Kryebashkiaku i Sarandes Stefan Çipa u nderua me 21 maj 2013, me - TopicsExpress



          

Kryebashkiaku i Sarandes Stefan Çipa u nderua me 21 maj 2013, me Medaljen e Arte "Aleksandri i Madh" nga Shoqata Nderkombetare per Zhvillimin e Shpirtit dhe Artit, "Kafeneja e Ideve", me President Doni Kubatis. Medalja eshte dhene dhënë në edicionin e 29-të nderkombetar te ndarjes se ketij çmimi në qytetin e kulturës, në Salaminë. Medalja e artë "Aleksandri i Madh" iu dorezua zotit Çipa në atmosferen artistike te krijuar nga programi qe shoqeroi kete ceremoni, ku performuan 60 anetaret e Korit te Muzikes Bizantine. Gjate programit te posaçëm, u bë ndarja e medaljeve per njerez te shquar greke nga disa vende të botës, te cilet kane vene gjithe qenien e tyre ne sherbim te te mires se shoqerise dhe progresit, per kontributin e tyre shoqeror apo per arritje ne fushen ku ata sherbejne. Në krye të listës ishte Kryetari i Bashkisë së Sarandës Stefan Cipa. Pas dorëzimit të Medlajes së artë nga homologu i tij në Salaminë, zoti Janis Caveris, Kryebashkiaku sarandiot Cipa, duke falenderuar për nderin që iu bë, tha ndër të tjera se megjithëqë Medalja është e nominuar për emrin e tij, ky vlerësim i takon popullit të mrekullueshëm të Sarandës, artitsëve të qytetit të vet dhe qeverisjes vendore, që drejton prej dy vjetësh. Çipa ka dhuruar si suvenir simbolin e anijes me pulëbardhën që krahët i ka si palët e flamurit shqiptar, ne shenjë mirënjohejje dhe falenderimi për Shoqatën Nderkombetare per Zhvillimin e Shpirtit dhe Artit "Kafeneja e Ideve" dhe Presidentin e saj, Dino Kubatis. Të njëjtin suvenir kreu i bashkisë së Sarandës ia dha edhe kryebashkiakut të Salaminës, Janis Caveris. Një medalje të dytë për Çipën dha në mbrëmjen gala edhe Kryetari i Klubit të UNESKOS, për departamentin e Pireut dhe të ishujve, zoti Ioanis Maronitis. E njëjta Medalje e Artë "Aleksandri i Madh" iu dha në Salamina edhe filozofes franceze Simon Le Baron, gazetarit e shkrimtarit e politologut kosovar me seli në Burksel, Jeton Kelmendi, si dhe për fabulistin delvinjot e përkthyesin Iljaz Bobaj, mjeken shkencëtare me origjinë nga Shqipëria, por e njohur në tërë Europën, Lola Mërtiri e mjaft personalitete të tjera nga Shqiperia, Greiqa dhe nga vende të tjera. Emri i Stefan Çipes etj., iu shtuan personaliteteve që Salamina ka nderuar me të njëjtën Medalje ne vite, duke nisur nga Melina Merkuri, nga Ministri i Kultures Franceze Zhak Lang, nga UNICEF, Organizata Boterore "Buzeqeshja e Femijeve", Organizata Boterore "Mjeke pa kufij", aktorja e njohur australiane Miranda Murat, shkrimtarja rumune Elena Lazar, mjeku i njohur australian Xhorxh Kaneri etj Ne ceremoninë e dorëzimit të vlerësimeve të larta, ndodhej edhe ambasadori i Shqiperisë në Athinë, Dashnor Dervishi.
Posted on: Fri, 14 Jun 2013 17:19:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015