LEXIMET E DITES 24 GUSHT Apostulli Rom. 14:6-9 Ai që respekton - TopicsExpress



          

LEXIMET E DITES 24 GUSHT Apostulli Rom. 14:6-9 Ai që respekton ditën, për Zotin e respekton, dhe ai që nuk e respekton ditën, për Zotin nuk e respekton. Ai që ha, për Zotin ha, dhe ai që nuk ha, për Zotin nuk ha, dhe falënderon Perëndinë. Sepse asnjë prej nesh nuk rron për veten e vet, dhe asnjë nuk vdes për veten e vet. Sepse edhe nëse rrojmë, për Zotin rrojmë; edhe nëse vdesim, për Zotin vdesim. Edhe nëse rrojmë pra, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi. Sepse për këtë Krishti edhe vdiq, edhe u ngjall, edhe rroi, që të zotërojë edhe mbi të vdekurit edhe mbi të gjallët. Ungjilli Mt. 15:32-39 Atëherë Jisui thirri pranë nxënësit e tij, e tha: Më dhimbset për turmën, sepse kanë tashmë tri ditë që rrinë pranë meje e s’kanë ç’të hanë; dhe nuk dua t’i lëshoj ata pa ngrënë, se mos këputen udhës. Edhe nxënësit e tij i thonë: Ku do të na gjenden këtu në shkretëtirë kaq bukë, sa të ngopen kaq njerëz? Edhe Jisui u tha atyre: Sa bukë keni? Edhe ata thanë: Shtatë, dhe pak peshq të vegjël. Edhe ai urdhëroi turmat të ulen përdhe. Edhe si mori të shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi, dhe i theu, dhe ua dha nxënësve të tij, dhe nxënësit turmave. Edhe hëngrën të gjithë e u ngopën; dhe ngritën tepricën e copave, shtatë shporta plot. Edhe ata që hëngrën ishin katër mijë burra, veç grave e fëmijëve të vegjël. Edhe si lëshoi turmat, hyri në lundër, dhe erdhi në kufijtë e Magdalasë.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 06:44:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015