Këtu fillioi tatëpjeta Ca ditë shkuan të qeta. Por një - TopicsExpress



          

Këtu fillioi tatëpjeta Ca ditë shkuan të qeta. Por një mëngjes të bukur teksa delte nga shtëpia para këmbëve të Kaballit qëndroi një ford policie.Lexoi të shkruar në të Sheriff.Pas disa castesh zbriti nga makina një burrë rreth të pesëdhjetave. Në gjoksin e tijë lexohej dicka me prapashtesën …rioski.Me origjinë polake duhet të jetë tha me vehte. Sherifi nëpërmjet syve të tijë kuptoi që ai e lexoi në ajër emrin kombësinë dhe për çfar e kish qëndruar makinën para këmbëve të tijë. Qënka gjarpër mendoi teksa rregullonte uniformën. Iu afrua paqësisht .I dha dorën duke i thën ç’kemi Koballt.Nuk jam koballt jam Sokol Kaballaj zotëri,ç’është ky demonstrim.Mos u shqetëso thjesht dua të të pyes shoqërisht e jo zyrtarisht se kjo është detyra ime.Padyshim që mund të pyesësh.Është e vërteta se diçka ka ndodhur midis teje dhe atyre tre plehërave? Aty u ndje keq,sado që sherifi ishte burrë i mirë dhe nuk e kish thirrur për ti dhënë spjegime,por thjesht a ishte e vërtetë që ai ishte ndeshur me tre persona shumë problematikë,por atij i dogji.Kish marrë dhenë lajmi. Nuk e vuajti shumë përgjigjen e nuk u mendua dy herë por i tha jo.Epo ne kemi ca sinjale nga Hoze Santiliana,portorikani që është fqinjë me ty edhe me ata të tre.Për një çast u habit me fqinjët,që megjithse dukeshin aq indiferentë spiunllëqet ,syrin e spiunit e kishin si ë cikllopit.Po më shumë u habit e me këta surrate që kishin denoncuar vehten e tyre!Megjithëatë e kaloi përciptazi duke i thënë policit se ai respektonte ligjet e që nuk e ndihmonte dot për këtë çështje.Jo,jo nuk ka fare çështje,por nëqoftëse e ke bërë atë që ke bërë të lumtë, nëse jo pafshim djalosh. Kishte djersitur shumë se sheriff u rikthye sikur kishte harruar diçka pa thënë.i I hodhi dorën në qafë dhe i tha e pashë dosjen tënde nuk kishte të sharë.Dosjen time ,pse qenkam me dosje unë.Jo,jo më keqkuptove ,pashë për ty se cili je.Kjo nuk prish asgjë nga ato që ne shpesh raportojmë para shefave.Ti je i pastër për sa i përket pikvështrimit tonë,thjesht nga sjellja jote këtu e jo nga dosja. -a kishe ndonjë gjë për çfar të pyeta më parë? -s’kam asgjë për të shtuar. -si të duash,nuk ka fare problem.Po një nga ata djemtë që ti e kishe kopanisur erdhi dhe u rrëfye në polici edhe kërkoi falje dhe ishte trembur shumë.Asgjë ,athere baj. Harrova të them shtoi sherifi.Dosja jote ishte plot me bëma.Tamam si e një çingapoku.Pra ti ke qenë nëpër burgjet e diktaturës në vendin tënd.Kjo të jep shumë pikë por nuk të liron nga detyra që ke si qytetar I Bronksit.Të ftoj të bashkëpunosh me ne pë rata të tre,nëse.Ngulmoi fort tek nëseja,nëse ata të bien prapë në qafë.Faleminderit shef. Eh bëri me vehte Kaballi.Edhe ska problem edhe ka.Jo po me dosje e jo po pa dosje.Lene ma punë policësh qetësoi vehten. Por kjo punë nuk u mbyll me kaq.Atë që ai urrente më shumë,atë që donte me passion-që të ishte i padukëshëm kishte marrë fund.Në lagje filluan ta shihnin si të “fortë”.Një nga ata që sa të prekte vdisje.E po dreq o punë tha,si tia bëj kësaj.Pa le që edhe ata të tre llogaçet më përulen kur u kaloj pranë. Futej nëpër dyqane e përshëndesnin që larg.Në rrugicën ku banonte makinat që dikur i rrinin ngjitur tanimë ishin dy kilometër larg. Bile portorikani i tha troç.Ti o vëlla ke bërë një veprim heroik.Po këtu nëpër këto lagje mikste të Nju Jorkut nuk i duan fare heronjtë.Shiko si të kërkojnë falje ata të tre,a thua se janë bërë pishman prite ndonjë ditë kur të paguajnë ndonjë killer të dehur dhe vate puna jote. -nuk ma bën syri tërr-i tha portorikanit thjesht.Aq natyrshëm sa ai e pa nga koka tek këmbët dhe bëri ti qofsh. -dhe ti i tha portorikanit.Bën mirë të shohësh punën tënde.Boll