Kthimi i qytetarëve shqiptarë në pikën kufitare të - TopicsExpress



          

Kthimi i qytetarëve shqiptarë në pikën kufitare të Kapshticës ka vijuar edhe ditën e sotme. Autoritetet shqiptare në këtë pikë doganore konfirmojnë se sot kthimet janë më të pakta, por ende përdoret si kusht, garancia në euro. Kështu, policia thekson se qytetarët duhet të kenë 600 euro me vete si vlerë monetare sepse pala greke këtë argument përdor si justifikim për moskalimin e shqiptarëve në anën tjetër të kufirit. Situata në Kapshticë vijon e tillë prej 3 ditësh, menjëherë pas ngjarjeve në Përmet mbi pronësine e truallit ku dikur ka qenë një kishe e vjetër. E njëjta situatë ndodhi dhe në Kakavijë, ku policia iu përgjigj me parim reciprociteti duke bllokuar kufirin për rreth 3 orë. Të alarmuar Greqia njoftoi konsullin grek në Gjirokastër dhe ky i fundit i kërkoi policisë shqiptare të hape kufirin për shtetasit grekë sepse pala greke nuk do të ‘shqetësojë’ më shqiptarë.
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 07:58:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015