LE TË MENDOJNË QË KA NJË ZOT E kam urryer përherë - TopicsExpress



          

LE TË MENDOJNË QË KA NJË ZOT E kam urryer përherë gënjeshtrën. E kuptoja që është e ligë. Si tërmeti që më shkatërron gjithçka. Andaj në mendje e ruaja , fjalën e urtë : " Gënjeshtra ka këmbët e shkurtërta". Por, nuk e diija se në këtë moçal, Do më shtynte një ditë dhe mua jeta. Të përballem me njerëzi të lig. Që në shpirt i flen intriga dhe gënjeshtra. Kam urryer pa fund tradhëtinë. Si tërmeti që sjell vetëm tronditje. Sot, po bëhem e fortë si të ndalja një stuhi. E po përballem, me dhjetëfytyrshët, me këtë goditje… Më sollën te pragu gënjeshtrën. Si dhelpra dinake që tinzisht mundohet të fitojë. Por, le te mendojnë që ka një Zot dhe një ditë do t`i dënojë rëndë. Janë të malllkuar për jetë e mot Ata që ndanë bir e nanë...
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 20:18:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015