LE TA LEXOJNE DIJETARET E FACEBOOKUT!!!! Kush lejohet të jep - TopicsExpress



          

LE TA LEXOJNE DIJETARET E FACEBOOKUT!!!! Kush lejohet të jep fetva? E Diell, më 25 Gusht 2013 Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Falëndërimi i takon Allahut, Zotit të botrave, paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin bujar, mbi familjen e tij dhe shokët e tij që të gjithë. Më pas: Thotë Allahu subhanehue ue teala: ”e nëse nuk e dini , atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.” (21:7) Ka thënë i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem: ”Vërtetë Allahu nuk e merr diturinë me duke e nxjer atë prej gjoksave të burrave, mirëpo e merr diturinë me marrjen e dijetarëve, derisa mos të mbetet dijetarë njerëzit i marrin injorantët për udhëheqësa, kur pyeten ata japin fetva pa dituri, devijojnë dhe i devijojnë të tjerët.” [Buhariu dhe Muslimi] Thotë ibnu Kajim El-xheuezije, Allahu e mëshiroftë: Pasi që njoftimi për Allahun subhanehu mbështetet në diturinë për të cilën njofton dhe vërtetësinë në të, nuk i takon shkalla e njoftimit nëpërmjet tregimit (transmetimit të hadithit) dhe fetvas pos atij që cilësohet me dituri dhe vërtetësi, duke qenë i ditur për atë që e njofton i vërtetë në atë, bashk me këtë duhet të jetë me sjellje të mirë dhe në rrugë të drejtë, i drejtë në fjalët dhe veprat e tij, të ngjashme ta ketë të fshehtën dhe atë të dukshmen, gjatë hyrjes dhe daljes dhe gjendjeve të tij, andaj nëse shkalla e nënshkrimit për mbretërit është një pozitë që nuk i mohohet merita dhe nuk është e panjohur vlera e saj dhe e cila është shkalla më e lartë atëherë si është puna me nënshkrimin për Zotin e tokës dhe të qiejve, kështu që është e denjë për atë që e merr këtë pozitë që ti marrë përgatitjet dhe të bëhet i gatshëm, ta njohë vlerën e pozitës të cilën e ka marrur, të mos ketë në gjoksin e tij ngushtim prej fjalës së vërtetë dhe shfaqjen e saj ngase Allahu është ndihmësi dhe udhëzuesi i tij, e si mos të jetë kështu kur kjo është pozita të cilën e ka marrur vet Zoti i mbreterëve, ka thënë i Madhëruari: ”Kërkojnë prej teje përgjigje - fetva për gratë. Thuaju: “All-llahu ju jep fetva për to dhe kjo që po ju lexohet nga libri”, mjafton nder dhe lartësim për atë që Allahu i Madhëruar e ka marrur vet për ta kryer ku thotë në librin e Tij: ”Kërkojnë përgjigjen- fetvan tënde. Thuaju: “All-llahu ju jep fetva në çështjen e “kelale-s” (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashigojnë)”, andaj le ta dijë muftiu në vend të kujt është vendosur në përgjigjet e tij dhe le të bindet se ai do mirret në pyetje dhe do të vendoset para Allahut.[1] Pasi që vendosja e vetes për të nënshkruar për Zotin e botrave është nga pozitat më të ngritura, dijetarët kanë vendosur rregulla, kritere dhe kushtëzime për atë i cili mund ta merr një pozitë të tillë.[2] Thotë Neveviu, Allahu e mëshiroftë: ”Çdo njëri që nuk ka arritur shkallën e muftiut, ai për gjërat që duhet të pyetet prej dispozitave të sheriatit është kërkues i fevtas, pasues i atij që i jep fetva.”[3] Do të përmendim me lejen e Allahut subhanehue ue teala, kushtet të cilat i kanë vendosur dijetarët që njeriu të ngritet në pozitën e muftiut dhe ta marrë lejen për të dhënë nënshkrimin në emër të Allahut dhe të dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem. Qëllimi kryesor i përmendjes së kushteve dhe kritereve që njeriut të përgjigjet në fenë e Allahut është mësimi i muslimanëve për rrezikun e kësaj çështje dhe kjo nga disa kënde: 1.Njoftimi i muslimanëve se dhënia e fetvas është pozitë që kërkon zotësi të veçantë, andaj nuk lejohet të paraqitet aty cili do që dëshiron dhe nuk kërkon muslimani fetva nga cili të dëshiron. 