KËSHILLË NGA NJË NAFTËTAR EKONOMIST PËR MINISTRIN E - TopicsExpress



          

KËSHILLË NGA NJË NAFTËTAR EKONOMIST PËR MINISTRIN E ENERGJITIKËS Z. DAMIAN GJIKNURI ************* Imediatisht, duke maturuar politikat energjitike, kjo qeveri e re duhet të autorizoj fillimin e negociatave për bërjen të interesuar të Investitorëve të huaj dhe vendas, dhe tërheqjen e investimeve në industrinë e naftës, të dy kahëshme, në tokë dhe në det. Ministria e Energjitikës, duke integruar brenda politkave të saj zhvilluese, programin energjitik dhe ekonomik të Albpetrolit, në mënyrë kompetitive në tregun e hidrokarbureve, duhet të bëj atraktive investimet e huaja ( dhe jo shqyrjen prej të huajve, që pothuajse janë të gjithë“Shqipëtarë” ), sepse dhe në gjendjen egzistuese “ të kafshimit të Albpetrolit ”, rezervat e naftës llogariten në 440 miljon tonë, të kalkuluara mbi bazën e burimeve egzistuese, dhe zbulimeve të mundëshme. Studimet gjeologjike prognozë e vlerësojnë Shqipërinë Perendimore, si një nga më të rekomanduarat për intensifikimin e kërkimeve të zbulimit të burimeve të reja energjitike. Në përputhje me gjendjen perespektive, me qëllim për të siguruar një rrjedhje të shpejtë të investimeve në industrinë e naftës, e cila do të rris natyrshëm prodhimin dhe të ardhurat, dhe si pasojë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit energjitik, atëherë duhet domosdoshmërisht të punohet njëkohësisht në secilin prej këtyre drejtimeve : - Për rritjen e prodhimit të naftës në burimet egzistuese, me metodat regjeneruese. - Për intensifikimin e kërkimeve të reja, në hapësirat e panjohura, por në studim deri më sot, dhe ato të njohura. - Për kërkimet e reja në hapësirën perespektive të Shqipërisë bregdetare, perendim dhe jug. Që në krye të herës, duhet një kujdes i jashtëzakonshëm, në përcaktimin, vlerësimin dhe emërimin e kapaciteteve tekniko-profesionale, dhe administrative të spikatura, dhe së dyti të kenë besimin politik jo të dyshuar. Pasi, politika për njerëzit e ideve dhe të punës është instrument për të zgjidhur problemet që kryqëzojnë jetët e njerëzve, dhe rrënojnë ekonominë publike, dhe jo për të shtuar, akumuluar dhe rënduar ata. Instrumentit të meritokracisë duhet t`i shërbejmë dhe ta zbatojmë rigorozisht, dhe pa përjashtim. Nëse gabohet në krijimin dhe konstituimin e lidershipit autoritar të Albpetrolit, ashtu sikurse gaboj rëndë PD-ja dhe pushteti i saj ( ku dhe mësuesin e algjebrës e bëri Drejtor të Përgjithshëm të Albpetrolit, ( pse ishte kryetar i Partisë Demokratike të Fierit ) dhe fermerin e thjeshtë të fshatit, militant partie, e bëri Drejtor të Burimeve Njerëzore), atëherë politikat e zhvillimit të kësaj qeverie të shpresës në sektorin energjitik kanë për të dështuar qysh në nisje. E shpreh këtë shqetësim dhe vlerësim, dhe kërkoj të tërheq vemendjen, si ekonomist që kam punuar për gati 30 vjet në naftë (pra në Albpetrolin e djeshëm dhe të sotëm), i cili ka qenë dhe Kryetar i Këshillit Mbikqyrës të “ARMOS”, kur “ARMO-ja” ishte e shtetit dhe ishte rentabël, dhe i jepte shtetit mestarisht 400-500 miljon lekë të atdhura neto, por edhe Drejtor i Përgjithshëm i SERVCOM Sh.a, ku për 3 vjet të drejtimit dhe administrimit të saj, me një personel – administrativ të mrekullueshëm që nga një aktivitet ekonomik me humbje të vazhdueshme, e bëmë atë me fitim të qëndrueshëm, dhe t`i jepte shtetit mestarisht 50-70 miljon lekë të ardhura në vit, …..por, edhe aq më shumë, si autor i kumtesës shkencore “RESULTS OF EXPLORATION THE FIELD OF OIL AND GAS BY FOREIGN COMPANIES ALBANIA” të mbajtur në Kongresin Botëror të Hidrokarbureve më 7 maj 2003 në HOUSTON, TEXAS, U.S.A. Por e shpreh edhe si shqetësim të ligjëshëm dhe njerëzor, në emër të moralit dhe jetës, mbasi im ATË nuk ka vdekur në shtrat, por ka dhënë jetën tragjikisht për mbrojtjen e pronës publike në naftë, i cili është djegur në flakët e fontanës së Pusit Ca - 37, ditën e 28 Nëntorit 1981, Përvjetorit të 69-të të Pavarsisë Kombëtare, i cili u dekurua pas vdekjes “ I rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e pronës publike”. Pra, Inteligjenca krijuese dhe e ndryshimit si zhvillim është këtu. Është integriteti i Pushtetit të sotëm dhe i kësaj qeverie të re, që duhet ta vlerësoj, mbroj dhe angazhoj atë, dhe jo ta bëj viktimë të injorancës, nepotizmit, pafatësisë dhe korrupsionit, si qeveria në ikje. Është inteligjenca, shpejtësia e të kuptuarit të formave dhe përmbajtjeve dalluese të aftësisë për të bërë punën, pra është kapaciteti për të vepruar zgjuarsisht në parashikimin dhe plazmimin e gjerave. Përvoja është e rëndësishme. Është përvoja që maturon njeriun. Për “ALBPETROLIN” sot, privatizimi është i huaj për të. Jo teoria “SHOK”, por ajo “GRADUALE” do ta përgatis atë për privatizim, dhe do ta bëj atë të aftë dhe kunkurues permanent në tregun e hidrokarbureve, në të ardhmen e afërt. I nderuar Ministër i Energjitikës Z. Damian Gjiknuri ! Unë të përshëndes dhe të uroj sukses në punën dhe ushtrimin e përgjegjësive tuaja, mbasi suksesi juaj, suksesi i kësaj qeverie të re është zhvillim dhe mirëqënie për të gjithë njerëzit, për të gjithë shqiptarët, dhe jo vetëm për naftëtarët, të cilët së bashku me minatorët janë shtresimi shoqëror më i munduari, më i vuajturi dhe më i privuari, por dhe kontribuesi më i madh dhe dinjitoz i zhvillimit të mbarë të shoqërisë shqiptare. Duajini ata, dhe shërbehuni dinjësisht, nëpërmjet punës së ndershme në dobi të vendit ! _________________ Fier, më 09. 08. 2013 Myzaljen Hoxha Ekonomist, Analist dhe Studjues i Shkencave Shoqërore
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 10:49:07 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015