LDK-ja kërkon hetim të keqmenaxhimit në dy ministri Edhe - TopicsExpress



          

LDK-ja kërkon hetim të keqmenaxhimit në dy ministri Edhe këtë vit, sipas Auditorit të Përgjithshëm, Ministria e Punëve të Jashtme ka vazhduar të bëjë shkelje të rënda financiare duke keqpërdorur buxhetin e Kosovës dhe paranë publike, tha në një njoftim për media Lidhja Demokratike e Kosovës. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm mbetet e shqetësuar me menaxhmentet e Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Integrimeve Evropiane, të cilat duket se nuk janë të vëmendshme për keqpërdorimin e parasë publike. MPJ dhe MiE duhet të sigurojnë se të gjitha shpenzimet bëhen në bazë të rregullave financiare dhe se nuk duhet lejuar përsëritjen e praktikave të shpenzimeve të pa aprovuara. Auditori i Përgjithshëm ka bërë thirrje që të merren masa në forcimin e kontrollit të shpenzimeve të udhëtimit jashtë vendit në mënyrë që udhëtimet të bëhen në bazë të aprovimeve dhe brenda buxhetit të aprovuar, thotë LDK-ja. MPJ ka bërë shkelje duke paguar bileta të aeroplanit për persona të cilët nuk punojnë fare në këtë ministri, dhe të cilat udhëtime nuk kishin aprovime paraprake nga askush. MPJ ka tejkaluar shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit për mbi 30 për qind, përkatësisht afër 250 000 euro. LDK ka ngritur disa herë zërin për instalimin e nepotizmit dhe politizimin e procesit të rekrutimit. Auditori i Përgjithshëm dëshmon që procesi i rekrutimit nuk ka qenë objektiv dhe transparent dhe nuk ka siguruar trajtime të barabarta për të gjithë kandidatët. Ndërsa, gradimi i nëpunësve për shërbimin e jashtëm nuk është bërë sipas procedurave. MPJ ka qenë dhe vazhdon të jetë një shembull i keqpërdorimeve në konkurse. Ministri Hoxhaj ka punësuar shumë miq të tij në MPJ. Pas punësimit të militantëve partiakë, Hoxhaj transferoi nga pozita e këshilltarit politik në atë të drejtorit të medieve Artan Behramin, derisa javën e kaluar edhe dy këshilltarë tjerë të tij i transferoi në pozita të shërbyesve civil, të cilët njëkohësisht vazhdojnë të mbajnë nga dy pozita, të këshilltarëve politik dhe të shërbyesve civilë, që paraqet një shkelje të rëndë të ligjit. Një tjetër fushë e keqpërdorimeve ka qenë keqpërdorimi i pasurisë, e sidomos automjeteve zyrtare, respektivisht shfrytëzimi i tyre për 24 orë nga stafi politik i ministrave, gjë që bie në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ 03/2008. Si transmeton Rtk, konkluzioni i përgjithshëm i Auditorit të Përgjithshëm është se MPJ ka nevojë për përmirësime të shumta të kontrolleve të brendshme. Problemi më i theksuar vazhdon të jenë shpenzimet e pa rregullta dhe të pa aprovuara të misioneve diplomatike të Kosovës. Shkelje të rënda janë bërë me rastin e mos aprovimit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime të misionet diplomatike të Kosovës në vlerë prej 256 292 euro. LDK i bënë thirrje institucioneve gjyqësore që urgjentisht të hetojnë këto keqpërdorime. LDK kërkon nga menaxhmenti i këtyre ministrive që të bëjnë një rishikim të thellë të sistemit të kontrollit të brendshëm, duke i analizuar me kujdes të gjitha dështimet e kontrolleve dhe dukë përfillur urgjentisht të gjitha rekomandimet e adresuara nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm”, thekson LDK-ja.
Posted on: Fri, 14 Jun 2013 22:47:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015