Kroacia, anëtarja e 28 e Bashkimit Europian Një minutë pas - TopicsExpress



          

Kroacia, anëtarja e 28 e Bashkimit Europian Një minutë pas mesnatës, Kroacia u bë zyrtarisht anëtarja e 28 e Bashkimit Europian, duke e shtuar bllokun me një anëtar të ri që nga zgjerimi i fundit në vitin 2007. Ceremonia e anëtarësimit të Kroacisë në Union është mbajtur në Zagreb ku është ndjekur nga personalitete të shumta Europiane. Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso iu drejtua kroatëve në gjuhën e tyre por edhe anglisht. “Të dashur miq, mirë se vini në Bashkimin Evropian. Mirësevini në Unionin Evropian”, tha ai. Kryeministri kroat Zoran Milanoviç tha se Kroacia është e gatshme për rolin e saj të ri. “Pavarësisht se çfarë thonë të tjerët për ne, duhet ta dini se ne jemi shtet i njerëzve racional, që janë realist për veten dhe shtetin e tyre, dhe rolin e shtetit të tyre në Evropë dhe në botë. Kroacia e di se nuk po shkon larg asaj se ku është, ne po qëndrojmë aty ku jemi por, me përgjegjësi të reja, përgjegjësinë për të ndihmuar vendet tjera të rajonit që t’i përmbushin kriteret për BE-së, sa më parë të jetë e mundur”, ka thënë ai. Vendi prej 4.4 milionë banorësh bëhet shteti i dytë i ish-Jugosllavisë që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004. Antarësimi shënon një moment historik në kapërcimin e të kaluarës së përgjakshme të luftës së viteve 1991-1995 për pavarësi, ku gjetën vdekjen rreth 20 mijë persona. Megjithëse anëtare e plotë e BE-së, Kroacia nuk do të jetë menjëherë pjesë e Schengenit, zonës së udhëtimit pa viza, as nuk do të përdorë monedhën euro. Anëtarësimi i Kroacisë në BE ndodh në kohën kur ajo tashmë ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe ka një papunësi prej 20%. Hyrja në BE është mirëpritur gjerësisht, por ka ende ankth mbi gjendjen e ekonomisë së BE-së.
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 06:54:25 +0000

Trending Topics



t:0px; min-height:30px;"> Glad to see Nathan Fletcher taking a commanding lead for San Diego
kona 3aychine fi 7alna mhnien fi b3athna mastorine b7obi w 7obek
ÖNCELİKLE SELAMUN ALEYKÜM EVET ARKADAŞLAR BİR YÜKSELEN
★ •★ • VIERNES 1 & SÁBADO 2 DE NOVIEMBRE ★ •★

Recently Viewed Topics




© 2015