Kryqëzimet mbeten vendi i reflektimit dhe leksioneve më të - TopicsExpress



          

Kryqëzimet mbeten vendi i reflektimit dhe leksioneve më të mëdha të jetës! Teksa po kthehesha për në shtëpi rrugës pranë nga RTSH për tek liceu artistic, pak metra para meje ecte një person me aftësi të kufizuara, për shkak se nuk e dija cfarë paaftësie kishte ruajta një distancë. Ndërsa u afrova tek semafori në kryqëzim ngjyra e kuqe më ndali hapat. Ai duke ditur difektin mua afrua me shumë kujdes duke më bërë të ditur që s’më rrezikonte. Nuk fliste, por me copëza zërash dhe me shenja më la të kuptoja se kërkonte ndihmë për të kaluar rrugën. Ndërkohë semafori sapo u bë jeshil, ai u kap lehtë në krahun tim dhe hodhëm hapin e parë. Një makinë e madhe luksoze nxitonte, unë ndala se bashku me të. Makina kaloi me semafor të kuq, më pas vazhduam bashkë disa hapa derisa kaluam rrugën. Sapo kaloi me lëshoi dhe nxitoi te ecte para meje. Sa pak përkujdesje kërkonte!? E kisha parë dhjetra herë në atë rrugë, e kisha shmangur vazhdimisht. S’kisha guxuar asnjëherë ti kushtoja pak kohë në të njëjtën rrugë në të njëjtin kryqëzim. Sa pak përkujdesje kërkonte, cfare leksioni humanist me dha ne me pak se 1 min vetem me disa hapa se bashku. (3 Dhjetor, sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Mbi një miliard njerëz, ose rreth 15 për qind e popullsisë së botës, jetojnë me një formë të aftësisë së kufizuar.)
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 21:48:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015