LIGJIN PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË Neni 1 -Liria Fetare - TopicsExpress



          

LIGJIN PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË Neni 1 -Liria Fetare 1.1. Çdo njëri ka të drejtë të gëzojë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetarë. Kjo e drejtë përfshinë lirinë për tëpasur ose për të mos pasur fe, për të mbajtur apo për të ndërruar fenë ose besimin, dhe lirinë për të manifestuar fenë ose besimin, qoftë si individ ose në bashkësi me të tjerët, publikisht ose privatisht, përmes adhurimit, predikimit, praktikimit dhe ceremonive. Neni 2 -Mbrojtja nga Diskriminimi 2.1. Askush nuk duhet të jetë i diskriminuar ose i privilegjuar në çfarëdo mënyre në bazë të besimit fetarë, përkatësisë ose jopërkatësisë së një Bashkësie fetare, ose për kryerjen e ceremonive dhe ritualeve fetare. Neni 3 -Barazia Fetare Të gjithë personat, pavarësisht nga besimi ose bindja e tyre, pavarësisht nga përkatësia në ndonjë bashkësi fetare ose pjesëmarrja në ndonjë ceremoni fetare janë të barabartë para ligjit dhe gëzojnë të drejta të njejta në jetën civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Të gjithë personat juridik dhe fizik gëzojnë mbrojtje të njejtë para ligjit. [Ligji Nr. 02/L-31]
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 20:05:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015