Kur veshka e tij praktikisht kishte ndaluar së funksionuari në - TopicsExpress



          

Kur veshka e tij praktikisht kishte ndaluar së funksionuari në moshën 19 vjeçare, Kyle Froelich ishte i dëshpëruar për të gjetur një donator. Përkundër testeve të shumë familjarëve nuk mund të gjendej një përputhshmëri. Në shtator të vitit 2009, Kyle e kishte takuar 22 vjeçare, Chelsea Clair, një shoqe të një shoku, në spektakël me vetura dhe ajo kishte shprehur gatishmërinë për t’i ofruar atij veshkën e saj po atë ditë. 6 muaj më vonë të dy iu nënshtruan operacionit, i cili përfundoi me sukses. Vetëm pas operacionit të dy filluan që të takoheshin në mënyre romantike. Ndërsa tani katër vite pasi që janë takuar, Chelsea dhe Kyle janë martuar në Danville, të Indianas në SHBA. Shumë prej qifteve martesore flasin më pas se si janë shpëtuar nga njëri tjetri mirëpo për Kyle Froelich dhe Chelsea Clairmean, kjo është tamam ashtu. Nëse Kyle nuk do ta takonte asnjëherë Chelsean me siguri se ai nuk do të ishte i gjallë sot. Gruaja e tij tashmë, i ka dhuruar atij veshkën kur ai kishte më së shumti nevojë. Të dy janë martuar me 12 tetor, katër vite pasi që janë takuar dhe tri vite pasi që ajo i shtëpi atij jetën duke i dhuruar veshkën e saj
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 10:40:01 +0000

Trending Topics




© 2015