Kryeministër a Kryeredaktor i Shqipërisë? Berat - TopicsExpress



          

Kryeministër a Kryeredaktor i Shqipërisë? Berat Buzhala Emri i cilit helm kimik është dëgjuar më së shumti në protestat e organizuara në Tiranë e në Prishtinë, e në Facebook e nëberat buzhala Twitter? Padyshim dominonte Sarini dhe pamjet e fëmijëve të vrarë prej këtij helmi ne Aleppo dhe gjetiu nëpër Siri. Mesazhi dhe nënteksti ishte se tash kur sarini do të futet brenda pikave doganore shqiptare i njëjti fat do t’i presë edhe fëmijët shqiptarë. Apo jo? Veç me një hulumtim të thjeshtë në internet e kuptova se Sarini është një helm kimik që pa dashur ta ekzagjeroj aspak, por me një trajnim dy a treditor ndoshta edhe unë do të mund ta udhëhiqja procesin e shkatërrimit të tij. Është kaq i thjeshtë. Një përzierje e tij me ujë dhe me hydroxide e shndërron sarinin në një acid jotoksik. Mirëpo edhe kjo përzierje e kërkon kohën e vet dhe asgjë më tepër. Shkatërrimi i sarinit pas përzierjes ndodh pas disa muajve apo pas disa viteve, varësisht prej karakteristikave të tij. Sarini i prodhuar në Irak, për shembull, ka qenë i një kualiteti të dobët dhe pas një përzierjeje të tillë me ujë i ka humbur vetitë pas disa javësh. E zgjata shumë më shumë se sa janë aftësitë e mia për këto lëndë, por që kjo që po e them unë është thjesht një përkthim i thjeshtë dhe joprofesional – por që nuk e dëmton përmbajtjen – nga wikipedia. Dhe e zgjata me sarinin sepse në trojet shqiptare u fol vetëm për sarinin. Jo pse shqiptarëve u erdhi keq t’i demonizojnë helmet e tjera kimike, por sepse sikurse unë, nuk kanë njohuri për ndonjë helm tjetër. *** Kryeministri i Shqipërisë mbrëmjen e së premtes nuk iu drejtua qytetarëve shqiptarë, të cilët me ankth dhe në pasiguri po e prisnin fjalën e tij lidhur me armët kimike të Sirisë. Ai, për mendimin tim, e lexoi një kolumne, të shkruar me shije. Mirëpo vetëm kaq. Shtrohet pyetja: në qershor, qytetarët shqiptarë a e kanë zgjedhur një Kryeministër të vendit, a një Kryeredaktor të vendit? Si është e mundur që në fjalimin e tij më të rëndësishëm politik prej që është bërë Kryeministër, e ndoshta edhe më të rëndësishmin në gjithë mandatin e tij, Rama të sillet sikur po polemizonte me dikë? Kënd e kishte në mendje Kryeministri Rama? Cilin televizion, a cilin njeri? Si është e mundur që Rama edhe pas një fitoreje aq bindëse që kishte korrur edhe më tutje të frikësohet prej hijes së Berishës plak? Si është e mundur që një Kryeministër kaq energjik e kaq i fuqishëm në një ditë kaq të rëndësishme të tregohej aq i pafuqishëm e aq i thyeshëm? Derisa Rama po fliste para ekranit unë u mashtrova dy – tri herë prej tij. I ngazëllyer prej fjalëve të tij fillestare – kur ai po fliste për të mirat që do t’i sjellë Shqipërisë projekti i përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – postova dy a tre statuse në Facebook duke i rrahur shpatullat Kryeministrit Rama dhe duke u ndier krenar se më në fund një Kryeministër shqiptar që vendimet e mëdha nuk i merr bazuar në sondazhe, por i merr bazuar në interesat e vendit. Se më në fund një Kryeministër shqiptar që nuk lakohet nën presion, sado i madh që dukej. Se më në fund një Kryeministër shqiptar që nuk i vret protestuesit që mblidhen në shesh, por që as vendimet e rëndësishme politike, në emër të tij, nuk i marrin yjet e estradës. Dhe derisa Rama vazhdonte të numëronte të mirat që do t’ia sjellë Shqipërisë kjo marrëveshje, unë vazhdoja të postoja pareshtur në profilin tim statuse krekosëse në favorin e Kryeministrit shqiptar. Gati sa nuk u besova veshëve të mi kur në fund Rama i tha jo projektit. Nga turpi nxitova dhe i fshiva gjithë ato statuse. Më iku goja! Si është e mundur që një Kryeministër të dorëzohet kaq lehtë, nëse nuk po gënjente kur po numëronte të mirat që i sjell vendit projekti për shkatërrimin e armëve kimike? Nëse qenka një person kaq lehtë i thyeshëm, si do të veprojë në të ardhmen ky Kryeministër? A do t’i mbajë mbledhjet e Këshillit të Ministrave në Bulevard, së bashku me shoqërinë civile? A nuk ka shteti shqiptar institucione për të marrë vendime? A e din ky Kryeministër i ri se me çfarë presioni të madh publik përballen homologët e tij të vendeve demokratike, prej organizatave ekstremiste joqeveritare? A e din ky Kryeministër se sa trazirat dhe pakënaqësitë qytetare i përcjellin takimet e vendeve të njohura si G8? Takimet e NATO-s? Bashkimit Europian? Etj… Po për grupet ekstreme antiglobaliste? Po për organizatat gjermane që lidhen nëpër hekurudha, për të protestuar pikërisht kundër helmeve të ndryshme kimike. Sa për krahasim dhe sa për ilustrim: Unë jam i bindur që po të përballej Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e armëve kimike, do ta kishte mbajt një fjalim më të dobët se Edi Rama, por do ta kishte marrë një vendim më të mirë sesa Edi. Por Kryeministrat më shumë mbahen në mend për vendime sesa për fjalime. Pas paraqitjes aspak dinjitoze, këtë herë së bashku me Kryeministrin Thaçi, kjo është hera e dytë që Edi Rama po më len pilim të hidhur shijen e gojës. Për t’i ruajtur raportet e mira me Elsa Lilën, e ndoshta në të ardhmen edhe me Rita Orën, Kryeministri Rama ra viktimë e mungesës totale të një qëndrimi prej burrështetasi. U frikësua se Bulevardi i Tiranës do t’i shndërrohej në ‘Taksim’, e në anën tjetër, Kryeministrit të ‘Taksimit’ i rrinte në qafë në Prizren. Kjo humbje e parë e betejës do ta ndjekë deri në fund të mandatit të tij, kurdo që të jetë ai.
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 13:09:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015