2.Njoftimi i muslimanëve për obligueshmërinë e kërkimit të fetvas në gjërat e reja dhe në gjithë atë që nuk e kanë të njohur prej asaj që obligohen ta dijnë, në mënyrë që mos futen në ndonjë vepër padituri, ngase kjo është e ndaluar me ixhma (njëzërit). 3.Sqarimin e asaj me të cilën obligohet ai që jep fetva. Kushtet në mënyrë të përgjithshme që duhet ti plotësojë muftiu janë këto: 1.Islami 2.Mosha madhore 3.Mendja e shëndoshë 4.Nuk kushtëzohet gjinia mashkullore 5.Nuk kushtëzohet lira (mund të jetë rob) 6.Nuk kushtëzohet ti ketë të gjitha shqisat e shëndosha 7.Drejtësia 8.Dituria e sheriatit 9.Dituria për realitetin (Njohja e njerëzve dhe zakoneve të tyre) Këto janë kushtet në përgjithësi që duhet ti plotësojë ai i cili dëshiron të ngritet në shkallën e muftiut. Ne do të përqëndrohemi në sqarimin e dy kushteve të fundit, pasi që nevoja për sqarimin e këtyre dyjave është mëse e nevojshme, ku realiteti dëshmon për një anarki dhe çrregullim në këtë fushë, ku çdo njëri e përcakton veten për mufti, zgjedhës i mendimeve në atë që është polemizuar në mesin e dijetarëve, studim të teksteve të Kur’anit dhe Sunnetit pa mos pasur mjetet dhe pajisjet e domosdoshme për tu futur në këtë kaptinë. Esenca është që muftiu të jetë muxhtehid. Ixhtihad në terminologjinë e dijetarëve është: ”Dhënia e mundit nga ana e Fakihut (dijetarit) për arritjen e dispozitës së sheriatit për ndonjë vepër, me mënyrën e nxjerrjes së përfundimeve (konkluzionit). Për arritjen e kësaj është e domosdoshme njohja e disa disiplinave (lëndëve) të veçanta të cilat quhet disiplinat e ixhtihadit, për të cilat dijetarët janë pajtuar se ato janë pesë: 1.Njohja e Kur’anit dhe disiplinave të tij. 2.Njohja e Hadithit dhe disiplinave të tij, pra: Cilat hadithe argumentohet me to e me cilat jo. 3.Njohja e Ixhmasë dhe mospajtimeve, pra: Atë për të cilën janë pajtuar dijetarët para tij dhe ku kanë mospajtim, të jetë i aftë për ta zgjedhur mendimin më afër të vërtetës. Ka thënë Ibnu tejmije, Allahu e mëshiroftë: Fakih: është ai i cili i ka ndëgjuar mospajtimet e dijetarëve dhe argumentet e tyre në përgjithësi dhe zotëron aftësi për ta zgjedhur atë që është më afër të vërtetës. 4.Njohja e gjuhës arabe, gramatikën e saj, morfologjinë e saj, domethëniet e saj dhe mënyrat e saj.(Retorikën e saj). 5.Njohja e themeleve të fik’hut (Usulul Fik’h), veçanërisht kijasin (analogjinë), kundërshtimet (nga ana e jashtme e argumenteve) dhe përparësisë (zgjedhjen e më të saktës). Shprehjet e dijetarëve janë të ndryshme në cilësimin e këtyre pesë lëndëve, mirëpo të gjitha shprehjet e tyre sillen rreth këtyre pesë disiplinave. Do të përmendim me lejen e Allahut fjalët e disa dijetarëve të mëdhej mbi kushtet e lartëpërmendura. Ka thënë Imam e Shafi’iu, Allahu e mëshiroftë: ”Nuk i lejohet askujt të jep fetva në fenë e Allahut pos njeriut që është i ditur për librin e Allahut, i din pezullueset dhe të pezulluarat, të prerat prej të ngjashmeve (me shumë kuptime), kuptimet e tij dhe (vendin) e zbritjes, mekaset nga medinaset (prej ajeteve) dhe çfarë dëshirohet me të dhe për çfarë arsye ka zbritur, pas kësaj duhet të jetë i njohur me hadithin e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, me pezulluesin dhe të pezulluarën, të dinë për hadithin atë që e din për Kur’anin, të jetë i ditur në gjuhën arabe, ta njohë poezinë dhe atë çfarë ka nevojë për diturinë dhe Kur’anin, me të gjitha këto e përdorë drejtësinë, fjalët e pakta, pas kësaj të shikoj në mospajtimet e banorëve të qyteteve, pas kësaj të ketë aftësi, nëse i zotëron këto atij i lejohet që të fletë dhe të jep fetva në hallall dhe haram, e nëse nuk i zotëron atij i lejohet të fletë në dituri dhe jo të jap fetva.”