Kryeministri i Serbisë Daçiqi e shkarkoi nga puna e - TopicsExpress



          

Kryeministri i Serbisë Daçiqi e shkarkoi nga puna e drejtoreshës së spitalit të Graçanicës nacionalisten ekstremiste, deputeten serbe të Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviçin. Ky shkarkim i papritur sipas Radës, tregon kontinuitetin e politikës nga Milosheviqi te Daçiqi. Vetëm një serb ia ulë poshtë tre gishtat një serbi tjetër. Si idioma “zjarri luftohet me zjarr”. U rrëzuan tre gishtat e Radës, me të cilët vite me radhë i tallte deputetët e UÇK-së e të SHIK-ut në Kuvendin e Kosovës. E kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi nuk qe i zoti t’ia ulë ata gishta të trashë asaj antishqiptareje, as për një çast të vetëm. Për ndërhyrjen brutale në çështjet e brendshme të Kosovës nga ana e kryeministrit të Serbisë Daçiqit, nuk u prononcua as deputetja Flora Brovina (e PDK-së), e akuzuar me 12 vjet burg nga autoritetet serbe. Në vitin 2000, Rada Trajkoviçi, propozoi që Serbia ta kushtëzojë ndërrimin e Florës me doktorin nga Prishtina, Andrija Tumanovic, i “rrëmbyer” sipas saj nga shqiptarët e paidentifikuar më 1999. "Na jepni dr.Andrijen-ua japim dr Floren". Nuk reagoi as Xhavit Halitii, i lindur në të njejtën ditë me Radën, në ditën e grave, më 8 mars. Llapjanen e lindur në fshatin Merdare, Rada Trajkoviçin, llapjani Adem Demaçi, për inat të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, e propozoi për Presidente të Kosovës. Rada i buzëqeshi Demaçit. Tash Demaçi nuk bë zë për shkarkimin nga puna të Rada Trajkoviçit nga kryeministri i Serbisë, Daçiqi. Trajkoviç ka lënë fjalë. E lidhur me bishopin Artemije dhe me ekstremistët radikal të Sheshelit e të Milosheviçit, menjëherë pas luftës, ajo e zbuloi një fshehtësi të nënkryetares së Sheshelit, Maja Gojkoviçit, të cilës i ndërhyri në jetën e saj personale, ia zbuloi dy afera të shtratit të saj. Zeshkanja e radikalëve, Maja Gojkoviç, sipas saj, kishte pasur një aferë dashurie me kreun e organizatës së UÇKsë, dhe një aferë tjetër me zëdhënësin e tij në gazetën Koha Ditore. Hashim Thaçi e ktheu Serbinë në Kosovë!
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 10:27:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015