Kujdesi qe duhet te tregojme per lekuren pas plazhit Lëkura - TopicsExpress



          

Kujdesi qe duhet te tregojme per lekuren pas plazhit Lëkura jonë është organi ynë më i madh dhe ka nevojë për kujdesje të vazhdueshme per ta mbajtur gjithmone ne gjendje te shendetshme . Eshte e rendesishme te vazhdoni te perdorni kremin kundra diellit dhe produktet hidratuese te pershtatshme sipas tipit te lekures deri ne fund te veres dhe ne vazhdimesi .Kremat kundra diellit në fakt, jane te rendesishme qe te perdoren gjate gjithe vitit , sepse jemi gjithmonë subjekt i dëmtimit të lëkurës nga rrezet ultraviolet madje edhe në dimër. Pas nje vere te nxehte ,te shoqeruar me nxirrjen e lekures eshte e rendesishme te rinovojme tharjen e lekures dhe demtimet e diellit para ardhjes se dimrit i cili sjell me vete efektet e demshme te veprimit te motit te ftohte . Demtimet e diellit shkaktojne tharje te lekures , rrudha ,shenja , njolla hiperpigmentuese ,hidratim jo te mjaftueshem te lekures duke dhene pershtypjen e nje lekure te lodhur qe ka nevoje per perkujdesje . Po permendim disa keshilla te thjeshta dhe efektive per te mbajtur lekuren tuaj sa me te shendetshme . -Perdorni nje maske hidratuese gjate nates .Hidratimi i mire i lekures eshte celsi per nje lekure te shendetshme . Hidratimi i lekures do te ndihmonte ne rigjenerimin e qelizave te shendetshme te lekures .Rekomandohen maska me vitamine E ,kolagjen , acid Hialuronik dhe komponete te tjera hidratuese . -Perdorimi i kremrave qe ndihmojne ne largimin e qelizave te vdekura te lekures (scrubs) te pakten dy here ne jave pas periudhes se veres duke i dhene lekures pamje me ngjyra te ndezura dhe veprim e thithje me te mire te kremrave hidratues . -.Drejtohuni per nje trajtim profesional te lekures. Pas konsultes ne mjekun dermatolog ose me mjekun estetik ai mund tju rekomandoje procedura te ndryshme per te cikat ka nevoje lekura luaj . Sapo te kete kaluar rrezatimi i forte diellor piling kimik ,nje procedu re e bere nga mjeku do tju ndihmonte per te eleminuar jo vetem njollat qe mund te jene krijuar gjate veres por eshte dhe menyra me e mire per te larguar qelizat e vdekura te lekures ,por dhe rinovimin e lekures nepermjet stimulimit te elastines dhe kolagjenit . Pas kesaj procedure lekures i kthehet shkelqimi i munguar ,lekura eshte me e re ,me e lemuar . dhe kremrat hidratues do perthitheshim mjaft mire nga lekura duke siguruar nje hidratim te mjaft te mire te saj . -Kujdes duhet te tregojme per zonen rreth syve .Kjo zone eshte pjesa me e ndjeshme e fytyres ndaj efekteve te rrezeve UV dhe thatesise .Kjo eshte dhe arsyeja pse eshte e rendesishme te aplikohet kremi ne lekuren rreth syve dy here ne dite per te parandaluar shfaqien e rrudhave ,pa harruar perdorimin e syzeve mbrojtese ndaj diellit . -Pervec lekures se fytyres kujdes duhet te tregojme dhe per lekuren e trupit.Dielli , kripa dhe larjet e shpeshta te saj kane ndikuar ne tharjen e saj .Eleminimi i qelizave te vdekura dhe hidratimi i lekures se trupit eshte po aq i rendesishmen sa dhe hidratimi i fytyres . Keshilla te tjera te rendesishme permendimim : -Te vazhdojme perdorimin e kremit fotombrojes pasi vera nuk ka perfunduar akoma , dhe perdorimin e kremit pse jo dhe ne periudhen e vjeshtes dhe te dimrit por me faktor mbrojtes me te ulet . -Pirja e ujit dhe e lengjeve te tjera te shendetshme. Gjate pushimeve eshte shpesh e veshtire per tu kujtuar per te mire sasine e nevojshme te ujit ,por tani qe jeni ne shtepi gjerat jane me te lehta dhe pirja e sasive te nevojshme te ujit (te pakten 8 gota uje ) do tju bejne qe te ndiheni me mire . -Mbajtja e nje diete te shendetshme qe perfshin shumellojshmeri te frutave dhe perimeve se bashku me ushqime te tjera te shendetshme per lekuren . -Te sigurojme oret e mjaftueshme te gjumit . -Sigurimim e qarkullimit te gjakut ne shtresat e jashtme te lekures nepermjet stervitjeve adekuate . -Te shmanget perdorimi i alkolit dhe i duhanit . Kujdesuni per lekuren tuaj gjate gjithe vitit . Kjo do tju ndihmoje te ndiheni me mire dhe lekura juaj do te ndihet me e re dhe me e shendetshme . KLINIKA DERMATOLOGJIKE dhe ESTETIKE DERMOVITA Dr.Albana Lufi Mjeke Dematologe
Posted on: Wed, 18 Sep 2013 17:07:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015