Kryetari i ri i Parlamentit është zgjedhur Ilir Meta me 91 vota - TopicsExpress



          

Kryetari i ri i Parlamentit është zgjedhur Ilir Meta me 91 vota pro. Meta ka deklaruar sot se Kuvendi i ri do të çojë përpara axhendën europiane të shqiptarëve. Në fjalën e tij të mbajtur pas zgjedhjes, Meta i ka kërkuar të gjithë deputetëve të lenë pas frymën konfliktuale dhe të punojnë për integrimin e Shqipërisë. “Shqiptarët kërkojnë reforma të thella që na çojnë shumë më shpejt në Europë, reforma që ju sjellin qytetarëve më shumë vende pune. Prandaj dhe ftesa ime e parë që buron nga të dëgjuarit e zërit të qytetarëve në 23 qershor është lënia pas e frymës konfliktuale. Jemi këtu për të dhënë alternativa konkrete, na duhet të bëjmë më të mirën për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve”, tha Meta. “Zhvillimi dhe përparimi nuk është vepër e një mazhorance, por një sipërmarrje e bazuar në gjithëpërfshirjen e çdo qytetari, e çdo institucioni, ku roli i opozitës mbetet i krahasueshëm. Gjithashtu duhet të rrisim efikasitetin tonë në përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian dhe të forcojnë zbatueshmërinë e ligjeve. Transparenca dhe gjithëpërfshirja do të jenë vendimtare në punën e Kuvendit”, theksoi kreu i ri Kuvendit. Kryetari i ri i Kuvendit tha se duhet të respektohet kushtetuta nga të gjithë deputetët, sepse ky institucion përfaqëson vullnetin e popullit. “Ky është një shekull që punon për të mirën e shqiptarëve ndaj dhe dua të siguroj se duke marrë besimin tuaj jam këtu një nga ju që të siguroj zbatimin e rregullores së Kuvendit, të siguroj që të respektohen të drejtat e çdo deputeti. Sfidat që kemi përpara janë të mëdha dhe progresi i vendit do të jetë më i begatë dhe më i sigurt. Jam i bindur se do të jemi të suksesshëm vetëm duke mos harruar se ky nuk është Kuvendi ynë, por i popullit shqiptar, i të gjithë qytetarëve të cilat votuan me dinjitet në 23 qershor. Le të reflektojmë në këtë Kuvend për të fituar besimin e tyre”, përfundoi Meta. Sot Kuvendi është mbledhur në orën 11:00, ku pas procedurës së betimit deputetët në bazë të rregullores, ata iu drejtuan Kuvendit me kërkesën për të zgjedhur kryetarin e tij të ri. Procedura vijoi më tej, me votim të fshehtë. Ka zgjatur rreth gjysmë ore votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit. 137 deputetë votuan në mënyrë të fshehtë, pro ose kundër kandidaturës së Ilir Metës. Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Dokle do t’i lirojë atij vendin dhe më pas do të jetë ky kryetar që, pasi të mbajë fjalën e rastit, të njoftojë edhe datën dhe orën e mbledhjes së Kuvendit, kur kryeministri do të bëjë publik programin e qeverisë së re.
Posted on: Tue, 10 Sep 2013 11:33:24 +0000

Trending Topics



ss="stbody" style="min-height:30px;">
1884: Susan B. Anthony appears before a House of Representatives
Romans 15:28, Therefore, when I have performed this and have

© 2015