[4] Thotë Imam Ahmed ibnu Hanbel, Allahu e mëshiroftë: ”Është e duhur që njeriu që e paraqet veten për të dhënë fetva të jetë i njohur me hadithet, i ditur për mënyrat (shprehjet) e Kur’anit, i njohur me zinxhirët e vërtëtë dhe me të vërtetë mospajtimi i atij që kundërshton është si rezultat i njohjes së pakët me atë që ka ardhur i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem në hadithe dhe njohja e pakët më të vërtetat prej tyre nga të pavërtetat”.[5] Ka thënë Ibnu Kajim El-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë: Ka thënë Ahmed ibnu Hanbel- në transmetimin e birit të tij Salihut: Është e duhur që njeriu që e paraqet veten për të dhënë fetva të jetë i njohur me mënyrat (shprehjet) e Kur’anit, i njohur me zinxhirët e vërtetë, i ditur për hadithet.Ka thënë në transmetimin e Ebi Harithit: Nuk i lejohet dhënia e fetvas pos njeriut që është i njohur me Librin dhe Sunnetin.Ka thënë në transmetimin e Hanbelit: Është e duhur për atë që jep fetva ti njohë fjalët e atyre para tij, përndryshe nuk jep fetva. Ka thënë në transmetimin e Jusuf ibni Musa:Dëshiroj që njeriu të ti mësojë të gjitha ato që i kanë thënë njerëzit (dijetarët).Ka thënë në transmetimin e birit të tij Abdullahut, kur e pyeti (babaun e tij Imam Ahmedin) për njeriun i cili dëshiron të pyes për fenë e tij me të cilat sprovohet prej betimeve dhe shkurorëzimeve e të tjera, ndërsa në qytetin e tij ka prej njohësve të kijasit (analogjisë) dhe të tjerë njohës të hadithit që nuk nxënë përmendësh, as nuk e njohin hadithin e dobët dhe as zinxhirin e fortë, cilin ta pyet? Të parët apo këta që dijnë hadithin me njohurinë e pakët? Tha: Le ti pyet ata që dijnë hadithin dhe mos ti pyet ata që dijnë (analogjinë): Hadithi i dobët është më i mirë se analogjia. Ka thënë në transmetimin e Muhamed ibni Ubejdilah ibnil Munada kur e kishte ndëgjuar një njeri duke e pyetur (Imam Ahmedin): Kur njeriu ti nxë përmendësh 100 mijë hadithe a është a bëhet fakih? Tha: Jo, tha: E 200 mijë? Tha: Jo, tha: E 300 mijë? Tha: Jo, tha: E 400 mijë ? Tha: Bëri me dorë kështu dhe e lëvizi (duke bëj me shenjë që po). Ka thënë nipi i tij Ahmed ibnu Xha’fer ibnu Muhamed: i thashë babëgjyshit tim: Sa nxinte Ahmedi (përmendësh), tha: U përgjigjë për 600 mijë. Thotë Abdullah ibnu Ahmed: E kam pyetur babaun tim për njeriun i cili i posedon librat në të cilat janë të shkruara në to fjalët e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, të sahabeve dhe të tabi’inëve, mirëpo njeriu nuk ka njohuri për hadithin e dobët të braktisur dhe as për zinxhirin (isnadin) e fortë prej të dobtit, a i lejohet që të punojë me çfarë të dojë, që të zgjedhë prej tyre dhe të jep fetva dhe të punohet me të, tha: Jo, nuk punon deri sa të pyet çfarë mirret nga ato në mënyrë që të punohet në mënyrë të drejtë dhe për këtë çështje i pyet dijetarët.”[6] Thotë Imam Esh-sheukanij, Allahu e mëshiroftë pasi që përmend këto transmetime: Kanë thënë disa nga pasuesit e tij: Kjo bartet në parambrojte dhe shtrëngimin në fetva, apo ka dëshiruar cilësimin e më të plotit prej fukahave, ndërsa sa i përket asaj që është e domosdoshme (të dihet përmendësh) ka thënë Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë: ”Themelet rreth të cilave sillet dituria e pejgamberit salAllahu alejhi ue selem është që të jenë njëmijë e dyqind hadithe.”[7] Ka thënë BedruDin Ezerkeshij: ”Ka dëshiruar me këtë numër (që ka përmendur Ahmedi), transmetimet nga sahabet dhe tabi’inët dhe rrugët e teksteve, për këtë edhe ka thënë: Kush nuk i mbledh rrugët e teksteve nuk i lejohet atij gjykimi dhe dhënia e fetvas.”[8] Ka thënë Ibnu Kajim El-Xheuezije: ”Sunneti i të dërguarit të Tij, falënderimi i takon Allahut të Lartësuar është i caktuar i ruajtur, andaj themelet mbi të cilat sillet (sunneti) janë 500 hadithe, zgjerimi dhe sqarimi i tyre rreth 4 mijë hadithe.”