u more me aftësitë e mija për të mposhtur dy kalamaj. -jo,më fal.Ta thashë se jemi fqinj ndaj.Bëj sit ë duash.Kjo është punë frike.Duhet të frikësohesh pak se ata të hanë pas shpine. -nuk dua më nga këto vëlla,mirë.Zëre se nuk më njeh,se nuk më ke fqinjë.Qofsh mirë. Ai nuk e njihte frikën por ishte njeri paqësor.E urrente prapashpinën.Mund ta godisnin,nuk ka problem por më e keqja ishte se atij i kujtonte ky episod kohërat që për të kishin perënduar,ishin harruar përgjithmonë.Kohën e burgjeve.I sillte me drithërimë atë kohë të tmerrshme.Atë kohë kur ai ishte ndeshur e përleshur sa për njëqint gladiator së bashku për të mbijetuar,e sidomos për të mposhtur atë ndjenjën e të vetmbrojturit, që e bënte një sulmues të pashpirt. Nuk i hynte në sy fare se kishte disa “armiq”.Jo kjo ishte lojë kalamajsh për Kaballin e burgjeve të ferrit.Po kjo lojë kalamajsh i u bë si një zile alarmi,si një muzikë e një filmi me horror të fëmijërisë,që lajmëronte se kohërat e qeta për të kishin mbaruar. Pra qetësia u prish.Folenë e tijë e kishin zbuluar.Bile kishin edhe një dosje. -po pse xhanëm ti ndodhnin atij? Ai i urrente shumë psetë,jopo pse ndodhi e jo po sikur ta kishe bërë ashtu që të duroje të mos i suleshe atij birkos me shpatullat sa një kamion.Jo nuk ishte bërë pishman për këtë jo.Ai ashtu e kërkoi e ashtu e gjeti.Jo ,atij i ishte prishur kështjella që kish ngritur me aq pasion.Nuk kishte më ai njeriu i harruar që kishte filluar një jetë të re. E pra po fironin ato planet e tijë që të riniste ,e nga Kaball i famshëm të bëhej anonim.Jo se kjo kishte ndryshuar ndonjë gjë të madhe,po ai nuk donte të mungonte në bienalen e Nju jorkut,në festivalin irlandes të folkut,në shfaqjet e Meritës.Ai e kishte bërë zakon që fundjavat të peshkonte ashtu vetëm,me ata grepat e sajuar vetë si athere në rini kur gjuante peshk qefull në Osumin e tijë rraqexhi,me peshq të trullosur nga ardhja e lumit.Pa bashkatdhetarë me meditimet e tijë për pikturën,muzikën botën.Tashmë të gjitha duheshin rifilluar nga e para Dreq o punë thoshte po kjo kështu.I u kujtua e ëma kur thoshte e shkreta kësaj i thonë e gjetç nga mos e pandefsh. Kishte ardhur koha që ta linte Nju Jorkun apo? Ku të shkonte? E gjykoi gjatë mbrëmjeve pasi shtrihej në atë krevatin e tijë të thjeshtë që kjo nuk ishte ndonjë arsye madhore për të lenë Nju Jorkun që ai kishte filluar ta donte.E donte këtë qënie stërmadhe sepse aty ai pluskonte,gëzonte,provonte.Nju Jorku ishte bërë pjesë e tijë ndaj ai për njëmijë e një arsye nuk do ta braktiste.Por këto nuk ishin arsye,këto ishin ngjarje.Dhe ngjarjet janë si lumenjtë rrjedhin e nuk ndalin deri sat ë derdhen në det. Gjeti një të mesme.Vendosi të linte Bronksin jo qytetin. E dyta që e bëri tjetër njeri. Por as Bronksin nuk e braktisi.Bëri diçka më shumë.Ja si ndodhi. Një mbasdite tek hapte postën ai mbeti me një letër në dorë më shumë se dy sahat.Ajo letër i dukej herë si bombë herë si lule dhe herë si një mashtrim. Lexoi për të njëmijtën herë me zë… Kaball vëlla, Rastësisht nga një mik yti dhe imi morra vesh se të shkokan punët mirë aty në Nju Jork.Ke lenë edhe historira.Bëja fora,mos e ul kokën(le që nuk ta kam frikën për këtë)nuk të shkrova për këtë jo. Vajtëm një ditëz nga varrezat.Varri të ndjerit Hasan dhe nënës tënde të paharrueshmes Vixhilia ishte gati në të vidhisur vëlla Kaball. Unë e Bakja nuk kemi vakt të të ndihmojmë tia ndreqim të paharruarëve banesën e fundit.Sic edhe ti e di,yt vëlla Drini është larg si ti…e mesa shohëm ne vetëm sa vjel lekët e qerave…le që kjo është punë vëllazërie xhanëm. Sikur të vije do e ndriçoje situatën.Ne po ashtu kemi shumë për të thënë e le ta themi troç na ka marrë malli.Në fund të fundit vendi yt është këtu. Këtu i ke lënë ca historira(edhe unë