Kuptimi i dores tuaj ;) *MANI* 4 Elementet e dorës Arti që - TopicsExpress



          

Kuptimi i dores tuaj ;) *MANI* 4 Elementet e dorës Arti që studion dorën e konsideron atë si pasqyrën e personalitetit. Duke analizuar tipin e dorës mund të zbuloni nëse jeni romantik apo racional. DORA – ZJARR Ka një dorë Zjarr kush ka pëllëmbë të gjatë dhe gishta të shkurtër dhe me viza kryesore shumë të dukshme. Vlerat: është njeri entuziast, plot energji dhe deshirë për të jetuar, i pëlqejnë shumë diskotekat, vendet e zhurmshme, takimet me njerëz të famshëm. Është tipi që do të dëfrejë miqtë. Të metat: është i dashuruar pas ndryshimeve dhe kështu mund të merzitet shumë shpejt nëse gjërat janë të përsëritshme dhe të zakonshme. Dashuria: janë njerëz që dashurohen me shikim të pare dhe që aq shpejt sa ndizen aq edhe fiken nëse nuk ndërhyjnë dhe faktorë të tjerë. Çfarë pëlqejnë: u pëlqejnë sportet, vendet me festa dhe argëtime.Profesionet e përshtatshme: janë të prirur të merren me menaxhim, sport dhe politikë. DORA – TOKË Ka një dorë Tokë kush ka një dorë me pëllëmbë të shkurtër, me gishta gjithashtu të shkurtër dhe me pak viza kryesore. Vlerat: është person konkret, i qëndrueshëm, që di të manovrojë gjithnjë, në çdo rast, me shumë racionalitet. I pëlqen shumë të mendohet mire para se të veprojë. Është njeri I mprehtë, i llogjikshëm dhe pika e mbështetjes së familjes. Të metat: është i matur më tepër se duhet dhe gjakftohtë. Dashuria: ndjenja e dashurisë tek persona të tillë rritet avash-avash duke mos lejuar të tjerët të fusin hundët në jetën e tyre. Çfarë pëlqejnë: u pëlqen qetësia, gjërat e zakonshme, kopshtet e gjelbëruara si dhe kuzhina dhe gatimet e mira.Profesionet e përshtatshme: bankier, llogaritar, mekanik, matematicien. DORA – AJËR Ka një dorë Ajër kush ka pëllëmbë të shkurtër me gishta të gjatë dhe viza të dukshme. Vlerat: person i shoqërueshëm, gazmor dhe i besueshëm, por ironik. Kanë cilësi që i lejojnë të kenë shumë miq Të metat: Ka kuriozitet të sëmurë. Dashuria: I pëlqen të flirtojë dhe urren impenjimin dhe përgjegjësitë. Preferon miqësitë dashurore më shumë. Çfarë pëlqejnë: udhëtimet, të lexojë, të shkojë në shfaqje artistike, të shkruajë.Profesionet e përshtatshme: gazetar, shitës, fotograf, avokat. DORA – UJË Ka një dorë Ujë kush posedon pëllëmbë të gjata dhe gishta gjithashtu të gjatë, jo me shumë viza. Vlerat: është person i ndjeshëm, i sjellshëm, ëndërrimtar. Është më romantiku nga të gjithë. Të metat: Jo rrallë delikatesa e tij përfundon në dobësi nervore dhe emotive. Dashuria: në dashuri është tradicional, beson tek familja dhe tek martesa. Është besnik dhe i besueshëm. Shumë herë mund ta bësh mik për kokë. Çfarë pëlqejnë: I pëlqejnë pikturat, të shkruajë poezi, të vizitojë muze, vende antike si dhe muzika.Profesionet e përshtatshme: artist, poet, punonjës social, infermier, parashikues, terapist, muzikant.
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 07:22:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015