Kur ikja larg, drejt teje vija ; Kur vija afër, ikja larg. Për - TopicsExpress



          

Kur ikja larg, drejt teje vija ; Kur vija afër, ikja larg. Për dreq më trembte largësia Dhe afërsia bëhej çark. As e kuptoja si të desha, Një mjegull pus, një çmenduri, Si një poet që shkruan vjersha Dhe ndez një shkrepse, i bën hi. Dhe ndofta kjo ish dashuria : E çakërdisur kuturu… Për dreq më trembte largësia Dhe afërsia gjithashtu. "Mjegulli i dashurisë", Dritëro Agolli
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 15:23:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015