Kaball me këto historira,ia fus kot.Edhe letrën po e katandisim të dy unë e Bakja,se të ish për mua qysh je qysh shkon me punë si po ia kalon,po ato që thashë janë të vërteta) E ja po e mbyllim letrën Të përqafojmë me mall Raqi dhe Bakja. Më pas ai lexoi blaaa,bllblabla..të tjerat ishin llafe kot.Jo më tha e jo i thashë. Filloi të fantazonte aq shumë e aq shpejt sa i tha vehtes dale,dale se një copë letër është .Kush ta ka shkruar së pari.Raqi.Kush është Raqi dhe nga e ka gjetur këtë informacion.Raqi është një ish i burgosur ordiner që edhe tani rron duke vjedhur ullinj.E nuk e ka për gjë të thotë pallavra si këto.Jo,jo nuk bën Raqi marrëzira të këtij lloji.Raqi vërtetë është hajdut ullinjësh le tit hemi por është djalë me akikat.Nuk niset të shkruaj letër për të nga ana e anës për ta mashtruar e kë pa ish shokun e” universitetit”.Po adresën time ku e gjeti kërma.Le që ai është njeri legal në këtë vend dhe këtu internet është vu. Vajzë, po me kë kishte patur mardhënie para se të binte në burg të zi.Po vetëm me një o kaqol vetëm me një ke patur.Vetëm me Zhizelën,vetëm me Gazelën tënde . Eh gazela e jashtëzakonshme.Dashuria për të ishte qiellore.Ai nuk donte ti ngacmonte ato kujtime aq të papërshrueshme ai I tha vehtes vetëm frazën…Hej Kaball leri fantazirat me Gazelën,të kujtohet kur të dërgoi një palo letër të qelbur me pesë llafe. “…nuk kemi më punë bashkë.Ti e zgjodhe rrugën tënde.Unë jam e partishme…” Le që letra e Xhizelës nuk thoshte se unë kam ngelur shtatzanë.Po qysh të thoshte o trap.Se mos kishe rënë brenda ti për hic.Ti akuzoheshe si terrorist o budallai I dreqit.I kanë thënë shkruaje kështu e ashtu e ajo frap e bëri nga frika atë palo letër që pasi e lexoi athere gati sa nuk I ra pika,nuk donte të jetonte më, nuk hëngri tre ditë.Derisa një polic shok I babait I kish thënë që lëri kalamallëqet.Letrat I shkruan hetuesi jo robi.Ha I that ë jetosh.Je I ri,jetën e ke para.Kushedi cfar sjell ora nuk sjell viti.Dhe ai kish rifilluar të mbijetonte duke I venë një gur zemrës.Lufti shumë deri sa brenda vehtes të ngrinte një mur të madh që të mos futeshin ujrat shkatërimtarë të kujtimeve.Nuk kishte kohë të qante,të kujtonte,të mbetej me këmbët në ajër.Rreth e qark atë e rrethonin hiena.Policë,gardianë,komandatë,të burgosur të porositur nga partia.Pa dale më e saktë ishte “të porositur nga zëri I mekur”Nga ai zë që delte si nga fundi i një pusi të zi me gjiriz e jo me ujë.Ai zë që vinte tek veshët e tijë sikur filtrohej në një shoshë të qelbur trompeje.Ai zë që ai vetëm e kish dëgjuar disa herë por kurrë nuk e kishte parë se nga dilte.Leri mo edhe ti historitë e ikura.Këtu qëndro tek letra. Pastaj filloi përsëri e përsëri të lexote letrën nga e para. Është sy e vetull Kaball…gati sa nuk I ranë dy pika lotë(ai nuk e njihte fare ç’ishte qarja) Ishte mbushur aq shumë sa mjafton të kujtonte edhe pak të shkuarën e para burgut do të dergjej në vaj. Në këtë çast ai e kuptoi se këto vite në Nju Jork vetëm sa kishin mbledhur e mbledhur dufe,që ai e kuptoi se ishin gati për shpërthim.I mbajti me mjaft mundim. Iu kthye përsëri letrës por këtë rradhë pa e patur fare mendjen tek gërmat e shkruara… Pra gjithçka që ai kish ngritur këto vite kishin qenë një iluzion.Ai gangster i kohës së diktaturës,ishte munduar aq mjeshtërisht të fshihej,por kishte qenë nën dritë të diellit,me dosje,me adresë të saktë e mbi të gjitha i survejuar si një struc.I zmadhoi pak këto që po mendonte por letra e kish bërë që ta merrte malli aq shumë sa menjëherë tha do nisem. Mall,varre të vidhisur… -do nisem –tha gati duke ulëritur. Dhe vërte u nis me linjën Nju Jork-Vienë Tiranë.
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 20:17:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015