LOJËRAT TRADICIONALE RUGOVA 2013 "Lojërat Tradicionale të - TopicsExpress



          

LOJËRAT TRADICIONALE RUGOVA 2013 "Lojërat Tradicionale të Rugovës janë lojëra popullore te trevës se Rugovës qe kane karakterin e një prezantimi ne vazhdimësi te traditës zakonore te një shumëllojshmërie qe sipas përmbajtjes janë:Lojërat e shkathtësive fizike e luftarake te burrave, lojërat humoristike dhe dëfryese, këngët , vallet dhe ritet. Lojërat kane një zanafille te hershme qe zakonisht janë mbajtur dhe mbahen në muajin gusht, menjëherë pas kositjes se livadheve dhe janë mbajtur ne pjesën veriore te etnikumit shqiptar – Rugovës.. Deri me tani ato janë mbajtur ne Qafe Hajle, Boge dhe tani në Kuqishtë. Tubimi është i hapur, i njohur për opinionin, marrin pjesë nga te gjitha fshatrat e Rugovës me rrethinë,nga Peja dhe nga Komunat tjera fqinje dhe gjithnjë po rritet dhe po merr karakterin e një olimpiade fshatare te Alpeve Shqiptare. Lojërat Tradicionale mbahen nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës dhe organizohen nga Komuna, komuniteti, Instituti Albanologjik, Shoqata Sporteve dhe Lojërave Tradicionale – Rugovë, Ansambli Folklorik ” Rugova” dhe Bashkësia Territoriale e Rugovës. Lojërat Tradicionale Rugova 2013 mbahen me 4 gusht 2013 në Kuqishtë të Rugovës."
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 23:34:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015