Kush fitoj dhe kush deshtoj (dje) më 27.06.2013?! Dje, më - TopicsExpress



          

Kush fitoj dhe kush deshtoj (dje) më 27.06.2013?! Dje, më 27.06.2013, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoj ratifikimin e marrëveshjes Kosovë Serbi, marrëveshje kjo e arritur ditë më pare, në mes të qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe asaj të Serbisë, me ndërmjetsimin e Brukselit. Ishte ditë e rëndësishme kjo datë dhe nuk do të shlyhet asnjëher, por kjo datë nuk kaloj pa nxjerrur dikënd fitues dhe tjetrin deshtues. Fatkeqsisht, deshtues doli Kosova, ndërsa ajo që fitoj nga kjo datë është Serbia! Thojnë se “dreqi ka brina” – por paska dreq edhe pa brina! Institucione interesante ka Kosova! Strateg për ta mashtruar popullin! Gabimin dhe metoden e sjelljes së Vetvendisjes dje në demonstrat, tash po shfrytëzojnë këta duke paraqitur para opinionit “..vau, shihe çka bëri Vetvendosja..”! Çka bëri Vetvendosja? gaboj në strategji, jo sjellje e mirë – por kjo vetëm në imazh e demton Kosovën e jo në teritor dhe sovranitet. Aama dëmi dhe sherri i madh lere që është nga ju që ratifikuat marrëveshjen, por, pos plagës që ja shkatuat Kosovës me këtë marrëveshje, tash në taktikë djallëzore po bartni vëmendjen e opinionit në demonstrat e djeshme duke i bërë ta harrojnë populli se çfar dëmi i sjelli Kosoves kjo që ju miratuat dje, taktikë e jo mahi…!! Së pari, vet marrëveshja e arritur dhe ratifikimi i kësaj marrëveshje në Kuvend është një deshtim i madh për Kosovën, sepse kjo marrëveshje është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës, me idealin dhe luftën dhe perjkejet që bëri populli shqiptar, është në kundërshtim me sovranitetin e Kosovës, me Kushtetutën e Kosoves, me vet institucionet e Kosovës sepse kjo marrëveshje krijon një paralelizem institucional në dy etni, atë shqiptar dhe atë serb. Kjo është një e vërtetë dhe në isntucionet tona në Kosove - tash e tutje do t’i kena dy formacione gjyqsore, policore, doganore, shkollore etj…! Opozita e cila është dashtë të qendroj në krahun e interesave dhe vullnetit të popullit, na ka zhgenjye jasht mase, opozita u dorzua dhe pranoj duke ja dhënë bekimin politikave qyqare qeverisë aktuale, duke ngritur dorën për të gjitha ato që Hashim Thaçi dhe qeveria e tij ja sjelli Parlamentit, kjo shenon një deshtim të madh të partive opozitare në Parlmanetin e Kosovës. Rendi dhe shërbimet të cilat janë organi përgjegjës për të mbajtur rendin në Kosovë, deshtoj keq, aq sa mos të jetë në gjendje t’ja siguroj asjë deputeti rrugën për në hyrje në Kuvend, mandej shërbimet e rendit nuk ishin në gjendje as ambasadores amerikane t’i krijojne kushte të hyn në Kuvend! Nuk ka deshtim më të madh për një ministri të rendit dhe një shteti ligjor, sa kur sheh në ekrane televizive një ambassador të shtetit amerikan duke vrapuar në ikje! Apo kur sheh duke ikur me vrap dhe duke fshir plagët e gjakut një deputet! Apo tjetra që ishte vërtetë mjaft poshtruese dhe imazh i keq për Kosovën, kur shihet një deputet i Kuvendit të Kosovës duke kërcue dhe duke u vjerrur mbi rrethoje të Kuvendit!! Vërtet deshtim i madh dhe aspak përgjegjsi nga institucionet e rendit. Deshtimi i radhës dhe i dëmshëm për Kosovën ishte edhe demostrata e organizuar nga Vetvendosja! Ky subjekt, ka kohë që praktikon taktika të dhunës ndaj institucioneve vendore dhe nderkombëtare, por aspak efektive. Këto lloj demostratash dhe kjo frymë e këtij subjekti, veq sa po e forcon pozicionin Hashim Thaçin dhe qeverisë së tij, sepse Vetvendosja po del në sy të tjetrit si një subjekt i cili ka synim të instaloj dhunën në Kosovë, pengimin e fjalës së lirë, levizjes së lire, një far lloj “diktatori”. Pos asaj, po jep të kuptoj se është subjekt kundër perëndimit dhe kunder shtetit dhe politikave amerikane, me një frymë pro ballkanike dhe synime për një BALLKANIA të bashkuar me Turqinë dhe shtetet aleate të saj. Përfaqsuesi i Vetvendosjes, n/kryetari z Shpend Ahmeti deklaroj se “dje nuk u ushtrua dhunë nga aktivistët e këtij subjekti..”! Ai edhe këmbëmguli duke bërë thirrje që nëse ka deshmi dhune le të sjellen; “t’i publikojnë të gjitha materialet filmike, fotografitë, dhe çfarëdo materiali tjetër që e dëshmon këtë dhunë dhe këto sulme për të cilat po flasin..”