[9] Thotë Ebu Muhamed ibnu Hazm, Allahu e mëshiroftë: ”Të përgatiturit për mësimin e popullit të tyre, për mësimin e nxënësit dhe për dhënien fetva të atij që kërkon fetva, apo ndoshta edhe për gjykimin mes njerëzve: është fard (obligim) për ata studimi i disiplinave të fesë në bazë të fuqive të tyre, prej dispozitave të Kur’anit, hadithit të pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, shkallët e transmetimeve, cilësitë e transmetuesve, njohja e zinxhirit të vërtetë prej të tjerave prej murselit[10] dhe të dobtit, kjo është fardi i pashmangshëm për atë, nëse shton mbi këtë njohjen e ixhmas dhe mospajtimeve, prej nga ka thënë thënësi, si ti kthejë fjalët e atyre që kundërshtohen në Kur’an dhe Sunnet: kjo është mirë, gjithashtu fard për ata është mësimi i argumenteve dhe formës së tyre me të cilat dallohet e vërteta prej të kotës, si të veprojë kur nga jashtë tekstet duken në kundërshtim mes vete dhe e gjithë kjo është e përmendur tekstualisht në Kur’an: Ka thënë Allahu: ”për t’u aftësuar në diturinë fetare” Kur’an 9:122, kjo është detyrim për mësimin e dispozitave të Kur’anit dhe dispozitat e urdhërave të pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, ngase këto dyja janë themel i fesë. Ka thënë i Madhëruari: ”Nëse ju vjen juve ndonjë fasik me ndonjë lajm ju shqyrtonie atë” Kur’an 49:6, andaj detyrohemi me këtë njohjen e transmetuesve të drejtë nga të prishurve prej tyre dhe fukahave prej tyre nga ata që nuk janë bërë të tillë. Sa i përket Ixhmas dhe mospajtimit, disa kanë pretenduar se kjo është obligim për shkak të fjalës së Tij: ”Nënshtrojuni Allahut dhe nënshtrojuni të dërguarit dhe mbikqyrësve të juaj” Kur’an 4:59, kanë thënë: Fard për neve është njohja e asaj që janë pajtuar në atë mbikqyrësit tanë (dijetarët) ngase ne jemi të urdhëruar tu nënshtrohemi atyre, ngase nuk ka mundësi ti nënshtrohemi atyre pos nëse e njohim ixhman e tyre të cilës obligohemi ti nënshtrohemi. Sa i përket njohjes së mospajtimeve, njohjes në të cilën ata kundërshtohen dhe njohjen e mënyrs së kthimit në Kur’an dhe Sunnet, për shkak të fjalës së Tij: ”Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë tek Allahu dhe tek i Dërguari” Kur’an 4:59, andaj e kemi fard ta njohim atë që nuk janë pajtuar dhe mënyrën se si kthehet tek Kur’ani dhe Sunneti, ngase sikur mos ta dijmë mospajtimin mendojmë se mendimin të cilin e ndëgjojmë prej disa prej dijetarëve nuk ka polemikë në të dhe e pasojmë duke mos e kthyer në Ku’ran dhe Sunnet, në këtë mënyrë gabojmë dhe e kundërshtojmë Allahun e Madhëruar, nëse marrim një fjalë për të cilën jemi të ndaluar nga pasimi saj. Sa i përket mënyrës së ngritjes së argumentit, për shkak të fjalës së Allahut: ”Thuaj: Sjellni ju argumentet e juaja nëse jeni të drejtë” Kur’an 2:111. Ne nuk themi tjetër pos asaj që e ka thënë Zoti ynë azze ue xhel dhe atë që ai na e ka detyar neve.Falëndërimi i takon Allahut Zotit të botrave. Ka thënë Allahu: ”Ne nuk pezullojmë asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te.” Kur’an 2:106, na e ka detyruar njohjen e pezulluesit nga e pezulluara. E ka bërë detyrim për atë që synon mësimin e fesë, ashtu siç e përmendëm që të ndihmohet në këtë me disiplinat të cilat e kërkon nevoja e tij për kuptimin e fjalës së Zotit të tij të Madhëruar dhe fjalës së pejgamberit të tij salAllahu alejhi ue selem. Ka thënë Allahu: ”Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t’u shpjegojë atyre” Kur’an 14:4, andaj ia ka detyruar fakihut që të jetë i ditur në gjuhën arabe në mënyrë që të kuptojë nga Allahu azze ue xhel dhe nga pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, të jetë i ditur me gramatikën e cila është rradhitja e arabëve të fjalëve të tyre me të cilën ka zbritur Kur’ani, me të kuptohen domethëniet e