Kurani si dhe tradita profetike, e theksojnë rëndësinë dhe - TopicsExpress



          

Kurani si dhe tradita profetike, e theksojnë rëndësinë dhe vlerat e mëdha të natës së Kadrit. Madje, Kurani përmban dhe një sure e cila mban këtë emër dhe flet pikërisht për këtë natë. “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” (Kadr, 1-5) Kurani i lartësuar e ka graduara këtë natë, saqë edhe emrin ia ka vënë pikërisht “Nata e Vlerës dhe shkallës së lartë - Kadr”. E çfarë vlere dhe grade më të lartë mund të ketë një natë, sesa të konsiderohet si nata më e mirë se njëmijë muaj të tjerë që nuk kanë natë Kadri? Njëmijë muaj, janë të barabartë me 83 vite e katër muaj. Kjo natë është më e mirë se një jetë e gjatë e jetuar nga njeriu, një jetë e afërt me një shekull. Në këtë natë, zbresin melekët e rahmetit, mirësisë dhe bereqetit, në këtë natë valëvitet paqja deri në agim. Në traditën profetike, gjejmë shumë hadithe lidhur me vlerat e natës së Kadrit dhe kërkimin e kësaj nate në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Ebu Hurejre transmeton se Profeti a.s ka thënë:”Kush falet natën e Kadrit me besim dhe shpresë, i falen gjynahet që ka vepruar më parë.” (Buhari) Profeti Muhamed a.s na paralajmëron dhe na këshillon që kjo natë mos na gjejë indiferentë dhe gafila, por duke u falur dhe lutur. Privimi nga adhurimi i kësaj nate, është privim nga shumë të mira dhe shpërblim hyjnor. Ai u thoshte shokëve të tij:”U ka ardhur ky muaj, në të cilin gjendet nata që është më e mirë se njëmijë muaj. Kush privohet prej kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë dhe nuk privohet nga mirësitë e saj, veçse një i mjerë.” (Ibnu Maxheh) E si të mos jetë i mjerë, ai që humbet shansin që është më e mirë se tridhjetë mijë shanse? Ai që humbet një marrëveshje nga e cila do të dilte 100 % i fituar, sigurisht që do të mallkonte veten. Ç’mund të themi për dikë që humbet një shans nga i cili do të dilte tre milion % i fituar? Në cilën natë? Nata e Kadrit është gjatë muajit të Ramazanit, sepse është nata kur filloi shpallja e Kuranit dhe ky proces nisi në muajin e Ramazanit. Thotë Zoti në Kuran :” Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” (Bekare, 185) Nga një sërë hadithesh, kuptohet qartë që nata e Kadrit është në dhjetë ditshin e fundit të Ramazanit. Vetë Aishja tregon:”I dërguari i Zotit a.s mbyllej në itikaf dhjetë ditët e fundit dhe na thoshte:”Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit!” (Buhari dhe Muslim) Tregon Ebu Seid, se profeti Muhamed a.s doli në mëngjesin e ditës së njëzet të Ramazanit dhe u tha njerëzve:”Unë e dija natën e Kadrit, por e harrova, prandaj kërkojeni në dhjetë ditshin e fundit, ditët teke!” (Buhari dhe Muslim)
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 21:06:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015