Kukësi vazhdon të shkruajë historinë, mund Metalurgun - TopicsExpress



          

Kukësi vazhdon të shkruajë historinë, mund Metalurgun Kukësi vazhdon që të shkruajë historinë në Evropa pasi ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë përballë ekipit të njohur të Ukrainës, Metalurg Donjeckt të vlefshme për turin e tretë të Evropa Leagues. 90’ minutat e zhvilluara në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ kanë dhuruar shumë emocione gola dhe spektakël për mijëra spektatorë të ardhur nga qyteti i Kukësit, por jo vetëm për të ndjekur nën kampionët e Shqipërisë. Kukësi e ka nisur mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 6’ me Malakarnen pas një pasimi të Allmucës. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë, në të dytën miqtë tentojë që të barazojnë, por Kukësi qëndron heroik duke mbrojtur rezultatin, madje edhe duke shënuar golin e dytë me Malotën në minutën e 84’ dhe vulosur fitoren heroike. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Ukrainë.
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 19:49:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015