fjalëve e që (gramatika) është term për ndryshimin e haraketeve (zanoreve) dhe ndërtimin e fjalëve, andaj kush nuk e njeh gjuhën e ajo është: shprehjet e vendosura për emertimet (e ndryshme), kush nuk e njeh gramatikën e cila është: ndryshimi i zanoreve të vendosura gjatë ndryshimit të domethënieve: i tilli nuk e njeh gjuhën me të cilën na ka folur Allahu i madhëruar dhe Pejgamberi alejhi selam, kështu që ai i cili nuk e njeh këtë gjuhë nuk e ka të lejuar të jep fetva, ngase ai jep fetva për diçka që nuk ka dituri, kurse Allahu e ka ndaluar nga kjo me fjalën e Tij: ”Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri” Kur’an 17:36 dhe me fjalën e Tij: ”Ka nga njerëzit që kundërshton në çështjet rreth All-llahut, pa kurrfarë dije” Kur’an 22:3 dhe me fjalën e Tij: ”Ja, ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit e përse polemizoni për atë që s’keni kurrfarë dije” Kur’an3:66. Ka thënë Allahu: ”Kur ju e flisnit me gjuhët e juaja atë për të cilën nuk kishit kurfarë diturie, ju e llogaritët gjë shumë të vogël kurse tek Allahu ajo është shumë e madhe”. (Kur’an 24:15) Fakihut ia ka detyruar që të jetë i njohur me traditën e pejgamberit salAllahu alejhi ue selem që ta dijë urdhërin e fundit nga i pari, ta njohë luftën e tij alejhi selem me atë që ka luftuar, paqën e tij me atë që ka pasur paqë, ta dijë pse ka luftuar, pse e ka ndalur luftën, pse e ka ndaluar gjakun pasi e ka lejuar dhe gjykimet e tij alejhi selam me të cilat ka gjykuar. Ai që ka këto cilësi, është i ruajtur në fetvan e tij, ka frikë për fenë e tij, i vendosur në të vërtetën, i lejohet fetvaja atij, në të kundërtën e ka haram që të jep fetva mes dyve, apo të gjykojë mes dyve, haram është për imamin që ta pasojë atë në gjykim, apo ti jep atij drejtën e fetvas dhe është haram për njerëzit që ta pyesin, ngase nëse i tilli nuk është i ditur me atë që e përmendëm ai nuk e ka mësuar fenë, nëse nuk ka frikë për fenë e tij ai është fasik, nëse nuk është i vendosur nuk urdhëron në të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja.[11] Ka thënë Imam Sheukanij, Allahu e mëshiroftë: 1.Kushti parë: të jetë i ditur për tekstet e Kur’anit dhe Sunnetit, nëse mangëson në njërën prej tyre nuk është muxhtehid dhe nuk i lejohet atij ixhtihadi dhe nuk kushtëzohet njohja e e gjithë Kur’anit dhe Sunnetit, mirëpo ajo që ka të bëjë me dispozitat. Pastaj përmend Sheukanij polemikën rreth numrit të ajeteve dhe haditheve që duhet ditur përmendësh muxhtehidi dhe pasi që përmend polemikën e dijetarëve në këtë kaptinë thotë: “Nuk të fshihet ty se fjalët e dijetarëve në këtë kaptinë janë prej anës së tepruar dhe disa prej anës së mospërfilljes, kurse e vërteta në të cilën nuk ka dyshim dhe as mjegullim se muxhtehidi patjetër duhet të jetë i ditur me atë që përmbajnë përmbledhjet e sunnetit të cilat i kanë shkruar zotëruesit e kësaj lëmie sikur gjashtë bazat [12] dhe ajo që iu bashkangjitet këtyre, duke shikuar në atë që përmbajnë musnedet, mustehraxhatet [13] dhe librat që autorët iu kanë përmbajtur të vërtetave (prej haditheve) dhe nuk kushtëzohet këtu që të jenë të nxëna përmendësh të gatshme në kokën e tij, mirëpo të jetë prej atyre që zotëron aftësi që ti nxjerrë ato prej vendeve të tyre duke hulumtuar ato gjatë nevojës, që të jetë prej atyre që bën dallimin mes sahihut (të vërtetit), hasenit (të mirë) dhe të dobtit, duke njohur gjendjen e transmetuesve me njohuri e cila ia mundëson të gjykojë për hadithin me një nga cilësitë e përmendura, nuk kushtëzohet të dijë gjendjen e transmetuesve përmendësh mirëpo ajo që mirret në konsideratë që të zotërojë aftësinë për të hulumtuar në librat e “Xherh ue Ta’dil”për njohjen e gjendjes së transmetusve, duke qenë me njohuri të plotë për atë se çfarë e obligon xherhin (cilësimin e dikujt të papranuar) dhe ajo që nuk e obligon atë prej shkaqeve, ajo që është e pranuar prej tyre (shkaqeve) dhe ajo që është e refuzuar, ajo që është e dyshuar prej shkaqeve dhe ajo që nuk është e dyshimt. 