkaj, që ishte nga Qafa e Morinës së Kosovës, e refuzuan kategorikisht propozimin e Turqisë dhe vazhduan luftën. Atëherë Komandanti Turk kërkoi forca të tjera nga Qeveria e tij, dhe më të shumtën e këtyre forcave e përdori kundër tyre, derisa i shtërngoi të lenë vendin dhe të vendosen së bashku me pasonjësit e tyre, në krahina më të forta, më strategjike. Në këto rrethana ardhi Zogu dhe zuri vend në Selitë që ishte kufi me Matin e që këtej vazhdoi të mësyjë turqit, duke futur në dorë pjesën më të madhe e më të fortë të Matit. Kështu që nën sundimin e tij u futën dhe oxhakët e Çelës dhe të Allamanëve. Me një fjalë këto janë ato pak veprime patriotike të Prijësit të parë të Shtëpisë së Zogut, sa populli duke admiruar trimërinë e tij, i dha titullin Zogu i Madh. I biri i tij, jo vetëm që nuk u bë pre e Turqisë, po dhe e vazhdoi luftën për ca kohë. Populli e ka quajtur nën emrin Zogu i Vogël. Më vonë pasi ishin ulur gjakrat dhe Turqia duke përfituar nga kjo, i vuri përseri përpara propozimet e saj për një marrëveshje dypalëshe. Zogu i Vogël kësaj rradhe i pranoi po me kusht që gjatë sundimit të tij në krahinën e Matit të ishte indipendent, vetëm në kohë lufte duhej t’i ndihmonte Turqisë. Që prej kësaj kohe Qeveria Turke e njohu zyrtarisht Shtëpinë e Zogut si sundimtare në Mat me të drejta hereditare nën titullin Zogolli, që do me thënë i biri i Zogut. Pas këtyre dy përfaqësuesve të shquar të Shtëpisë Zogu, vijuan pesë breza. Historia përmend me shumë lavdërime emrin e Abdullah Beut, i cili ishte djali më i vogël i Zogut dhe që ra dëshmor, më 1621 duke luftuar për vetëqeverinë e Shqipërisë, i biri i Abdulla Beut, Ahmet Pasha Zogu dhe i biri i këtij, Mahmud Pasha Zogu vazhduan të sundojnë në Mat, njëri pas tjetrit, si trashgimtarë të familjes Zogu... ____________________ Fragment i marrë nga monografia e Kristo Dakos “Ahmet Zogu, Mbret i Shqiptarëve”, në kreun e parë “Shtëpia e Madhe e Zogut”, fq. 9-11. Kjo vepër është botue në vitin 1937 në Tiranë nga Shtëpia Botonjëse “Kristo Luarasi” (themelue më 1896). Autori Dako këtë vepër e ka përfundue në vitin 1936, po e pa dritën e botimit në fillimvitin 1937, në kohën e Mbretit Zog.
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 15:10:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015