Këshilli i komunës së Strugës e ndërpret seancën Strugë, - TopicsExpress



          

Këshilli i komunës së Strugës e ndërpret seancën Strugë, 26 korrik Këshilli i komunës së Strugës, kishte konvokuar seancën e dytë të përbërjes së re, në të cilën ishin paraparë mbi 50 pika në rënd dite, që kanë të bëjnë me funkcionimin e komunës, Këshillit dhe të ndërmarrjeve publike themelues i të cilave është komuna e Strugës. Që në fillim të seancës këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk u pajtuan me këtë rend dite voluminoz dhe pas reagimit të tyre ata e braktisën seancën. Ndërkaq, partnerët e tyre të koalicionit të zgjedhjeve lokale, këshilltarët e LSDM-së mbetën për ta vazhduar seancën, e cila megjithate u anulua për javën e ardhshme. Pas paraqitjeve të disa këshilltarëve të partive të ndryshme në foltoren e Këshillit, kryesuesi i seancësm, Mustafa Zabzun, e ndërpreu seancën për javën e ardhshme, më datë 31 korrik, ndërsa paraprakisht komisioni përkatës të shqyrtojë pikat e rendit të ditës. Lidhur me braktisjen e seancës nga ana e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela u shpreh se largimi i këshilltarëve të VMRO-së, mund të jetë nxitur nga ndonjë telefonatë nga lartë, nga Grujevski, duke shtuar se këshilltarët e LSDM-së nuk kanë arsye të gjunjëzohen para urdhërave të tillë. “Askush nuk mund ti dijë më mirë problemet e qytetarëve të Strugës nga ndonjë qytet tjetër se sa këshilltarët e Strugës, ndaj nga veprimi i këtillë i këshilltarëve të VMRO-së humbin qytetarët e Strugës. “Nuk kurrë nuk do ti gjunjëzohem ndokujt nga Shkupi ndaj as ju nuk duhet të gjunjëzoheni. Unë nuk dua ta komentoj më gjërë vendimin politik të këshilltarëve të VMRO-së. Dialogu do të vazhdojë dhe kurrë nuk mund të harxhohen mundësitë për dialog”-theksoi Sela. I pyetur lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit, Ziadin Sela ishte i prerë: “Kryetar i Këshillit do të zgjidhet Abdulla Qazimi”.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 14:03:23 +0000

Trending Topics



"margin-left:0px; min-height:30px;"> Green Park 8 -Green Point | Western Cape- BOOK
My heart aches for the family of the young lady of Athens.. Brings
Brasil in review: Food was awesome. Views/ scenery was amazing.
O maior portal de publicidade e notícias agora tem o Marketing
You are invited! The USAID-funded Development Innovations
Ok ladies! I am now a Mary Kay Consultant. I have been given my

Recently Viewed Topics




© 2015