Ku është demokracia juaj ? Pyetësi: Çfarë është gjykimi - TopicsExpress



          

Ku është demokracia juaj ? Pyetësi: Çfarë është gjykimi mbi atë që thotë: "Të vepruarit sipas sistemit demokratik është e domosdoshme, duke parë ngjarjet në ditët e sotme; ose do të ndodhë ashtu siç po ndodhë në Irak?' Përgjigjet shejkh Feuzani: Demokracia është rrugë e pabesimtarëve. Myslimanëve, Allahu u ka dhënë atë që i bën të panevojshëm ndaj saj. Ata kanë drejtësinë e Allahut, andaj janë të panevojshëm ndaj "demokracisë" siç e quajnë. Në realitet, ajo nuk është demokraci, ajo është përdorimi i hekurit dhe zjarrit (artileria dhe përdorimi i forcës ushtarake). Ata nuk kanë demokraci, e gjithë kjo është gënjeshtër. E falënderojmë Allahun, që drejtësia është në islam. Ndërsa ajo që ata pretendojnë dhe mburren me të, nuk ka asgjë të vërtetë rreth saj. Ata përdorin vetëm hekurin dhe zjarrin (arltileria dhe përdorimi i forcësh ushtarake), shkatërrojnë shtëpitë dhe të gjithë ata që nuk i binden tekeve të tyre. Ata pretendojnë "demokratinë"! Kurse ne iu themi: Ku është demokracia juaj në Afganistan?! Ku është demokracia juaj në Palestinë?! Ku është ajo demokraci të cilën e pretendoni?! Ku është demokracia në Çeçeni?! Ku? ku është demokracia?! Ju po shkatërroni shtete me të gjithë popullin e thjeshtë. Po vrani fëmijët, gratë, të vegjëlit, e të gjithë ata që nuk iu binden urdhërave tuaj! Ku është demokracia?! Shejkh Feuzan
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 20:30:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015