Kukësi me “mllef” ndaj Lushnjës Trajneri i skuadrës së - TopicsExpress



          

Kukësi me “mllef” ndaj Lushnjës Trajneri i skuadrës së Kukësit, Naxhi Shensoi, do t’i ketë të gjithë futbollistët e plotë për sfidën me Lushnjën që do të zhvillohet më 23 nëntor në “Zeqir Ymeri”. Të gjithë lojtarët janë të rikuperuar dhe Shensoi do të ketë mundësi që të ndërtojë një 11-she ideale për të fituar ndeshjen, madje edhe Dragoi e Hysa me shumë gjasa do të jenë të gatshëm në përballjen e radhës me lagunarët. Por, duket mjaft interesante fakti që tifozët e Kukësit dhe ata të Lushnjës kanë filluar që të debatojnë në distancë, ndërsa në Kukës pritet me mjaft interes sfida me Lushnjën. Këto dy klube nuk kanë shkuar mirë jo vetëm në Kategorinë e Parë por edhe në Superiore, madje në sfidën e parë Kukësi është pritur me sharje në Lushnjë, po ashtu edhe tifozët e nankampionëve që ishin të shumtë në sfidën e parë të zhvilluar në “Roza Haxhiu”.
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 10:02:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015