! Nuk kuptoj se çka nëmkupton dhunë zotëria në fjalë, them nuk kuptoj pasi të gjitha ato që u shfaqen dje dhe u bënë publike nga mediat dhe video iniqimet tregojnë jo vetëm thjeshtë dhunë, por dhunë e tepruar dhe kjo nuk përfaqson frymën, as sjelljen, as traditën e popullit të Kosovës, ato që shihet nga ngjarjet e djeshme në demonstratë, dhe në Kuvend, nuk tregojnë frymë as veprime demokratike. Mirëpo, ne të njëten kohë, perfaques i Vetvendosjës sipas deklaratës së tij tregon se Vetvendosja ushtroj dhunë, sepse thotë në deklaratë: “Ne dje kemi protestuar për ta pamundësuar ratifikimin e kësaj marrëveshje. Kemi tentuar që së pari ta bëjmë duke bllokuar hyrjen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës”! Dhe vazhdon duke thënë se: “Këtë gjë ne kemi arritur ta bëjmë me sukses”!! DMTH, I kan mbyllur pesë hyrjet kryesore të Kuvendit (gjitha dyert) dhe në të njëjten kohë deklarohet se nuk ishte dhunë! Nuk është dhunë nëse një subjekt politik bllokon dyert e Parlamentit duke ua berë të pa mundur gjitha partive politike të përfaqsuara në Parlament, - 90% të deputetëve të pengohen të hyjnë në Parlament? Kjo është dhunë, dhunë ndaj qytetarit, dhunë ndaj deputetit, dhunë ndaj ambasadorëve - perfaqsuesve të shteteve mike të cilët kan mandatin nga shteti që perfaqsojnë të percjellin zhvillimet politke dhe ekonomike dhe ngjarjet e rendesishme në Kosovë. Dhunë ndaj levizjes së lire. Dhunë ndaj Kuvendit të Kosovës, dhunë ndaj kryetarit të Parlamentit dhe autoritetit të tij institicional duke ia hjekur me dhunë mikrofonin në foltore! Vetvendosja nuk perfaqson popullin, nuk është populli ai që i shkon mrapa, nuk duhet të flet në emër të popullit në demostrata sepse nuk e ka këtë të drejtë, janë vetëm disa militant te Lëvizjes të cilët marrin pjesë në demostrata, e jo populli, jo qytetarët e rendomt. Vetvendosja nuk i perfaqson as subjektet jo parlamentare sepse asnjëra nga ato pos Levizjes Islame, nuk morën pjesë dje në demonstratë, edhe pse shumë subjekte duke perfshi edhe Lëvzijen e Re Demokristiane që e perfaqsoj unë, nuk u pajtuan me ratifikimin e marrvehsjes, por në demostrata nuk morën pjesë. E kjo, për të vetmen arsye se demostratat e Vetvendosjes organizohen kokë në veti, dhe nuk kanë për qellim të demostrojnë mospajtimet dhe qendrimin e veta në mënyrë paqësore, por kanë për qellim dhunimin dhe poshtrimin e institucioneve të cilat, duhet vërtetë të kritikohen por jo të dhunohen dhe të pengohen me dhunë. Kështu që, si perfundim, deshtimet janë të dukshme dhe jo edhe pa pasoja, ndersa ngadhnjyes doli politika serbe, ata sot festojnë “Vidovdanin”, edhe pse kjo ditë shenon betejen e një humbje të Serbise, por ata këtë datë po e shfrytezojnë si prani serbe në Kosovë, dhe si një perpjekje serbe në mburojë kundër perandorisë osmane, dhe në interes dhe mbrojtje të krishterimit në Ballkan dhe Evropë, kjo rrezullton si avancim i vetvetës serbe në zemrën e evropës. Kjo do të thotë se; njerëzit e politikës – nëse duan të avancojnë politika në favor të vendit të vet, nuk kërkohet vetëm ta mbaj frizuren e mire dhe me gell, apo të mos të mbaj kravaten sepse nuk simbolizon traditën islame por është nga amerikanët, apo të jesh i lig dhe të dorzohesh në moment të caktuara, apo fjalaman i ngarkuar me hipokrizi ndaj qytetarit, por vërtet të zhvillosh dhe avancosh politika në interes të vendit tend. E…, Serbia po din ta shfrytezoj edhe humbjen në favor të vetin, ndersa ne sot ngacmojmë plagët që ja shkaktuam njeri tjetrit, duke bartur fajin tek tjetri, mundësisht të bartet vëmendja e qytetarit tek demostrata e Vetvendosjes e të harrohet marrëveshja qe lëndon dhe dëmton Kosoven, apo duke përkrahur edhe politika të gabuara, këtë e bëjnë edhe pse janë të bindur se ajo që miratuan dje në Kuvend është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën, kjo nuk është politikë por budallak-politik, është DESHTIM dhe pasojat do të barten tek gjeneratat pas nesh. Dedë Abazi, kryetar i Lëvizjes së Re Demokristiane
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 19:45:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015