2.Kushti dytë: Të jetë i njohur me çështjet e Ixhmasë që mos të jep fetva në të kundërtën e asaj që është ixhmaja, nëse është prej atyre që mendon se ixhmaja është argument dhe e llogarit argument të sheriatit, andaj prej atyre që kanë arritur shkallën e ixhtihadit, pak janë ata që u ngatërrohet se në cilat çështje ka ixhma. 3.Kushti tretë: Të jetë i ditur në gjuhën arabe, në mënyrë që i mundësohet spjegimi i asaj që ka ardhur në Kur’an dhe Sunnet prej të panjohurave e të ngjashme dhe nuk kushtëzohet që ta nxëj përmendësh (gjuhën) mirëpo që të zotërojë aftësi për nxjerrjen e saj prej librave të imamëve të cilët janë angazhuar me këtë, e që ata e kanë afruar dhe kanë thjeshtëzuar në mënyrën më të mundur, e kanë renditur në bazë të shkronjave të fjalorit me rënditje që nuk vështirësohet zbulimi dhe nuk është i largët shfaqja e tyre, mirëpo duhet të jetë i njohur me domethëniet e saj, ndërtimet e veçanta të saj dhe atë që ngërthen prej veçorive të bukura ai i cili është i njohur me disiplinën e gramatikës, morfologjisë dhe retorikës, deri sa të arrijë për çdo disiplinë zotësinë të cilën duhet ta ketë prezente çdo herë që i nevojitet kur të kalojë pranë tij (tekstit), në këtë mënyrë ai shikon në argumentin me shikim të drejtë dhe nxjerrë nga ai dispozitat me nxjerrje të fuqishme, kurse ai që e kushtëzon masën e nevojshme prej këtyre disiplinave njohjen e përmbledhjeve të shkurta apo librit të mesëm prej librave të shkruara, ai ka thënë fjalë të largët. (prej të vërtetës). Madje shtimi prej ushtrimeve dhe thellimi në studimin e librave të mëdha ia shton muxhtehidit fuqinë e hulumtimit dhe largpamësinë në nxjerrjen e përfundimeve dhe largpamësinë në arritjen e të kërkuarës. Në përfundim është e patjetërsueshme që të arrihet zotësi e fuqishme në këto disiplina, ndërsa kjo zotësi arrihet me ushtrimet e gjata dhe pandashmëria e atyre dijetarëve të kësaj disipline. 4.Kushti katërt: Të jetë i ditur me Usulul Fik’h (Themelet e fikhut), për shkak përmbajtjes (së kësaj lënde) për të cilën ka nevojë, andaj është e duhur për të që arrijë fuqi në këtë, duke studiuar përmbledhjet e shkurta dhe të gjata aq sa ia mundëson fuqia e tij, ngase kjo disiplinë është baza e shatorres së ixhtihadit dhe themeli i tij mbi të cilin janë të ndërtuara shtyllat e tij dhe është e duhur që të shikojë në çdo çështje prej çështjeve të tij më një shikim deri sa të arrijë në njohjen e të vërtetës prej tyre, ngase sikur ta bëjë ai këtë i mundësohet ti kthejë degët në bazat e saj me punën më të lehtë, e nëse mangëson në këtë disiplinë i vështirësohet atij kthimi, atëherë merr nëpër kembë dhe i ngatërron (çështjet).[14] Rëndësia e gjuhës arabe në mënyrë të veçantë Thotë Imam Esh-shatibiju, Allahu e mëshiroftë: ”Të supozojmë një fillestar në gjuhën arabe, ai është fillestar në kuptimin e sheriatit, apo mesatar ai është mesatar në kuptimin e sheriatit nuk ka arritur shkallën më të lartë, e nëse përfundon në kulminacion në gjuhën arabe ai i tillë është edhe në sheriat, në këtë mënyrë kuptimi i tij bëhet në të (sheriat) argument, ashtu siç ka qenë kuptimi i sahabeve dhe të tjerëve prej atyre që kanë pasur gjuhë të kulluar të cilët e kanë kuptuar kur’anin argument, andaj ai që nuk arrin shkallën e tyre ka mangësuar në kuptimin e sheriatit në masë të mangësimit krahas tyre, kështu që çdo kujt që i mangësohet kuptimi i tij (në gjuhën arabe) nuk llogaritet argument dhe as që mirret parasyshë fjala e tij në të (sheriat) e pranuar.