Kur është koha e zbritjes së Allahut? Besimi i Ehli Sunetit - TopicsExpress



          

Kur është koha e zbritjes së Allahut? Besimi i Ehli Sunetit (pasuesit e traditës profetike) në lidhje me zbritjen e Allahut. Pasuesit e traditës profetike dhe bashkësisë së muslimanëve besojnë se Zoti i Madhëruar zbret realisht në qiellin e dunjasë. Ata besojnë se kjo zbritje nuk i përngjan, nuk është e njëjtë dhe nuk ka aspak formë të ngjashme me zbritjen e krijesave. Ata besojnë kështu, sepse kjo është përmendur në hadithet e sakta të Dërguarit të Allahut alejhi selam. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë në të dy Sahihet e tyre nga Ebu Hurejre r.a, se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Zoti ynë i Madhëruar zbret çdo natë në qiellin e dunjasë, atëherë kur ka mbetur ‘e treta e natës dhe thotë: “Kush më lutet që t’i përgjigjem? Kush më kërkon diçka Unë t’i ajap? Kush më kërkonfalje që Unë ta fal?””Buhariu Hadithi i zbritjes është një hadith mutevatir. Ibn Kajjimi thotë se hadithin e zbritjes e kanë transmetuar njëzet e nëntë sahabë. Kur është koha e zbritjes së Allahut? Hadithet e transmetuara në lidhje me përcaktimin e kohës se kur Allahu zbret në qiellin e dynjasë për çdo natë, janë të ndryshme. Hadithi i permendur pak më sipër, i cili transmetohet nga Ebu Hurejre, tregon se Allahu zbret në qiellin e dynjasë në një të tretën e fundit të natës. Ky hadith eshte dhe hadithi më i saktë në lidhje me këtë temë, sikurse do ta sqarojmë më poshtë. Gjithashtu, ka disa transmetime të tjera që bien në kundërshtim ne këtë hadith. Dijetarët në këtë rast kanë zgjedhur rrugën e përzgjedhjes dhe të perputhshmë risë midis këtyre transmetimeve. Hafidh Ibn Haxheri thotë: “Transmetimet që na kanë ardhur nga Zuhriu, nuk kanë dallim midis tyre në lidhje me caktimin e kohës, por dallimi gjendet midis transmetimit të Ebu Hurejres dhe transmetimeve të të tjerëve.” Tirmidhiu thotë: “Transmetimi i Ebu Hurejres është më i sakti i të gjithë transmetimeve, në lidhje me këtë çështje.” Disa dijetarë kanë ndjekur rrugën e mbledhjes së të gjitha transmetimeve, me qëllim që të mundohen të gjejnë kuptimin e përbashkët dhe të arrijnë bashkimin ose përputhshmërinë e këtyre haditheve. Të gjitha këto transmetime kanë dhënë gjashtë variante: Së pari: Në një të tretën e fundit të natës. Së dyti: Pasi kalon një e treta e parë e natës. Së treti: Një e treta e parë e natës ose në mesin e saj. Së katërti: Mesnata. Së pesti: Mesnata ose një e treta e fundit e natës. Së gjashti: E papërcaktuar. Përsa i përket varianteve të papërcaktuara, ato mund t’i renditim poshte transmetimeve që kanë dhënë një variant të përcaktuar të kohës së zbritjes, ndërsa varianti me “ose”, nëse fjala “ose” tregon hedhje dyshimi, atëhere merret për bazë varianti i qëndmeshëm. Mirëpo nëse fjala “ose” nuk tregon hedhje dyshimi, por tregon hezitim në zgjedhjen e njërit apo tjetrit. Kështu mund të themi se në këtë rast, mundet që të dy variantet të kenë të njëjtin kuptim, për shkak të ndryshimit të gjendjes, sepse kohët e natës ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Për shembull, në një vend ka hyrë nata, kurse në një tjetër nuk ka hyrë akoma. Disa kanë thënë se zbritja ndodh në të gjitha kohët që transmetojnë hadithet, duke menduar se i Dërguari i Allahut alejhi selam është njoftuar me këtë çështje në një kohë dhe ia ka treguar këtë sahabeve, ndërsa më pas ështe njoftuar per nje kohe tjeter dhe perseri i ka njoftuar sahabet per kete,dhe me pas ata e transmetuan kete gje prej tij alejhi selam. SHKEPUTUR NGA LIBRI “KERKIMI I BEGATISE” AUTOR NASIR IBN MUHAMED EL XHEDI
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 00:09:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015