Këshillat e mençura të Llukmanit alejhi selam, Llukmani alejhi - TopicsExpress



          

Këshillat e mençura të Llukmanit alejhi selam, Llukmani alejhi selam, dhe mençuria janë dy terme të pandara në literaturën lindore. Ende para ardhjes së Islamit poetët e vjetër arab shpesh e përmendnin Llukmanin alejhi selam, dhe gjithmonë ia kanë dhënë llagapin (ofiqin) “i mençur”. Kështu e përmendnin edhe poetët musliman, posaqërisht kur duan ta lavdërojnë për nga mençuria. Ishte e mundur që mbi qindra rreshta të thurren nga poetët arab dhe persian me të cilat do të lëvdrohet ky apo ai se është i mençur si Llukmani alejhi selam,. Disa kur kanë dashur që ta lavdërojnë të dashurën e tyre, asaj ia kanë përshkruar mençurinë e Llukmanit alejhi selam,. Kush ka qenë Llukmani alejhi selam,, nga e ka prejardhjen dhe ku ka jetuar? Këto pyetje janë të pazgjidhura. Do të ishte e tepërt të flitet për këto në këtë vend, ndërsa qëllimi ynë nuk është ky. Këshillat e mençura të Llukamnit alejhi selam, i ka ruajtur populli arab nga brezi në brez si këshilla të shenjta ose shembull të mençurisë përderisa më vonë dijetarët islam i shënuan dhe në atë mënyrë i ruajtën nga haresa. Në kohën para Islamit këshillat e Llukmanit alejhi selam, u shërbenin beduinëve (fshatarëve arab) si institucione të shenjta për në shoqëri dhe jetë. Edhe sot e kësaj dite këshillat e Llukmanit alejhi selam, mund të quhen si filozofi popullore arabe. Këshillat e tij zakonisht fillojnë me fjalët: “o biri im!” Historiani dhe dijetari i njohur Islam Tha’lebiu ka shënuar shumë këshilla të Llukmanit alejhi selam, nga të cilat ne këtu do të shënojmë vetëm njëzet prej tyre duke menduar se do të kenë dobi lexuesit tanë sepse do të freskohen dhe ripërtrihen në shumë sende nëse do ti lexojnë me vëmendje dhe koncentrim të thellë. Kështu Llukamni alejhi selam, thotë: 1. O biri im! Bota është si një det i thellë dhe për këtë shumë njerëz fundosen në të. Anija yte le të jetë: Frika nga All-llahu subhanehu ue teala,, timoni yt le të jetë besimi në All-llahun subhanehu ue teala,, ndërsa lopata për lundrim le të jetë mështetja e fortë në Krijuesin e Gjithësisë- All-llahun subhanehu ue teala,. 2. O biri im! Merr nga kjo botë vetëm aq sa të duhet të jetosh në këtë botë. Mos u jep ndaj dëfrimeve të jetës aq shumë saqë nga ajo të kenë dëm të tjerët dhe mos u bëj aq i lehtë (i pavlefshëm) e të bëhesh i rëndë (përtac) e të jeshë barrë për botën. 3. O biri im! Jepi përparësi shoqërisë para vetmisë, e nëse sheh njerëz që e përmendin All-llahun subhanehu ue teala, bashkangjitju atyre për shkak se nëse je i ditur ata do të kenë dobi nga dituria yte, e nëse je i paditur do të mësosh diçka nga ata. Ndoshta për këtë All-llahu subhanehu ue teala, këtë shoqëri do ta mëshiron, e me ta edhe ti do të jesh i mëshiruar. 4. O biri im! Bëhu shërbëtor i çdo të mire, e mos u bëj fëmij i asnjë të keqe. 5. O biri im! Rri (qëndro) afër dijetarëve dhe njerëzve të ditur (mençur) aq sa gjunjët e tu të puthiten me gjunjët e tyre, por me ta mos u grind, sepse nuk do të lënë më në rrethin e tyre. Shfrytëzoje çdo rast që prej tyre të mësosh diçka. Bëhu i butë kur tu parashtrosh pyetje, që të mos urrejnë nëse je i ashpër dhe i panjerzishëm. Mos u bëj i mërzitshëm që të mos u bezdisesh. 