[15] Thotë Imam Esh-shatibiju, Allahu e mëshiroftë në vend tjetër për rëndësinë dhe kushtëzimin e gjuhës në këtë çështje: ”Obligohet studiuesi i sheriatit dhe ai i cili dëshiron të flas në të për bazat dhe degët, me dy çështje: E para: Mos te flas për asgjë deri sa të bëhet arab, apo si arabi duke e njohur gjuhën arabe, të arrijë në të shkallët e arabëve, apo shkallët e imamave të parë si Khalili, Sibeuejhi, El-Kisai, El-Ferrai dhe të ngjashëm me këta dhe tu afrohet atyre, nuk është për qëllim të ketë nxënë si nxënja e tyre (përmendësh), përmbledhës si përmbledhja e tyre, mirëpo është për qëllim që kuptimi i tij të jetë arab në përgjithësi dhe me këtë janë dalluar të parët prej dijetarëve arab nga më të vonshmit, ngase nga më këtë kuptim ata punuan deri sa u bënë imam, e nëse nuk arrin këtë shkallë, i mjafton atij në kuptimin e domethënieve të Kur’anit pasimi (taklidi) dhe mos ta shohë të mirë kuptimin e tij pa pyetur për këtë dijetarët.”[16] Ka thënë Neveviu: ”Nuk kushtëzohet që të jenë të gjitha dispozitat në kokën e tij, por mjafton ti nxëj shumicën e tyre, me zotësi për nxënien e tjerave nga afër.”[17] Këto ishin fjalët e disa prej dijetarëve sa i përket kushteve të dhënies fetva dhe cilësive me të cilat duhet të cilësohet njeriu që jep fetva e ai është muxhtehidi. Kushti në vijim për të cilin do të sjellim tekstet e dijetarëve ka të bëjë me realitetin, njohjen e njerëzve dhe zakonet e tyre. Thotë Ibnu Kajim El-Xheuezije, Allahu e mëshiroftë në lidhje me këtë kusht: ”Ky është një themel i madhë për të cilin ka nevojë muftiu dhe gjykyesi, nëse nuk është fakih aty (realitetin) fakih në urdhër dhe ndalesë, pastaj ta zbatoj njërën mbi tjetrën, në të kundërtën ajo që e prish është më e madhe se ajo që e përmirëson, sepse nëse nuk është i ditur në urdhërat dhe të ketë njohuri për njerëzit, do ti paraqitet atij zullumqari në pamjen e të bëmit zullum dhe e kundërta, ai i cili ka hakk në pamjen e atij që ështënë të kotë dhe e kundërta, do të qarkulloj rreth tij kurthi, mashtrimi dhe dinakëria, do ti paraqitet zindiku në pamjen e sidikut (të sinqertit) dhe gënjeshtari në pamjen e të vërtetit, do ta veshë çdo i kotë petkën e mashtrimit nën të cilën fshihet mëkati, shfrenimi dhe gënjeshtra, mirëpo ai për shkak të paditurisë së tij për njerëzit, gjendjet e tyre, zakonet e tyre, mënyrat e jetës së tyre, nuk mund ta dallojë këtë nga ky, madje është obligim të jetë i njohur me kurthat e njerëzve, mashtrimet e tyre, dinakërinë e tyre, zakonet e tyre, mënyrat e jetës së tyre, ngase fetvaja ndryshon me ndryshimin e kohës, vendit, zakoneve dhe gjendjeve dhe se e gjithë kjo është prej fesë së Allahut ashtu siç e sqaruam, me Allahun është suksesi.”[18] Kjo sa i përket njohjes së njerëzve, kurse sa i përket njohjes së zakoneve veçanërisht, thotë ibnu Salah Allahu e mëshiroftë: ”Nuk i lejohet atij te jep fetva në betime dhe miratime e të ngjashme me këto që kanë lidhje me shprehjet, pos nëse është prej banorëve të vendit më të cilin shprehen ato, apo është në pozitën e tyre duke pas përvojë më synimet e shprehjeve të tyre dhe shprehjet me të cilat ata kuptohen, ngase nëse nuk është kështu do ti shtohen gabimet kundrejt tyre, sikur që dëshmon për këtë gjë përvoja, Allahu edin më mirë.”[19] Kjo sa i përket kushtit të fundit prej kushteve që duhet ti plotësojë njeriu i cili e nxjerr veten për tu përgjigjur në vend të Allahut dhe të dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem. Dijetarët kanë përmendur edhe disa prej cilësive me të cilat duhet të stoliset ai i cili jep fetva, prej qetësisë së tij, respektit, vetëpërmbajtjes, seriozitetit etj, për të cilat kanë folur në librat e veçanta të kësaj kaptine. Nga kjo që përmendëm bëhet e qartë rëndësia e kësaj çështjeje, rreziku i marrjes përsipër të një detyre të tillë pa u kthyer