Ky i çmënduri ëndërron luftë civile… Po thërret - TopicsExpress



          

Ky i çmënduri ëndërron luftë civile… Po thërret Saliu, burra bëhu gati, se për me luftue, po na vjen sahati! Po ky i çmëndur, po përhap panik, që të mos e ngasim, që ta kemi frikë! Po kjo me Berishën, po gjithmonë ka ndodhur, ende po bën bishën, edhe pse ka ngordhur! Edhe pse ka ngordhur, dhe është bërë fosile, kërkon që ta mbylli, me një luftë civile! Meqë cubi i malit, s’e do drejtësinë, kërkon që në gjak, të mbysë Shqipërinë! Edi Rama ende, nuk ka bërë betimin, po ky plak i lojtur, ka nisur kushtrimin! Po ky plak i lojtur, ka nisur kushtrimet, që të mos gjykohet, për vjedhjet dhe krimet! Se kështu e kanë, kudo maskarenjtë, që për ta të hanë, kokën fukarenjtë! Kush ka mënd në kokë, lehtë e kupton, se ky kundër shtetit, do të bëjë presion! Çështja është serioze, për Atdheun tonë, se një luftë civile, kafsha ëndërron! I them Edi Ramës, mos e ha presionin, se Ligji Berishës, do t’ja uli tonin! Kemi thënë më parë, se Ligji është Zoti, në grackat e Salës, s’bie as idioti! Shpejt e shpejt me SHQUPIN, do të sosi punë, që Rama pastaj, ta nxjerri me dhunë! Kuptohet që SHQUPIN, Sala e ka grackë, po s’besoj aty, të bjerë as një mackë! Për një mrekulli, endërrojnë zgjyrat, të vejë policia, e t’i nxjerrë nga zyrat! Edhe pse e vodhën, do rrinë në shtëpi, dhe aty s’do vejë, asnjë polici! Natë e ditë do bëjë, shantazh si një gore, por askush s’e nget, në Shtëpinë Qëndrore! Sala do patjetër, që të ndezi flakët, ndaj do dhe protesta, nga ish ushtarakët! U them të mos bëjnë, tani gjë prej gjëje, se SHQUPI me kohë, ka qënë zyrë PD-je! Ju them që ta marrin, me shumë qetësi, ka çështje të tjera, më me rëndësi! Larg nga provokimet, që po bën i marri, që po pret në ankth, që të ndizet zjarri! Ai ëndërron, për dyfek e gjyle, si thamë dhe më lartë, për një luftë civile! Po unë kam një thirrje, për prokurorinë, me urgjencë ta mbylli, Salën në çmendinë! Po lëviz njëçikë, o prokurori, ai është person, me rrezikshmëri! S’ka njohur ky vënd, një të tillë armik, i pari në listë, si armik publik! Tani i janë shkrehur, të gjitha burgjitë, mendon që me armë, të bëjë opozitë! Kujt i jep kurajë, o Sali katrani, nuk na ka pushtuar, si dikur gjermani! Nuk na ka pushtuar, si dikur gjermani, qeverinë e re, e zgjodhi Sovrani! Kundër ardhmërisë, askush mos guxojë, se sërish Sovrani, atë do ta mbrojë! I them Edi Ramës, terezite zigjin, s’të hyn gjëmb në këmbë, po zbatove ligjin! Nga Arben Duka
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 16:21:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015