6. O biri im! Mos i këshillo njerëzit të jenë të devotshëm përderisa edhe vet nuk je ashtu, sepse do të jeshë sikur qiriu i cili të tjerëve u bën dritë e vet digjet (shkrihet). 7. O biri im! Asnjë vepër dhe punë mos e llogarit të vogël dhe të pavlefshme, sepse nesër ajo e njëjta vepër mund të jetë shumë e rëndësishme. 8. O biri im! Ruaju nga gënjeshtra, sepse ajo ta prish moralin, shkakton tek njerëzit pritje të shumtë nga ti për shkak të premtimeve, e në këtë mënyrë humbet autoriteti dhe nderi yt. Më askush nuk do të dëgjon kur do të flasësh dhe as që do besojnë kur të thuash diçka, e kur të bie deri në atë nivel njeriu, atëherë jeta bëhet e pavlefshme. 9. O biri im! Mos u dëshpro dhe mos e hudh shpirtin në brenga për shkak të epsheve, por bëhu rob falënderues i fatit tënd (përcaktimit të Zotit) dhe bëhu i kënaqur me atë që ta ka dhënë Krijuesi-All-llahu subhanehu ue teala, (sipas mundit tënd që ke dhënë). Nëse do të jeshë i tillë sundimi yt do të jetë i pastër, jeta yte do të jetë fatlume, ndërsa shpirti yt i gëzuar dhe i lumtur. Nëse do të jesh i pavarur mos syno (ëndërro) pas asj që kanë njerëzit tjerë. 10. O biri im! Bëju mirë atyre që atë e meritojnë, e jo atyre që atë nuk e meritojnë, sepse përndryshe do ta humbasish bamirësinë në këtë botë, e për këtë nuk do të fitosh kurrfarë shpërblimi në botën tjetër (ahiret). 11. O biri im! Respektoje mençurinë, e edhe ti do të jesh i respektuar, vlerësoje atë lartë, e do të jesh edhe ti lart i vlerësuar. 12. O biri im! Ziliqari njihet në tri gjëra: të papranishmin e nënçmon, të pranishmin e lajkon (milikon, i bën lajka, dredhira) dhe në çdo të keqe të huaj gëzohet. 13. O biri im! Kur të dëgjosh diçka të mirë, fshihe atë në zemrën tënde dhe mos ia trego askujt sepse ajo mund të bëhet prush (gacë e zjarrtë) i cili ta djeg gjuhën. 14. O biri im! Bëhu çdoherë i gatshëm të dëgjosh e jo të flasësh. 15. O biri im! Mos rri gjatë kohë aty ku vetëm flitet (pa ndonjë dobi), sepse të folurit e tepërt bartë me vehte urrejtje dhe armiqësi. 16. O biri im! Sikur që lulet janë zbukurim i trupit (trungut) të vet, ashtu fëmijët e edukuar janë zbukurim i prindërve të vet. 17. O biri im! Bëhu rob falenderues i All-llahut subhanehu ue teala, që në derën tënde të trokitet, e ti të mos trokasish në dyert e huaja. 18. O biri im! Hyn në punë (biznes) vetëm me atë njeri që është më i vjetër dhe më i ditur se ti. 19. O biri im! Ruaju që miku yt të mos e din gjendjen tënde materijale, sepse nëse je i pasur, do të xhelozon, do të ketë zili ndaj teje, e nëse je i varfër do të të braktisë. 20. O biri im! çdo punë filloje duke e përmendur emrin e All-llahut subhanehu ue teala, (Bismilah), ndërsa kryeje duke e falënderuar Atë (Elhamdulilah). Përktheu: Sabahudin Fetahu
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 04:08:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015