Kurs Trajnimi Për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe - TopicsExpress



          

Kurs Trajnimi Për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci Përshkrimi i trajnimit Trajnimi pranë Akademisë Diplomatike zhvillohet në profilin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Ky trajnim është vetëm në nivele pasuniversitare. Diploma që ajo pajis specializantët është Diplomë Akademike (Academic Degree) e standartizuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe e njohur nga Forumi Ndërkombëtar për Trajnime Diplomatike, ku Akademia bën pjesë si dhe nga institucionet zyrtare të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës e Malit të Zi. Kohëzgjatja Kursi pasuniversitar zhvillohet në dy periudha të vitit: Nga data 1 mars deri më 25 maj dhe nga data 22 shtator deri më 22 dhjetor. Trajnimi zgjat tre muaj dhe zhvillohet nga e hëna deri të premten përgjatë tre muajve. Pranimet dhe Aplikimet Për të ndjekur studimet pasuniversitare pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare kërkohet një nivel i duhur profesional e akademik. Të gjithë ata që aplikojnë për programin e trajnimit pasuniversitar duhet të kenë përfunduar studimet universitare, pra të kenë një diplomë të shkollës së lartë. Për aplikim duhet të keni me vete: Fotokopje ID Card ose Pasaporte Fotokopje të Diplomës Universitare Formulari i aplikimit per periudhen 22 shtator- 22 dhjetor Çmimet Trajnimi tre-mujor kushton 360 € dhe mund të paguhet nëpërmjet llogarisë tonë bankare e cila është afishuar më poshtë, ose në rast pamundësie pranë Sekretarisë së Akademisë në ditën kur do të merrni lajmërimin. Llogaria bankare: Procredit Bank, Rruga: “Sami Frashri”, P.O Box 2395, Tirana, Shqipëri; Akademia Diplomatike Shqiptare 10-263546-01-02 IBAN - AL33209111080000102635460102, Swift Code - FEFAALTR Kursi mund te ndiqet dhe online dhe të gjitha leksionet e kursit do të dërgohen në adresat elektronike rregullisht nga Stafi Drejtues i Akademisë Diplomatike Shqiptare. Pasi të keni plotësuar dokumentacionin e kërkuar për regjistrim, dërgojeni atë në adresën e mëposhtme: info@albdiploacademy
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 08:46:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015