LDK: THAÇI MASHTROI QYTETARËT PËR RRITJEN EKONOMIKE Në - TopicsExpress



          

LDK: THAÇI MASHTROI QYTETARËT PËR RRITJEN EKONOMIKE Në mbledhjen e Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Kryeministri Thaçi deklaron se rritja ekonomike gjatë vitit 2012 ka qenë 3.9%. Sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo nuk qëndron. Avdullah Hoti nga Ekipi i Ekspertëve të Ekonomisë të LDK-së, thotë se vetëm kryeministri, ministrat e resorëve të ekonomisë dhe këshilltarët e tyre për ekonomi mund të shpikin shifra të tilla. Sipas tij të gjitha të dhënat për rritjen ekonomike e përgënjeshtrojnë këtë shifër. “Për më tepër, z.Thaçi e përgënjeshtrojnë dokumentet që ai vetë i ka miratuar. Dy muaj më parë (prill 2013), në mbledhjen e Qeverisë, ai dhe ministrat e tij e kanë miratuar “Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2014-2016”. Në faqen 16 të këtij dokumenti thuhet se “rritja ekonomike për vitin 2012 është vlerësuar në 2.4%””, ka reaguar Hoti ne facebook. Hoti tregon se, dokumente nga organizata ndërkombëtare gjithashtu japin vlerësime për rritje ekonomike rreth 2%. “ FMN në raportin e muajit maj 2013, në faqen 22, vlerëson se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2012 ka qenë 2.1%. Ndërsa, Banka Botërore, në faqen 3 të raportit të saj për vendet e Evropës Juglindore, të publikuar më 18 qershor 2013, thekson se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2012 ka qenë 2.3%” Ndryshimet në rritje ekonomike në mes të asaj që deklaron zThaçi dhe vlerësimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore, sipas LDK-së janë shumë të mëdha dhe rrjedhimisht të paqëndrueshme. Hoti ka sugjeruar kryeministrin që ekspertizat e kabinetit të tij, të cilat nxjerrin rritje ekonomike dyfish më të lartë se realiteti, t’i vë në dispozicion të ekonomistëve të FMN-së dhe Bankës Botërore. Përndryshe, ky deklarim, sipas tij, mund të kuptohet në variantin më të lehtë si gaf politik, ndërsa në variantin më të keq si tentim për mashtrim të qytetarëve. “Qytetarët më së miri mund të vlerësojnë se sa ka pasur rritje ekonomike. Varfëria mbetet e pandryshueshme, pasi shuma e asistencës sociale që paguhet për familje në varfëri është e njëjtë me tendencë rritjeje. Numri i të punësuarve të regjistruar në Administratën Tatimore dhe në Trustin pension është i njëjtë. Të hyrat që po mblidhen nga bizneset vendore dhe nga doganat nuk kanë shënuar ndonjë rritje. SI mund të ketë rritje ekonomike 3.9?”
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 11:47:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015