Kush ishte ajo grua?! Pse ne shtepine e saj ishte rikthyer gjithe - TopicsExpress



          

Kush ishte ajo grua?! Pse ne shtepine e saj ishte rikthyer gjithe ai tension? Cfare po ndodhte valle,pse prinderit e saj nuk i tregonin gjysem fjale?! Keta ishin pyetjet qe torturonin mendjen e saj. Kishte shume pse ne koke,pergjigjet e te te cilave kurre nuk i kishte marre.Ndjeu telefonin,ishte Eni.“Po te presim poshte pallatit.” Ishte nje mesazh nga ana e saj.Zbriti me shpejtesi shkallet per te takuar Enin,dhe e njoftoi qe nuk do te ikte ne plazh. E genjeu qe do te shkonte diku,por ne fakt nuk ndihej mire,nuk ishte ne humorin e duhur pas gjithe atyre gjerave qe po ndodhnin. Nderkohe qe po largohej nga Eni,pak metra me tutje pa gruan me te cilen ishte perplasur ne plazh.Iu duk e habitshme. Po ajo cfare kerkonte aty? Nuk e kishte pare kurre me pare ne lagjen e saj… Ngjiti shkallet dhe hyri serish brenda. Albina: “Po ti ku ishe?” i foli ashper e ema,si kurre me pare.Ana u smbraps,nuk e priste kurre ate reagim. Ana: “Isha duke lajmeruar Enin,qe nuk do iki ne plazh.” Albina: “Nuk mund ta lajmeroje ne telefon. Duhej doemos te zbrisje.” Vazhdoi serish ajo me zerin e ngritur.Ana nuk po ju besonte vesheve. Ajo nuk ishte mamaja e saj,ai njeri te cilin e njihte aq mire.Nuk mundi ti mbante lotet. Ana: “Tani nuk mund te dal as deri poshte pallatit? Do te me rrembejne?Duhet te rri e ngujuar ne shtepi. Nuk mjafton qe sdi asgje mbi te shkuaren time,qe ndihem si e huaj ne kete qytet por duhet dhe te fshihem si nje hajdute. Cfare kam bere per te merituar kete? Kush jeni ju? Kush jam une? Perse dreqin nuk me tregoni njehere e mire? Perse nuk me thoni cfare fshihni,kush eshte e verteta qe silleni aq cuditshem? Pse nuk kam asnje te aferm si gjithe shoqet e mia,si kam ardhur ketu? Jeni prinder apo cfare jeni?” Foli mes lotesh Ana,ndersa e ema e qelloi ne fytyre. Albina: “Shko ne dhomen tende,dhe e fundit here qe e hap kete teme.” Ana perplasi deren e dhomes se saj dhe u shtri ne krevat. Lotet kishin qullur jastekun. Nuk ja dilte dot me,ishte e pamundur,gjithcka qe e rrethonte ishte bardhe e zi,nje enigme fundin e se ciles nuk dihej nese do ta zbulonte nje dite.E zuri gjumi mes notes dhe u zgjua vone kur ndjeu te atin qe u rikthye ne shtepi. Agroni: “Ckemi zemer.” Ana: “Mire ba,si kalove ti?”,iu pergjigj ajo me gjysem zeri.Nderkohe Andi doli nga kuzhina. Andi: “Baaabiiii,erdhi ti? Mami eshte semure..” Agroni: “Cfare ka mami?” Pyeti Agroni,duke pare nga Ana. Ana: “Nuk e di ba. Une nuk di me asgje ne kete shtepi.” Tha nderkohe qe largohej drejt kuzhines.Ndersa Agroni po shkonte ne dhome ku ishte shtrire Albina,ra dera. Andi nxitoi ta hapte,dhe pas tij ishte Agroni,ndersa Ana shkoi ne kuzhine.Ishte serish Anjeza. Agroni shtangu kur e pa,ndersa Andi u largua menjehere nga dera ne drejtim te se motres. Anjeza: “Nuk eshte e nevojshme te prezantohem besoj.”Agroni ishte bere limon ne fytyre dhe nuk mund te nxirrte nje fjale nga goja.Ishte personi qe priste me pak ne ate moment.Ajo ishte aty,perballe tij.Nderkohe Andi po fliste me Anen. Ana: “Kush ishte tek dera?” Andi: “Ajo gruaja e keqe qe qelloi mamin ne mengjes.”Ana,vetem kaq degjoi dhe doli menjehere ne koridor… Ana nuk po ju besonte syve. Ishte gruaja qe kishte pare ne plazh. Cfare donte ajo ne shtepine e saj,dhe aq me teper perse kishte diskutuar me te emen? Ana: “Ba,kush eshte kjo gruaja?”Agroni u kthye I tronditur nga e bija,ndersa Anjeza zgjati koken pas deres dhe u ndesh me shikimin e Anes. Puliti syte disa here,nuk I besohej,ishte vajza qe kishte pare ne plazh. Vajza qe i kishte lene nje shenje te vecante brenda saj. Ajo ishte vogelushja e saj…Kishte tiparet e te atit. Syte e tij bojeqielli,dhe kacurrelat e zeza….
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 20:02:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015