Larg syve - larg zemrës? -Jo! Nuk bëhet fjalë për një imazh - TopicsExpress



          

Larg syve - larg zemrës? -Jo! Nuk bëhet fjalë për një imazh që ka të bëjë vetëm me shqisën e të parit. Kur shfaqet një imazh, ai ndikon tek ju. Është si reklama që sa herë ta shikoni, aq më shumë e mbani mend por nëse nuk e shikoni, një ditë do ta harroni atë imazh. Zemra nuk është një imazh! Kur flitet për zemrën, nuk flitet si për një organ të çfarëdoshëm por flitet për promotorin e jetës. Flitet për emocionet, ndjesitë, e vetë ndjenjat. Flitet për shpirtin, për imagjinatën. Zemra është përtej syve, përtej një shqise. Përtej shqisës së të shikuarit. Zemra ndodhet në brendësinë tonë. Atë as nuk e shohim dhe as nuk na sheh; pranë apo larg qofshim. Kur metaforizojmë zemrën si një ndjenjë sublime, duhet të kemi parasysh dashurinë. Zemra është një organ inteligjent, i pajisur me venat e gjakut që ndërlidh çdo organ tjetër. Zemra veç të tjerash fuksionon edhe si një magnet që thith zemrën tjetër brenda një distance që përfshin gjithë zonat të cilat janë magnetike. Mos të harrojmë se vetë njeriu jeton në një planet magnetit dhe zemra nuk njeh distancë. Nesër-pasnesër, njeriu mund të fluturojë pa ndihmën e avionëve dhe distancat nuk do jenë si sot. Atëherë shprehja larg syve - larg zemrës, do ta humbasë kuptimin por vetë zemrat nuk do humbasin, kudo të ndodhen. Kush të do vërtet, nuk ka pse të të harrojë!
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 15:59:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015