LDK DEGA GJAKOVË 26.09.2013 KRYETARI GOLA TAKOI BANORËT E - TopicsExpress



          

LDK DEGA GJAKOVË 26.09.2013 KRYETARI GOLA TAKOI BANORËT E NËNDEGËS SË III & IV Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Gjakovë njëherit dhe Kandidati për Kryetarë të Komunës, Dr. Luan Gola, mbajti takim bashkëbisedues me banorët e nëndegës së III & IV, në Gjakovë. Kryetari Gola, në fjalën e tij falënderojë të pranishmit për pjesëmarrje ku prezantoi kandidatët për asamble komunale që vijnë nga këto dy nëndegë të qytetit që janë: Aldi Batalli, Arbnor Çela, Genta Domi, Blerina Haraqija dhe Jeton Deda. Po ashtu z. Gola u ndal tek situata në Komunën e Gjakovës, ku tash e sa kohë mbi këtë qytet e përcjellin mos zhvillimi, keq menaxhimi dhe më e keqja që është humbja e shpresës tek njerëzit. Kryetari Gola pos analizimit të situatës në qytetin e Gjakovës, para të pranishmëve u shpreh që “Ne nuk jemi këtu vetëm për të kritikuar, por jemi që krahas kritikës të japim dhe alternativën e LDK-së për Gjakovën. Me ç’rast shpalosi pika të platformës së LDK-së për Komunën e Gjakovës. Kandidatja për Asamble Komunale, Genta Domi, u shprehë që si rini jemi munduar dhe jemi duke vazhduar punën që të jemi sa më të unifikuar që së bashku të kontribuojmë për Gjakovën. Po ashtu Kandidatja znj. Blerina Haraqija, u shprehë që në Gjakovë duhen të ndryshojë situata e rënduar, me të cilën po përballën qytetarët e kësaj komune. Gjakovë, 2013
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 22:03:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015