Këshilltari më i ri i kryeministrit Edi Rama për cështjet e - TopicsExpress



          

Këshilltari më i ri i kryeministrit Edi Rama për cështjet e rajonit është një emër i përfolur gjerë në median kosovare. Jo vetëm për publicistikën që shkruan, por dhe në sajë të një vendimi gjykate. Vetëm pak ditë më parë një agjenci kosovare e lajmeve publikoi lajmin se Shkëlzen Maliqi, zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës nuk deklaron pasurinë sipas ligjit. Për këtë arsye Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Shkëlzen Maliqin me 300 euro gjobë. Sipas vendimit të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Maliqi është dënuar me datë 2 maj 2013, raporton Indeksonline. Ky dënim i është shqiptuar atij meqë nuk ka raportuar për pasurinë e tij dhe mban postin e këshilltarit politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme. “Gjyqtarja Azra Cakolli duke vendosur në procedurën për kundërvajtje kundër të pandehurit Shkelzen (Mehmet) Maliqi nga Prishtina për kundërvajtje nga neni 8 lidhur me nenin 5.1. dhe 6.2. ndëshkuar me nenin 17 paragrafi 1 pika 1 të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen e Pasurisë dhe Kontrollin e Pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë personat e Zyrtarë, Nr. 04/L-050, në bazë të nenit 73, 74, 195, 199 dhe nenit 9 të Ligjit mbi Kundërvajtjet (LK) GZ KSAK 23/79, më datë 02.05.2013 morri këtë: … duke shpjeguar se si zyrtar i lartë publik në Ministrinë e Punëve të Jashtme ai nuk e ka publikuar prejardhjen e pasurise dhe për këtë është gjobitur me 300 euro. Emri i Shkelzen Maliqit nuk figuron as në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme si këshilltar politik.
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 17:37:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015