Lalla: Penalizim ndërtimeve pa leje 23/09/2013 Kryeprokurori - TopicsExpress



          

Lalla: Penalizim ndërtimeve pa leje 23/09/2013 Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se përveç abuzuesve që ndërtojnë pa leje nuk do lihen jashtë vëmendjes edhe institucionet që kanë lejuar këtë situatë. Ai ka komentuar edhe çeshtjen e kultivimit të drogës në Lazarat, si dhe shumë krime te ndodhura në qytetin e Vlorës. Kete deklarate Llalla e ka bërë ndërsa ndodhej në Prokurorinë e Vlorës. "Ky është një interes i vazhdueshëm për hetimin e veprave të ndryshme pelane, aq më tepër të këtij fenomeni që është bërë fenomen tepër shqetësues për qytetin e Vlorës, në të cilin e konstatojmë se përgjegjësia nuk është vetëm e personave që ndërtojnë në mënyrë jo të ligjshme, por më së tepër përgjegjësia më së pari i takon atyre zyrtarëve lokalë të cilët kanë lejuar ndërtimin e objekteve në mënyrë jo të ligjshme", tha Llalla. Prokurori i Përgjithshem Adriatik Llalla ka prezantuar ne Vlore prokurorin e ri Kosta Belulin, i cili vjen nga Prokuroria e Krimeve te Renda. / Top Channel
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 23:32:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015