Këmishat, vetëm pambuku Një nga revistat më prestigjioze të - TopicsExpress



          

Këmishat, vetëm pambuku Një nga revistat më prestigjioze të modës për meshkuj, “Askmen”, shkruan se, sa më pak, aq më mirë. E ka fjalën për këmishat e stilit transparent, ngjyrat e forta dhe ato që shkëlqejnë një kilometër larg. Në vend të tyre, për t’u veshur në mënyrë sa më elegante, vishni këmisha me ngjyra të buta, më të thjeshta, me vija të holla që i qëndrojnë idesë klasike. Preferohen këmishat prej pambuku të një cilësie të lartë ose mëndafshi. Ndërsa këmishat që shkëlqejnë e që nuk janë prej pambuku, jo vetëm që nuk janë të rehatshme, por janë për më tepër demode. Kopsat duhet të jenë të mbyllura, me jakë të përfshirë. Pantallonat, pa vijë Pantallonat e hekurosura me vijë janë absolutisht jashtë mode. Mundohuni t’i evitoni sa më tepër, sepse nuk ju tregojnë elegantë. Madje pantallona të tilla të krijojnë idenë se jeni më të shëndoshë. Pantallonat me shtrat të varur janë po ashtu jashtë mode dhe stilit klasik. Tashmë sugjerohen ato që kanë prerje të drejtë, pa vijë dhe të ngjyrave sa më klasike. Të zezat, të cilat janë gjithmonë shik, gritë, si dhe bezhët, të cilat duhen kombinuar me shumë kujdes. Mbi të gjitha, pantallonat duhet të jenë të prera bukur, fiks në masë, dhe në gjatësinë e duhur për veshje me këpucë po klasike. Papjoni, më shpesh se kravata Për ata të cilët nuk parashikojnë shumë evente gjatë një viti kalendarik sugjerohet të kenë një papjon të zi. Kravata e zezë formale, si dhe ajo e bardhë, duhen prerë dhe përshtatur me trupin. Shumë djem parapëlqejnë kravatat e blera për raste formale. Një papjon i prerë bukur, i zi, mund të zgjasë për shumë vite. Për t’u dukur sa më elegantë, duhet të keni patjetër një të tillë në gardërobën tuaj. Këpucët, vetëm me shkëlqim Për sa u përket këpucëve, sigurisht që janë vërtet të rëndësishme, ndaj përzgjedhja e tyre duhet bërë me shumë kujdes. Ato duhet të jenë me shkëlqim, pa asnjë shenjë në sipërfaqe, dhe të një cilësie të lartë. Këpucët e përditshme mund të jenë më të thjeshta, pasi nuk është e nevojshme që të tërheqin vëmendje. Ndërsa këpucët e mbrëmjeve të veçanta duhet të jenë të stilit oxford (të sheshta me lidhëza), prej lëkure të vërtetë. Preferohen këpucë të zeza në raste të tilla, si dhe çorape kashmiri. Edhe për to duhet treguar kujdes, pasi në ndonjë moment mund të duken. Veshjet Për t’u veshur në mënyrë sa më elegante, vishni këmisha me ngjyra të buta, më të thjeshta, me vija të holla që i qëndrojnë idesë klasike. Sakaq, pantallonat e hekurosura me vijë janë absolutisht jashtë mode. Mundohuni t’i evitoni sa më tepër, sepse nuk ju tregojnë elegantë. Madje pantallona të tilla të krijojnë idenë se jeni më të shëndoshë. Aksesorët Një papjon i prerë bukur, i zi, mund të zgjasë për shumë vite. Për t’u dukur sa më elegantë, duhet të keni patjetër një të tillë në gardërobën tuaj… Ndërsa këpucët duhet të jenë me shkëlqim, pa asnjë shenjë në sipërfaqe, dhe të një cilësie të lartë. Këpucët e përditshme mund të jenë më të thjeshta, pasi nuk është e nevojshme që të tërheqin vëmendje.
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 06:24:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015