Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i - TopicsExpress



          

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe deputeti i zonës, Danush Ademi, kanë vizituar fshatin Dubravë në komunën e Ferizajit, ku edhe është vënë gurthemeli i 44 shtëpive që do të ndërtohen për komunitetin RAE. Me këtë rast, deputeti Ademi ka ndarë mirënjohje për kryeministrin Thaçi dhe ministrin Rashiq, për mbështetjen që i kanë dhënë komunitetit RAE. Në vazhdim, po e prezantojmë të plotë fjalimin e kryeministrit Thaçi në këtë ceremoni inaugurimi: I nderuari kryetar i Ferizajt, z Agim Aliu, I nderuari ministër Rashiq, I nderuari Bajrush Xhemajli, I nderuari deputet Danush Ademi, Të nderuar përfaqësues të FSK-së, Të Policisë së Kosovës, Zëvendësministra, Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës Të nderuar ju qytetarë të komunitetit ashkali, Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’iu uroj në këtë ditë të madhe për ju dhe për qytetin e Ferizajit. Ndërtimi, apo fillimi i ndërtimit të 44 shtëpive në fshatin Dubravë, Komuna e Ferizajit, është vetëm fillimi i investimeve të fuqishme që do të ndodhin edhe në të ardhmen në komunën tuaj, për familjen tuaja, për njerëzit tuaj. Investimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për strehimin e komunitetit ashkali, ka qenë prioritet edhe më herët, është edhe sot, dhe do të mbetet edhe në të ardhmen. Unë dua t’iu siguroj se ndërtimi i 44 shtëpive, është vetëm fillimi. Ju do të keni përkrahje dhe mbështetje edhe më të fuqishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, edhe në të ardhmen. Prandaj, unë do të bashkëpunoj ngushtë me kryetarin Aliu, gjithë njerëzit në Ferizaj, që të punojmë edhe më tepër, që t’iu krijojmë kushte edhe më të mira, për jetë të gjithë komunitetit ashkali. Ne jemi takuar edhe më herët. Kemi biseduar drejtpërdrejt për hallet, shqetësimet, problemet, të cilat i keni pasur dhe i keni. Dua t’iu siguroj se ato shqetësime ne i ndajmë me ju, prandaj jemi sot në mesin tuaj, për të bërë fillimin e ndërtimit të këtyre shtëpive të reja, moderne, për një jetë të re, në Kosovën e re, në Kosovën atdhe të të gjithë qytetarëve të saj, në Kosovën evropiane. Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të shpreh respektin më të lartë për angazhimin konkret të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, për punën e tij të palodhshme që ka bërë për ju, anëtarë të komunitetit ashkali. Ne jemi takuar me deputetin Ademi, kemi diskutuar dhe ka insistuar vazhdimisht që të investohet edhe më tepër. Prandaj, ju duhet t’i jeni mirënjohës Danushit për punën e tij të shkëlqyer që e ka bërë, dhe të jeni të bindur, se përderisa Danushi juve ju përfaqëson, ju do të keni jetë të re, shtëpi të re, dhe mirëqenie edhe më të lartë. Jam i bindur se çdo komunitet do të jetë xheloz me punën e shkëlqyeshme që e ka bërë dhe po e bënë Danushi. Të nderuar të pranishëm, Ju falënderoj shumë për mikpritjen tuaj. Tani me padurim e di që e prisni edhe fillimin e ndërtimit të këtyre shtëpive. I gëzofshi ju si familje, fëmijët tuaj. Dhe më lejoni në fund t’iu uroj edhe Festën e Bajramit, për ju dhe familjet tuaja, dhe për gjithë qytetarëve të Ferizajt. Urime dhe i gëzofshi shtëpitë.
Posted on: Thu, 08 Aug 2013 23:28:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015