në fjalët e dijetarëve dhe plotësimit të kushteve të cilat ata i kanë vendosur. Thotë shejh Ahmed El-Hazimij, Allah e ruajtë: ”Nëse rreth teje nuk gjen dijetarë të cilët kanë arritur shkallët e diturisë dhe ixhtihadit, kjo nuk është leje për ty ta marrësh ti atë pozitë pa i plotësuar kushtet, duke dhënë fetva mes njerëzve.” Thotë në një vend tjetër duke transmetuar nga Imam Esh-shafi’iu, Allahu e mëshiroftë se njeriu i cili nuk është i denjë për të bërë ixhtihad dhe thotë : unë dëshiroj të bëj ixhtihad pastaj ia qëllon të vërtetës, i tilli merr mëkatin dhe është mëkatar. Ka thënë Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë: më ka njoftuar një njeri se ai ka hyrë tek Rabia ibni Ebi Abdirrahman dhe e ka gjetur duke qarë, i ka thënë: Çfarë të bëri të qashë? dhe u frikësua prej të qarit të tij dhe i tha: A të ka goditur ndonjë sprovë? Tha: Jo, mirëpo është pyetur ai i cili nuk ka dituri dhe është shfaqur në Islam një problem i madhë, tha Rabiu: Disa të cilët japin fetva këtu janë më meritor për ti burgosur se sa vjedhësit.[20] Pasojat e rrezikshme të paraqitjes për tu dhënë njerëzve fetva para se të jetë i denjë për atë detyrë Thotë shejh Ibnu Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: ”Nëse ai paraqitet (e nuk i takon) kjo është argument për disa çështje: 1.Pëlqimi i vetvetes, me faktin që ai paraqitet dhe e sheh veten nga njerëzit e shquar. 2.Kjo argumenton për moskuptimin e tij dhe mosnjohjen e çështjeve, ngase nëse ai paraqitet ndoshta mund të bie në çështje nga të cilat nuk din të shpëtoj nga ato, ngase njerëzit kur e shohin të paraqitur apo i bëjnë atij demant në disa çështje, i shfaqet mangësia. 3.Nëse paraqitet para se të përgatitet, domosdoshmërisht do të flet për Allahun atë që nuk e din, ngase në shumicën e rasteve kush e ka këtë qëllim (paraqitjen), ai nuk kujdeset shumë dhe përgjigjet në çdo gjë që pyetet dhe kështu futet në rrezik me fenë e tij dhe me fjalën e tij për Allahun azze ue xhel pa dituri. 4.Se njeriu në shumicën e rasteve kur paraqitet ai nuk e pranon të vërtetën, ngase ai mendon me mendjelehtësinë e tij se ai kur i nënshtrohet tjetrit edhe nëse është në të vërtetën kjo do të jetë argument se ai nuk është dijetar.[21] Allahu e din më mirë. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botrave. Përmblodhi: Ebu AbduRrezak [1]I’lam el Meuki’in v.1/f.11. [2]Libra të veçanta janë shkruar mbi kushtet dhe cilësitë që duhet ti plotësojë muftiu për tu ngritur në këtë pozitë, siç është libra “Edebul Muftij uel Musteftij ” të Ebi Kasim Es-sajmerij nga dijetarët e shafiive, pastaj ka përmendur këtë kaptinë Hatib el-Bagdadij në librën e tij” El-Fakihu uel Mutefekih”, gjithashtu ka përmendur Ibnu Abdul Berr në librin e tij” Xhamiu bejanil ilm” e të tjerë prej dijetarëve të cilët e kanë përmendur këtë kaptinë të veçantë në librat e tyre të mëdha. [3]. El-Mexhmu – 1/54. [4]El-Fakih Uel Mutefekih v.2/f.157 [5]El-Fakih Uel Mutefekih v.2/f.157 [6]I’lamul Meuki’in v.4/f.205-206 [7]Irshadul Fuhul f.233 [8]Ka përmendur Sujutiju në “Erredu ale men Akhlede ilal erdi” f.151 [9]I’lamul Meuki’in v.2/f.238 [10]Hadith mursel është hadithi në të cilin nuk përmendet sahabiju. [11]El-Ihkam v.5/f.124-126 [12]Gjashtë librat bazë janë: Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Ibnu Maxheh, Nisaiu dhe Tirmidhiu. [13]Mestehraxh është që muhadithi të nxjerrë të njëjtat hadithë të një autori por me rrugë tjera. [14]Irshadul Fuhul f.233-235 [15]El-Muafakat v.5/f.52 [16]El-I’tisam v.2/f.297 [17]El-Mexhmu v.1/f.42 [18]I’lamul Meuki’in v.4/f.204-205 [19]Edebul Muftij f.115 [20]Xhamiu bejanil ilmi ue fadluhu [21]Kitabul Ilm f.92
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 19:52:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015