KËNGA E PILIVESËS Yllin më të ndezur, syrin më - TopicsExpress



          

KËNGA E PILIVESËS Yllin më të ndezur, syrin më t’këputur, Herë më vjen si bletë, herë më shkon si flutur, Si shaka e ëmbël, nëpër shpirtra futur, Dhe kur ta ka ënda e don me të lutur. Pilivesë më ishe, rritur sipër shkëmbit, Shoqëri më bëje, me flutrat e lëmit, Ç’ma vërtit sevdanë, përmbi majë të gjëmbit, Fjalë i çon bandillit, shënjë i bën çapkënit. Shënjë i bën çapkënit, fjalë i çon bandillit, Herë u vjen pas mëndjes, herë u shkon pas fillit, Bo, bo, ç’i tërbove, me tekat e trillit, Dimrit, u premtove, gjithë lulet e prillit. Krahët e tu të endur, me fill filigrami Për hiret që mbaje, të kish dalë nami, Ndër ëndrra dashnorësh, xhane t’u dogj xhani, Ç’e flijove veten, si zemër kurbani.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 16:15:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015